Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pse edhe kryetari i Kroacisë reagon ndaj falsifikimeve serbe të historisë?
E merkure, 09.03.2022, 08:32 PM
Pse edhe kryetari i Kroacisë reagon ndaj falsifikimeve serbe të historisë?
Nga
Fahri Xharra
Më
habit atdhedashuria e Kryetarit të
Kroacisë Milanovi? që gjenë kohë të merret edhe me falsifikatorët serb të
historisë . Eshtë e rallë që një kryetar shteti të demantojë rrenat serbe jo
vetëm nga akademikët serb por edhe nga ata të cilët të gjitha informatat i
marrin nga Akademia dhe figurojnë tëvetëm , por me një lexueshmëri të madhe dhe
shikueshmëri milionshe në Youtube.
Fjala
është për një farë Goran Shariçin , me preardhje serbe ,i lindur dhe i
shkolluar në Rijekë të Kroacisë, nga feja është pravoslav por ka studjuar në
Universitetin katolik.
Goran
Shariqi është teolog katolik dhe
historian nga Rijeka i cili u bë i njohur pasi që doli me teorinë “ se serbët
janë pasardhësit e ilirëve dhe popull
autokton i Ballkanit, dhe se trashigimia e serbëve e lashtësisë bahet nga
Kultura e Vinçes e deri me sot në
banorët e Serbisë.”
Në
fakultetin e Teologjisë në Rijekë ky i
ka marrë të gjitha shënimet për historinë lashtësisë në të cilën as që
përmenden serbë dhe ia ka përshtatë
falsifikimeve serbe, tashmë si Historia serbe . Për të pasur edhe një mbështetje “morale “
për ate që shkruan , e ka kryer edhe fakultetine Historisë në Kroaci. Serbët e paraqesin si historian kroat, dhe ky
spekulon me historinë e Kroacisë, Bosnes dhe posaqërisht të shqiptarëve në
Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare.
Si
e lexuat edhe titullin, kroatët nuk ia lënë asgjë rastit , përveq të
tjerëve, edhe Kryetari i Kroacisë merret
me Shariqin dhe spekulatorët tjerë të
historisë. Sot është një trend i përditshem i serbëve që të pëvetësojnë historinë
shqiptare, ilire , pellazge. ( po flas për ne ).
Sipas
Shariqit, ne shqiptarët ose nuk ekzistojmë
ose që jemi ardhur nga Kaukazi në
shekullin 11 –të. por pa histori dhe pa dinjitet kombëtar. Sidoqoftë
Sidoqofë,
nuk e kam këtë shkrim për kroatët dhe boshnjakët por m`u shtua guximi kur edhe
Kryetari i Kroacisë reagon ndja këtij të stërkequri dhe ne heshim. Por
unë, Nuk do të heshti !
Në
një postim të tij ai shkruan që shqiptarët jo vetëm që po e vjedhin historinë
por ata edhe po e dhunojnë atë . ( Hrvatski istori?ar: "To što Albanci
rade nije samo kra?a, to je silovanje istorije" )
Si
t` i them këtij? Maniak historik-nuk
mjafton, i çmendur-është pak. Hë de, me ndihmoni ta gjej një fjalë që i
përshtetet këtij historiani .
“Në
përpjekjen e shqiptarëve për të sfiduar praninë e serbëve në Kosovë dhe Metohi,
Goran Shariç, si njohës i shquar i historisë së Ballkanit, thotë se sado të
gërmojmë në të kaluarën, në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin gjejmë gjurmë serbe. .
I
pyetur nëse propaganda mund t'ua mohojë serbëve të drejtën për të trashëguar në
Kosovë, si dhe pse po vidhet historia serbe, historiani kroat tha në një
intervistë për KosovaOnline se është një "përdhunim i historisë".
Ajo
që po bëjnë shqiptarët nuk është thjesht
vjedhje, është përdhunim i historisë.Kur vjedh territorin e dikujt, duhet ta
mbulosh vjedhjen me 'të drejta historike'
Mark Twain thotë :”se ndërsa e vërteta është të veshësh këpucë,
gënjeshtra udhëton në gjysmë të rrugës nëpër botë. Ata pohojnë se shqiptarët
kanë mijëra vjet në Ballkan, se Nemanjiqët janë me origjinë shqiptare dhe se
serbët nuk kanë ekzistuar para Vuk Karaxhiqit. Sa më e madhe të jetë e vërteta,
aq më e madhe duhet gënjeshtra për ta fshehur atë", tha ai.
Ai
vazhdon: : “ Këta historianë shqiptarë na kujtojnë batutën për gungaçin që e
lëshoi ??mjekrën, që mos ta quajnë më gungaç por
mjekërosh.
"Autorët
grekë dhe romakë nuk janë të prirur për këta vendas të Kosovës. Ata i
përshkruajnë me përbuzje dhe urrejtje, gjë që është karakteristikë për
përshkrimet e mëvonshme të serbëve. Në fakt nuk bëhet fjalë për larje
johigjienike, por për larjen rituale. Është interesante se e njëjta gjë zakoni
i larjes rituale tek serbët ka mbetur edhe sot e kësaj dite.”- tha Shariq për
KosovaOnline, duke shtuar:
Qyteti
i famshëm në shtetin dardan quhej Bila Zora, që në serbisht do të thotë 'agim i
bardhë', frazë që përdoret edhe sot. Mbreti më i njohur dardan ishte Grabo nga
fisi i Grabiqit. Serbët dhe sllavët e tjerë të jugut kanë ende mbiemrat Grabar,
Grabovac. , Grabari?, Grabarevi? dhe Grabovi?, si dhe vende të ndryshme me
emrat Grab ose Grabi?. grab '… ".
