E diele, 02.10.2022, 05:03 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Shqiptarët janë të kequshqyer me politikë

E merkure, 22.12.2021, 06:55 PM


Ndue Ukaj:

Shqiptarët janë të kequshqyer me politikë, prandaj vjellin përditë mërzi dhe trishtim.

Atyre u pelqen politika - thoshte Ernest Koliqi - "jo aqë ajo qi me ânë të nji përpjekjeje vepruese ka qellim ndertues, por ajo qi shfren në bisedime tue ndejë në kafehâne ase rreth nji tryeze shtrue me pije e meze...Mbush e derdh...Vizatò e shlyej situata...Naltësò e zbrit persona, grupe, shtete, kontinente. Fundi?"

E Koliqi po t' i shihte sot si flasin e gjykojnë shqiptarët me siguri do të trishtohej.

Edhe pas shumë dekadash, ata vazhdojnë të jenë të katandisur në mjerim të thellë politik, të flasin të çoroditur e krejt përçartë. Si para një shekulli!

Ky kequshqim politik bën zarar dhe është tepër i rrezikshëm për shëndetin e popullit tonë.

Ne, edhe ashtu jemi shumë shëndetlig në punë të politikës, me dije të paktë, me trashëgimi të varfër, të keqe dhe të fragmentuar.

Pra, ashtu siç thoshte Koliqi i mençur sot çdo shqiptar krijon një Shqipëri, Kosovë, Europë, Amerikë simbas qejfit të vet. Dhe kjo është arsyeja pse sillemi si të dehur dhe s' e dimë ku jemi as kah duam të shkojmë.

Mjerisht, duket sikur s' e dimë as çka duam.

Ja ç' shkruante Koliqi:



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora