E diele, 27.11.2022, 01:21 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Bashkimi Shqiptar dhe 7 persona të ekzekutuar

E premte, 04.03.2022, 07:55 PM


Bashkimi Shqiptar dhe 7 persona të ekzekutuar

Nga Kastriot Dervishi

Në prag të zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945, disa studentë të seminarit jezuit në Shkodër (ndër të cilët më kryesori ishte xhakoni Mark Çuni) dhe shokë të tyre civilë shpërndanë rreth 4-5 trakte në të cilat vihej në lojë dhe flitej kundër regjimit komunist. Këto trakte u nënshkruan të përpiluara nga Bashkimi Shqiptar. Njëri prej civilëve u frikësua dhe denoncoi hedhjen e trakteve në Seksionin e Mbrojtjes së Popullit të Shkodrës. Më pas, organet në fjalë, arrestuan 39 persona, përfshi profesorët e seminarit në fjalë, të cilët nuk kishin asnjë dijeni dhe shpikën një organizatë e cila sipas tyre do kryente atentate, do përmbyste pushtetin, etj. Pavarësisht se gjatë procesit, kjo u mohua nga profesorët dhe gjithçka doli e qartë, u dhanë dënime ekstreme.

Më 4.3.1946 u pushkatuan: Atë Daniel Dajani, Atë Giovani Fausti, Atë Gjon Shllaku, xhakoni Mark Çuni, Qerim Sadiku, Gjelosh Lulash Bajraktari. U dënua me vdekje edhe Frano Pjetër Mirakaj, por ky u mbajt peng dhe u pushkatua me vonesë më 3.7.1946.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora