E diele, 04.12.2022, 06:23 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Raportet ndërmjet shqiptarëve dhe turqve s’janë vëllazërore

E hene, 17.01.2022, 08:13 PM


Ndue Ukaj:

Raportet ndërmjet shqiptarëve dhe turqve s’janë vëllazërore, s’kanë qenë kurrë të tilla, ndaj ta pohosh të kundërtën, domethënë të përditësosh broçkulla e retorikë bajate dhe njëkohësisht të pohosh të pavërteta historike.

Përkundrazi, raportet ndërmjet shqiptarëve dhe turqve ishin të vështira, janë të vështira - madje shumë të mundimshme  - pikërisht për shkak të sfondit historik dhe faktit se Turqia kurrë s’është penduar për terrorin që u ka shkaktuar shqiptarëve: për vrasjet, shkatërrimet dhe shkretimin kulturor.

Prandaj, riciklimi i historisë në takime bilaterale politike është i gabuar dhe s’i kontribuon përmirësimit të këtyre raporteve, përkundrazi i ngacmon plagët e thella nga të cilat shqiptarët vuajnë.

...

Vizita e sotme e Erdoganti në Shqipëri, në kuptimin politik është vizitë krejtësisht normale, ndihma e saj duhet vlerësuar dhe respektuar, ndonëse është krejt simbolike kur krahasohet me investimet marramendëse që bën Turqia në Serbi, ndërkaq, diskursi historik që përdoret në këso takime është i neveritshëm, i pashëndetshëm, ndaj të cilit e kemi për detyrë të reagojmë me dinjitet që ta mbrojmë dinjitetin historik.

...

Turqia, viteve të fundit, përmes një togfjalëshi të tillë, ka provuar t’i joshë, shfrytëzojë dhe keqpërdorë shqiptarët si trampolinë për interesa gjeostrategjike dhe ndërhyrja e saj ndonjëherë ka shkaktuar probleme të mëdha ndër ne, sidomos vërsulja kundër historisë dhe tendencat për të shkruar një histori sipas ambicieve turke.

Vlerat politike që përfaqëson sot politika e Erdoganit fatkeqësisht s’janë vlera të demokracisë dhe idealeve demokratike. S’janë vlera as të shkrimtarëve të jashtëzakonshëm si Orhan Pamuk dhe të shumë turqve tjerë që vuajnë nën regjimin e tij dhe duan vërtet vlera demokratike dhe shpirtin e tolerancës.

Erdogani persekuton kundërshtarët e tij - e ka fragmentuar popullin e vet - përndjek dhe arreston shkrimtarë, artistë, gazetarë, kurse shtiret se shqiptarët i ka vëllezër. Këto janë broçkulla që i gëlltitin vetëm mendjekëqijtë dhe kokëkrisurit. Thjesht, kjo është shtirje, të cilën duhet ta kuptojmë drejt. Sepse, aleancat politike vëllazërore ndërmjet shteteve s’ekzistojnë dhe s’kanë ekzistuar kurrë.

...

Ekziston një pakicë shqiptare që e ka thellë në zemër pushtimin osman, por e vërteta historike dhe rrjedhat politike e kulturore të shqiptarëve kanë trajtë tjetër.

Kurrë s’është e tepër ta përsërisim se, shqiptarët e mençur si Naimi e Samiu që jetonin në zemrën e perandorisë, shpirtin, mendjen dhe zemrën e kishin të lidhur me Europën. Prandaj, të kota janë kukurisjet e joshjet për t’i këputë edhe njëherë këto lidhje.

Pesë shekuj nën zgjedhën e rëndë osmane, ne mbetëm ma të prapambeturit në Europë, Turqisë i dhamë disa vezirë shërbyes që i dhanë shumë asaj dhe asgjë kombit të tyre, kurse kombi shqiptar mbijetoi fal energjisë kastriotinane që s’u shua kurrë dhe jo për shkak të servilëve dhe shërbëtorëve të perandorisë.

...

Shqiptarët sot kanë vështirësi në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në familjen e madhe europiane, për shkak të politikanëve të paaftë, por ata fatin e tyre e kanë të lidhur organikisht me këtë qytetërim, sepse e ndiejnë si atdhe të vlerave të përbashkëta.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora