Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Si u vra Pal Mëlyshi
E marte, 12.04.2022, 06:18 PM
Si u vra Pal Mëlyshi
Nga
Kastriot Dervishi
Pal
Mëlyshi u vra më 12.4.1950 nga forcat e ndjekjes në kushtet e mosrakordimit
midis strukturave shtetërore, duke qenë pjesëtar i “bandës” në Preng Ded Gjin
Keqit (shkruhet edhe në formën Preng Dod Gjinkeqi). Pas vrasjes, kufoma e Palit
u vendos një arkivor të veshur me gazetën “Zëri i Popullit” dhe u varros në
mënyrë të fshehtë. Të gjithë ata që morën pjesë në asgjësimin e “bandës” u
propozuan për t’u dekoruar. I vetmi që shpëtoi nga ata të shtatë, ishte
bashkëpunëtori “Gaveta e vjetër”. Në informacionin për vrasjen e tij, ndër të
tjera thuhet:
Dy
toga të kësaj kompanie (së ndjekjes-shënim) që vepronin për kontroll në pyllin
Ujlurth, bien në përpjekje në orën 5.30 të mëngjesit. Aspirant Kanan Kordha
bashkë me ushtar Nikoll Gegë Kaçorri, dalin përpara forcave në një kodër
domuinuese për të shikuar veprimin e forcave dhe zbulimin e pyllit. Në këtë
kohë dëgjohet një zhurmë e vogël dhe një krismë tak-tak-tak. Për këtë dyshohet
se do ish diçka. Menjëherë veprojnë për të zbuluar këtë zhurmë. U zbulua së
pari roja i kriminelëve, i cili po qepte pantallonat. Nga ky shkak, aspiranti
dhe ushtari mundën të tërhiqen pa rënë në sy dhe të organizonin rrethimin ku
ishin kriminelat. Me pushkën e parë ushtari qëllon rojen dhe e vret në vend.
Pëlcet pushka në gjithë rrethimin që i është bërë bandës së kriminelëve që
kryesohej nga Preng Ded Gjin Keçi nga Kthella e Epërme që kanë qenë i arratisur
prej 16 vjetësh. Nga ky rrethim mbetën të vrarë 6 veta dhe një i plagosur:
1-Preng
Ded Gjin Keqi, i vrarë
2-Nikoll
Deda
3-Gjon
Kros Buna
4-Preng
Zef Tarazhi
5-Pal
Mlyshi
6-Mark
Mlyshi