Shariqi
thekson se sa më shumë të gërmojmë të kaluarën në Kosovë dhe në mbarë
Ballkanin, gjejmë gjurmë serbe dhe se në këtë zonë gjatë Perandorisë Romake
ekzistojnë të paktën gjashtë fise emri i të cilëve është bazuar në
"ser" ose "sar". - Servi (Limiganti ), Serreti, Serapilli,
Sardi, Sardeati dhe Sarmatët dhe shtoi se duket se Kosova ka qenë tokë e
shenjtë për banorët e Ballkanit edhe në epokën më të re të gurit, gjatë të
ashtuquajturës. Qytetërimet e Vinçës..
Shariçi
shprehet se shqiptarët shfaqen në Ballkan në shekullin e 11-të, me sa duket si
trupa shoqëruese të udhëheqësit ushtarak romak Georgius Maniak,
“Ata
vijnë në Kosovë më vonë, emigrantët e parë shqiptarë mbërrijnë pak para ardhjes
së turqve.” Këto fjalë që u flitshin në qarqet tona historika , Apo Jo ?
Ju
kujtohet “ Shpërngulja e madhe serbe” për të cilën kam shkruar disa herë,
Shariqi
thotë :” “Gjatë shekujve të parë të sundimit osman, prania shqiptare në Kosovë
ishte në nivelin e një gabimi statistikor, deri në fund të shekullit të 17-të
dhe në luftën austro-turke kur ushtria perandorake austriake depërtoi në
Prishtinë, në anën e saj ranë serbët, por në janar të vitit 1690.ushtria e Carit tërhiqet dhe i lë serbët në mëshirën e
turqve, dhe Patriarku Arsenije III
Çarnojeviq dhe dhjetëra mijëra serbë shpërngulen në Beograd, duke lënë fshatra
të tëra të shkreta. fillimi i shekullit të 20-të”, shprehet ai.
Historiani
Shariç: “Kosova në shqip nuk do të thotë asgjë, serbët janë pasardhës të
banorëve të lashtë të asaj zone. Është aktuale një përpjekje e disa
historianëve shqiptarë për ta paraqitur trashëgiminë serbe në Kosovë si
shqiptare. A mundet propaganda t'ua mohojë serbëve të drejtën për të trashëguar
në Kosovë? Pse po vidhet historia serbe?
I
kujt është Deçani? Të kujt janë manastiret dhe kishat në Kosovë? Nëse janë
shqiptarë, pse i ruan NATO?
Deçani
është serb, si të gjitha manastiret dhe kishat e tjera në Kosovë e Metohi. Ato
janë ndërtuar nga mbreti serb Uroš 3. Deçanski, në kohën kur shqiptarët nuk
jetonin as në Kosovë. Propozimin për ndërtimin e tempullit në Deçan e ka dhënë
vetë Shën Sava. Pse qendra e Patriarkanës Serbe u zhvendos nga Zice në Pejë në
vitin 1253? Sepse Kosova ishte atëherë qendra e shtetit serb, një territor serb
etnikisht i pastër.
Tani,
lexojeni se çka thotë Shariçi , thuase po flet Paskal Milo, Mustafa Nano apo
ndonjë hoxhë i Kosovës :
“Çfarë
na tregon fakti që qyteti i Beratit në Shqipërinë e sotme quhej Beograd dhe
Svetigrad?
-Kjo
na tregon se një pjesë e madhe e Shqipërisë së sotme ka qenë e banuar nga
serbët para ardhjes së shqiptarëve. Pse nuk kemi qytete në Serbi me emra
shqiptarë? Mos harroni se Shkodra ishte qytet mbretëror serb dhe se në atë zonë
darkonin familjet fisnike dhe mbretërore serbe – Balshiq, Crnojeviq, Brankoviq,
Mrnjavçeviq, Kastrioti. Emri Kastriot sipas fjalës latine për fortifikim
ushtarak – “castrum”. Nëna e Skënderbeut ishte princesha serbe Vojislava
Brankoviq, babai i tij quhej Ivan Braniloviç dhe ai e mbylli jetën në Malin e
Shenjtë si murg ortodoks. Vëllezërit e tij ishin Stanisha, Reposhi dhe
Konstantini, kurse motrat Mara, Jelena, Andjelija, Vlajka dhe Mamica. Duket se
të gjithë në familjen e tij ishin serbë, dhe ai është i vetmi shqiptar. Kjo nuk
do të thotë se në ushtrinë e Skënderbeut nuk ka pasur shqiptarë, ka pasur, por
vetë Skënderbeu ka qenë serb.”
Më
falni, më humbi durimi të shkruaj më shumë ,
Shariçi më dukej thuaj se po më
flet shqip e jam duke e parë në ndonjë televizion të Shqiperisë apo të Kosovës.
Ky
është mjerimi shqiptarë kur historianët nuk dalin në rrjete sociale dhe të
ballafaqohen me hajnin, e jo neve të na quajnë hajna.
Po
, politikanët ku janë ? ata janë të ngarkuar ndryshe duke e lavdëruar vetën për
të kaluarën jo më të largët se njëzet vjet.
Fahri Xharra, 07.03.22 Gjakovë