E marte, 19.03.2024, 04:50 AM (GMT)

Faleminderit

Ibrahim Kabili: Mirënjohje për mësuesin e parë vendas të Bastarit, Tahir Jamaku!

E hene, 18.04.2022, 01:09 PM


Mirënjohje për mësuesin e parë vendas të Bastarit, Tahir Jamaku!

Nga Ibrahim Kabili

Në Tiranë, Babrru dhe rrethina ka një numër të madh banorësh të ardhur nga krahina e Bendës dhe fshatrat e saj. Tahiri dhe familja e e tij janë vendosur në Babrru që në vitet '60-të të shekullit të kaluar. Historia e tij nuk nis këtu. Ajo fillon në vendlindje, vazhdon me punën si mësues në Bastar e shkollat e tjera të zonës, dhe më pas me veprimtarinë e tij të gjatë në Babrru. Megjithëse ka kushte shumë të mira, ai përsëri mendjen e ka tek vendlindja. Ruan kujtimet më të bukura për të. Me datën 13.04.2022 bëj një bisedë në shtëpinë e tij, me mësuesin e parë vendas nga Bastari, Tahir Sulejman Jamaku. Pasi përshëndetëm i tregoj qëllimin e vizitës. Biseda vazhdoj duke parë një foto të vjetër të vendosur në një kornizë, në këndin e shtëpisë. Në këtë foto ai ruante shumë kujtime nga fëmijëria e tij. Kishte dalë në moshë të vogël së bashku me dy prindërit, dhe vëllain e tij Rexhepin i cili vdiq aksidentalisht i ri. Në bisedë qenë të pranishëm bashkëshortja e tij Zyhraja dhe djali i madh, Sula. Biseda qe shumë miqësore dhe plotësohej herë pas here edhe nga dy familiarët... Ky shkrim për të, fshin sadopak "pluhurin e harresës" dhe lufton aq sa mundet "ndryshkun" që do sjellin vitet...

Tahir Jamaku lindi në vitin 1935 në një familje të thjeshtë në fshatin Bastar. Megjithëse në kushte shumë të vështira ekonomike, prindërit e tij bënë kujdes që ai të vazhdonte arsimin fillor dhe atë shtatë vjeçar. Në vend dhe në krahinë mbizotëronte analfabetizmi. Ky shkollim ishte komod për kohën. Arsimin fillor ai e kreu në Bastar, tek aneksi i xhamisë. Duke kujtuar atë periudhë Tahiri shprehet: "E kisha larg shkollën por kisha dëshirë të madhe për  shkollë. Mësuesit e parë që punuan si mësues pas çlirimit në Bastar qenë; Ibrahim Kuka,

Kalem Tola, Engjëllush Gremi, Jani Rexha, Idriz Rizvani, etj. Kishte vështirësi për lokalin dhe mungonte  baza materiale. Kjo u tejkalua me kohën. Si mësues i ri punoja shumë dhe i kushtoja shumë kohë përgatitjes ditore. Në fillore dola me nota shumë të mira. Pasi kreva arsimit fillor u regjistrova me korespondencë në arsimin shtatë vjeçar pranë ish-shkollës pedagogjike në Tiranë. Qenë kohë të vështira,  kishte shumë analfabetë, mungonin kudrot me arsim përkatës. Ndërkohë që vazhdoja shkollën shtatë vjeçare më thirrën në seksion dhe më ofruan të bëhesha mësues në Bastar. Mbeta i habitur fillimisht, ndonëse kisha shumë dëshirë të bëhesha mësues. Kjo sot mund të duket e pabesueshme. Ky qe realiteti kur unë fillova punë si mësues, ndonëse pa arsim përkatës. Më kënaq fakti që sot nga Bastari ka shumë mësues me arsim të lartë që punojnë në arsim. Pas arsimit shtatë vjeçar për katër vite rresht dhe me kohë të pjesshme njëmujore, unë bëra kurs në shkollën pedagogjike. Atje mora  njohuritë e para si mësues, u aftësova nga ana metodike dhe u pajisa me dëshminë përkatëse. Me pasion mund të arrish diçka në punë, ndoshta kjo ndodhi edhe me mua. Gjatë periudhës në arsim kam punuar në disa fshatra për një periudhë kohore prej trembëdhjetë vitesh. Në Bastar të Mesëm kam punuar me ndërprerje shtatë vjet. Ndër nxënësit e parë që kam pasur unë si mësues kanë qenë: Rabie Doka, Rabie Gjeçi, Zyhra dhe Hamide Kuka, etj. Fëmijët ishin të përkushtuar dhe të etur për dije e arsim. Më kanë ndihmuar shumë kryetarët e këshillit Haxhi Zeneli dhe Asllan Hysa. Në fshatin Bastar-Murrizë shkolla qe tek shtëpia e Xan Nasufit. Nxënësit qenë të interesuar për mësim. Kam pasur koleg pune e ruaj përshtypjet më të mira për mësuesin Xhelal Luzi. Në shkollë ne mësuesit na ka përkrahur shumë kryetari i këshillit Hamit Çuni. Në Vilëz kam punuar tre vjet. SHkolla ishte tek shtëpia e Bajram Dokës. Të tre këto shkolla ishin vartëse nga shkolla 7 vjeçare e Zall-Mënerit. Më pas në këto shkolla u rrit numri nxënësve dhe u bënë 7-të dhe 8-të vjeçare. Kam punuar mësues tre vjet në Mojsit në shkollën 7 vjeçare, në ciklin e ulët, drejtor ka qenë Halil Ruzi. Kujtoj me respekt mësuesit Isuf Nelaj dhe Ilmi Brakaj. Kam punuar pak edhe në Shupal e shkolla të tjera si zevendësues".

Gjatë punës në arsim Tahiri u tregua mjaft korrekt me nxënësit. Ai ishte kërkues, metodist i mirë dhe i afrueshëm me nxënësit. Ish-nxënësi i tij Ramazan Sita, sot 68 vjeç, kujton:  "Mësues Tahirin e kam pasur mësues në klasën e parë në vitin 1961. Ruaj kujtimet dhe mbresat më të mira për të. Ai qe shumë i thjeshtë, i kuptueshëm në shpjegim, i dashur me nxënësit e komunitetin, shumë korrekt dhe kërkues, serioz në punë, metodist i mirë, i kushtonte shumë rëndësi përsëritjes gjatë orës  së mësimit dhe këmbëngulte që mësimi të përvetësohej në klasë. Mësues Tahiri edhe "të keqin" apo "harrakatin" e bënte të mirë. Unë ruaj edhe sot marrdhëniet me të. Ai, ashtu si dikur edhe sot i ruan vlerat njerëzore dhe gëzon respektin e njerëzve ku banon".

Duke e pyetur për mbresat që ai ka nga puna në arsim: Ai citon: - "Në vitin1967 u vendosa me banim në Babrru. Mu krijua mundësia dhe kalova në një punë tjetër. Për vitet në arsim them me bindje të plotë se:

?Nxënësit e atyre viteve qenë të etur për shkrim, këndim, matematikë.

?Si mësues ishim të përkushtuam në punë. I  gjithë vendi ishte në lëvizje në vitet e para të pasçlirimit, po kështu edhe ne mësuesit.

?Prindërit qenë shumë të interesuar për tu dhënë shkollë fëmijëve, marrë parasysh këtu edhe kushtet e vështira të kohës.

?Në shkollë vinin shumica e nxënësve, më shumë djemtë, por edhe vajzat. Kjo qe arritje për kohën.

?Lufta kundra analfabetizmit e viteve 1947-1954 në zonë pati shumë rezultate. Me të filloj një epokë tjetër për arsimin, ku përfshiu banorët që ishin nën moshën 50 vjeç. Në Bastar kurset u bëheshin në lagje. Për drejtimin e tyre u aktivizuan shumë të rinj që kishin mësuar më parë shkrim e këndim. Unë kam qenë drejtues kursi për lagjen time, por ndihmova edhe në lagjet e tjera. Drejtues kursi në lagjet e tyre kanë qenë edhe Ymer Sita, Osman Doka, etj.

?Zona është arsimdashëse. Këtë e tregon fakti që krahina jonë sot ka qindra kudro me arsim të lartë.

?Ne mësuesit e parë të pas çlirimit vumë nga një tullë në murin e kalasë së arsimit. Sot arsimi në Bastar ka shumë arritje".

Në aspektin familiar Tahiri është martuar me Zyhra Kukën. Kjo vjen nga një familje e fisme me origjinë nga Bastari. Kanë lindur pesë fëmijë: Nazimen, Fatbardhën, Luljetën, Sulejmanin dhe Sokolin. Tre vajzat kanë mbaruar arsimin e lartë për infermieri. Sulejmani ka mbaruar arsimin e lartë dy vjeçar për oficer. Ai punon në aktivitet privat në biznesin e tij. Djali tjetër Sokoli është me arsimin të mesëm dhe punon si emigrant në Hollandë. Me punë të ndershme familja e tij ka krijuar kushte të mira jetese. Shtëpia e Tahirit ka qenë dhe do të mbetet një derë e hapur për banorët e zonës, miqtë dhe dashamirësit e shumtë të tij...

Ibrahim Kabili

Tiranë më 14.04. 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ibrahim Kabili: Bajram Curri, simbol i qëndresës atdhetare Ibrahim Kabili: Hasan Prishtina, atdhetari që shkriu jetën dhe pasurinë e tij për çështjen kombëtare Arbana Xharra: Pushoi njëra nga zemrat, pa rrahjet e së cilës liria e Kosovës ende nuk do të kishte filluar Sali Berisha: Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar Ibrahim Kabili: Shota dhe Azem Galica sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës Sylejman Morina: Prof. Serxho Dokoza gjithherë në shërbim të komunitetit arbnesh Gani Qarri: Qerim Arifi apo Migjeni harruar i Kosovës Lindore Gani Qarri: Përjetësia e Heroizmit Biblik të Familjes Jashari Mevlud Buci: Luftëtari dhe qëndrestari dibran Bajram Bardulla Jahja Drançolli: 91-vjetori i tragjedisë së quajtur Milan Šufflay Tahir Bezhani: Prof. Dr. Salih Ahmeti, hero i ditëve tona Lekë Mrijaj: Imzot Mark Sopi, Dishepull i vertetë Gjekë Gjonaj: Rënia e dëshmorit Dedë Prëlë Nikollaj, frymëzim për brezat e rinj Ibrahim Kabili: Pavarësia e Shqipërisë mban vulën e Ismail Qemalit Gjekë Gjonaj: Nikë Micakaj, trieshjani 32-vjeçar, viktimë e regjimit komunist Albert Vataj: Kurt Kola, simboli i kalvarit, një jetë që sfidoi Gulagun komunist me zë, zemër dhe penë Eduard Frrokaj: Heroi i Kosovës Gasper Karaqi Albert Vataj: Sot në Ditëlindjen e Shkrimtarit Jahja Drançolli: Si sot, të vitit 1997, Madeleine Albright mori detyrën e Sekretares së Shtetit Enver Bytyçi: Eshte viti i 16-te qe kjo date na vjen pa Doktor Rugoven

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora