Shtesë » Lajme
Arrestohet poeti ''hoxhist'', reagon Kisha
E hene, 16.08.2021, 08:30 PM
Kryetari i Kishёs Protestante Ungjillore tё Kosovёs, Pastor dr. Femi Cakolli, lidhur me arrestimin e poetit anonim kosovar, me nёnshtetёsi austriake, z. Haxhi (Gjini) Morina, pёr opinion publik dhe mediat ndanë kёtё:
R
E A G I M
Personalisht
jam njoftuar pardje nga familjarёt Morina pёr arrestimin e poetit nga Gjakova.
Gjin Morina i takon besimit tё krishterё protestant dhe qe disa vjet jeton nё
Austri dhe atje e graviton kishёn ungjillore sё bashku me familjen e tij.
Mё
11 gusht 2021 ai nxori nga shtypi pёrmbledhjen me vjersha "Bubullimё nё
shpirt", dhe njё nga vjershat e tij, sipas prokurorit tё ҫёshtjes z. Kastriot Memaj mё 15 gusht 2021, ka bёrё vepёr
penale nxitje e pёrҫarjes dhe e mosdurimit,
kurse mbrёmё i ёshtё shqiptuar masё paraburgimi prej 30 ditёsh. Asnjёherё
policia qё nga Orllati ku ёshtё arrestuar, nё Malishevё ku ёshtё mbajtur nё
stacion, dhe deri nё stacion tё policisё nё Gjakovё ku pёrfundon nuk i kanё
treguar fletarrestin e lёshuar prej ndonjё autoriteti z. Gjinit. Policia nё
fakt nuk ka pasur urdhёr. Nё vendimin e gjykatёs pёr paraburgim thuhet se me
kёrkesё tё prokurorit tё datёs 5 gusht 2021 tё arrestohet z. Morina. Ju lutemi,
si ka mundёsi qё tё lёshohet njё urdhёr i kёtillё 6 ditё para publikimit tё
librit? Nёse po, pse nuk u parandalua rasti? Kosova sipas kushtetutёs ёshtё
shtet ligjor e jo policor. Shteti mos t’i frikёsojё qytetarёt me mekanizma
shtetёrorё.
Deklaroj
se ёshtё plotёsisht e papranueshme dhe e kundёrshtueshme mёnyra e arrestimit,
pёrkatёsisht tё kidnapimit tё z. Gjinit nga ana e pjesёtarёve tё policisё.
Lidhje me akuzёn pёr veprёn e bёrё pres me respekt hetimet dhe vendimin e
gjykatёs. Poeti Gjin Morina ёshtё arrestuar nga policia pa urdhёr prokurori dhe
pa vendim gjykate. Ju lutem, Kosova ёshtё shtet sekular dhe dikush tё
arrestohet, tё gjykohet e tё sekuestrohen libra pёr metaforat e tij, pёr
ironitё dhe satirizmin e tij estetik ngjall kujtime tё kobshme tё kohёs sё
inkuizicionit. Poeti ka shkruar kunder talibanёve si mendёsi dhe si shprehje e lirё
krijuese. Gjini ёshtё poet e jo klerik. Rastin do e raportoj ku mundem!
Komuniteti
ynё ka pasur njё rast mё 2017 kur njё imam dhe njё person tjetёr publikisht
kanё nxitur urrejtje pёr tё shkatёrruar me eksploziv njërën nga kishat tona, e
pёr kёtё ne patёm bёrё njё padi nё gjykatё por edhe sot kёta persona janё tё
lirё dhe s’janë arrestuar, s’janё paraburgosё, s’janё dёnuar. Sёrish, jam i
bindur se jetojmё nё njё shtet ligjor, tё sё drejtёs dhe tё barazisё qytetare.
Kёrkoj
nga organet pёrgjegjёse qё tё lirohet Gjin Morina pasi poeti nuk pёrbёn asnjё
rrezik a kёrcёnim me vjershat e tij shoqёrisё a shtetit tonё, kurse
urdhёrdhёnёsit policorё qё e arrestojnё nё rrugё joligjshёm Gjinin tё pushohen
nga puna. Reagoj pёr mbrojtjen e zёrit tё lirisё tё kujtdo qoftё. Qoftё e
kaluar qё dikush nё Republikёn tonё tё burgoset pёr poezi dhe pёr fjalёn e
mendimin e lirё!
E
vёrteta na bёn tё lirё!
Pastor
Dr. Femi Cakolli, kryetar
Kisha
Protestante Ungjillore e Kosovës