Kulturë
Përparim Hysi: Një poete që "djeg vajguri" me hallet e botës
E diele, 24.07.2022, 05:10 PM
Një POETE që "djeg vajguri" me hallet e botës
Libri
"Botë e pikëpyetjeve të mëdha", i POETES DAVA GJOKA LLESHAJ
(ese)
Nga
Përparim HYSI
Kur
mbarova librin me poezi të POETES DAVA GJOKA LLESHAJ, mes meditimeve të mia,
nuk kam si mos them atë që thotë populli:jo çdo e keqe është krejtësisht e
keqe. Ra vërtet e keqa e madhe siç është corona apo covidi që na izoloi dhe na
ndau së gjalli me shokët apo miqtë, por, në të njëjtën kohë, për krijuesit
vitalë bëri paksa mirë:ata e shndrruan izolimin në një veprimtari të madhe
krijuese dhe erdhën para lexuesëve me veprat e tyre, Pak paradoksale, por, gjithësesi, është e
vërtetë e paluajtshme:POETJA DAVA GJOKA LLESHAJ, gjatë kësaj kohe doli para
lexuesëve me tri libra poetikë njëherësh. Vetëm kur lexova këto tri libra, them sa të drejtë paska patur filozofi
francez ZHAN POL SARTËR që shkroi:" Kurrë nuk kam qenë aq i lirë për të
shkruar, sa në kohën e pushtimit gjerman".Kur hasa në këtë thënie,
natyrshëm e gjykova pak si dyshues. Po kur thotë SHËN THOMAI:- Unë besoj kur ta
zë plagën me dorë". Dhe"plaga që zura me dorë" janë këto tri
libra njëherësh të DAVA GJOKA LLESHAJ. Dhe pyetjes tjetër se si është me të
vërtetë e mundur, më vjen në ndihmë një diturak tjetër:ky është PEARL S BUCK që
thotë:"Brenda vetes sime është një vend ku jetoj krejt i vetëm dhe aty
rinovoj burimet e mia që nuk shterin kurrë". Në"këto burime që nuk
shterin kurrë", DAVA GJOKA LLESHAJ,
pse i shfrytëzoi këto burime racionalisht, "duke djegur vajguri" me
hallet e botës vjen si një autore shumë e pranishme për lexuesit. Se, në
tërësinë e poezive që ka ky vëllim me 102-poezi, ajo si të thuash, trajton një larmi problemesh. Një mori, por
trajtuar ato artistikisht dhe pa rënë në prozaizëm. Ka një qartësi stili të
përtypshëm për çdo lexues dhe pyetjes tjetër, se si është e mundur kjo qartësi,
them me mendjen plot:"Qartësia është vlerë intelektualësh, - thotë KARL
POPPER, por, në të njëjtën kohë, vlera
cilësore e poezive ndodhë dhe për faktin tjetër shumë domethënës: "Ka disa
njerëz që pijnë ujë në burimin e dijes dhe ca të tjerë bëjnë gargarë".
DAVA GJOKA LLESHAJ hyn në grupin e parë.
* *
*
Kur
e shoh në tërësi librin me poezi, vërej se"asgjë njerëzore nuk është e
huaj për poeten". Aty gjen plagët sociale që rrjedhin dhe POETJA mundohet
që vargjet t'i kthej në balsam shërues. Sa vlera fiton lexuesi në një poezi,
si:"Jo, vëllavrasjenuk duam më". Në këtë apel që është aq njerëzor,
POETJA, që është dhe nënë, i vë pikat mbi I:akuzon ligjvënësit, shtetarët dhe
për ta bërë më sinjifikativ apelin, e mbyll me thirrjen:-
"Mosni,
pra, ju lutet motra,
Ulni
armët përmbi dhe!
Të
bashkuar ju don votra
Jo:vëllavrasje
nuk duam më
Tek
poezia"Paraja e mërgimtarit", nëpër rreshta kupton
se"mërgimi" është një plagë që rrjedh dhe, sidomos, nënat nuk e
duan.Ato e dinë mirë që"paraja e mërgimtarit" është e fituar me lot.
Apogjeu i poezive me temë sociale, arrihet përmjet poezisë"Botë e
pikëpyetjeve të mëdha".Poetja në poezi futet në ato mendësitë hamletiane,
përmjet pyetjeve që mbetin pa përgjigje:si?Qysh? dhe në këtë pozicion nuk është
krejt e vetme. Nobelist portugez FERNANDO PESSOA shkruante:- Më vjen të ulërij në
këto vise qenësh". Poetja ka "ulërimën e saj", se ajo ka zërin e
saj krejt origjinal dhe ja se si e shpreh:" "jetojmë në një botë
krejt të ngrirë", "jetojmë në një botë tymnajë"; "... botë
e pikëpyetjeve të mëdha" që ende askush nuk ua di përgjigjen.Tek
poezia"Vetëm paqe e liri", POETJA godit me vargje politikën famkeqe
që prish paqen e bukur dhe sjell
rrënimin përmjet luftrave.Bota, -thotë POETJA, -nuk don asgjë tjetër:vetëm paqe
dhe liri! Dhe nuk ke se si mor qëndrosh në një poezi tjetër me këtë motiv të
madh social:
"Ti
botë e pashpirt dhe kaq e ftohtë
Ashtu
si Oqeani i Ngrirë!
Akull
ma ke bërë shpirtin e ngrohtë
Buzëqeshjen
ma ke mpirë.
Motivet
sociale tek autorja i gjen dhe në poezi, sI;"Pasuria ka me i
mbytë";Të gjithë fatet nuk janë njësoj; Ti, brezi im me shpirt të pasur
etë tjera. Poezi të veçanta me vlerë janë ato, si: "Me hapin e
kohës":"Kur jeta të lë pa fjalë";"Veç paqe të mbjellim në
tokë", "S'hoqëm dorë kurrë nga zakoni e të tjera. E gjen"ulërimën"
tek"Ku po shkojmë me këto çmime".
Cikli
me poezi për dashurinë është si "torta" e poezive. Janë lirika
erotike dhe duke qendruar qoftë dhe me ndonjërën prej tyre, bindesh se vargjet
janë sa të ndijshëm, por dhe aq shpirtëror.Ja një prej tyre:"Se bota ime
je veç ti"
"Eja
imja dashuri
SE
tek ti unë kam një botë
Eja,
mos më lër në vetmi:
Pa
ty jeta është e kotë."
Ka
disa poezi për dashurinë, si"Merre zemrën time" ose"... do t'i
shkruaj dashurisë/vargje pambarim/është ilaçi i njerëzisë/dhe për shpirtin tim.
Një
cikël me vete janë ato me dashurinë për vendin;për prindërit;për vlalln që ka
humbur jetën.Trasta e mallit poetik të poetes fiton vlera kur këndohet për
vendlindjen.Kur amplifikohet mirënjohja për POLICINË;mirënjohja për
mësuesen;për Madelen Albright, për poetin që u nda nga jeta, Bardhyl
LONDO.Poezitë e mirënjohjes marrin atribute të epërme se ajo e ka normë
morale:mirënjohjen.Ja se si shkruan ajo:
"Ti
që meriton mirënjohjen më të thellë,
Faleminderit,
me zemër po të them
Në
zemrën time do jesh përherë
Deri
sa frymë unë të kem".
Mund
të vazhdoja edhe më që të vija në dukje vlerat artistike të POETES DAVA GJOKA
LLESHAJ, por jam i privuar shëndetërisht dhe tek e mbyll, në pyetshi se kush
është POETJA DAVA GJOKA LLESHAJ, ju
përgjigjem me atë që ka thënë ALAIN BOSQUE:"Unë jam ajo që shkruaj".
Tiranë, 19 korrik 2022