Mendime
Kastriot Myftaraj: Simbolika e vizitës së ardhshme të Erdogan në Shqipëri
E marte, 06.07.2021, 07:32 PM
Simbolika e vizitës së ardhshme të Erdogan në Shqipëri, në 17 shtator, ditën e varjes në litar të babait të tij politik Adnan Menderes
Nga
Kastriot Myftaraj
Presidenti
turk Erdogan do të vizitojë Shqipërinë në muajt e ardhshëm tha pak ditë më parë
në Tiranë zëdhënësi i tij Ibrahim Kallën i cili u prit në takim edhe nga
Kryeministri Rama. Erdogan e ka vizituar tre herë Shqipërinë, nga të cilat dy
herë si kryeministër, së pari në 17 shkurt 2005, të nesërmen e ditëlindjes së
gruas së tij, kur u prit nga kryeministri socialist i kohës Fatos Nano. Më pas
është në 2009 kur homologu i tij ishte Berisha. Në 2015 Erdogan e vizitoi
Shqipërinë si president megjithatë pati si partner kryesor kryeministrin Rama.
E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në vizitën e katërt të Erdogan.
Tani
Erdogan ka zgjedhur një ditë simbolike në shtator për të vizituar Shqipërinë,
17 shtatorin. Në 17 shtator është 60 vjetori i ekzekutimit me varje në litar të
ish-kryeministrit turk Adnan Menderes i cili u rrëzua nga pushteti prej
ushtarakëve në maj 1960 për shkak se kishte krijuar një regjim islamik.
Erdogan
shikon Menderesin si babain e tij politik. Me ardhjen e Erdoganit në pushtet
për Menderesin është bërë një film me financim shtetëror i llojit serial
dramatik, me titull “Ben Onuk Çok Sevdim” (“Unë e doja shumë atë”), ku
diktatori faktik islamik i Turqisë përshkruhet si një burrë i ndjeshëm që
përjetoi një histori dashurie të madhe. Menderes u rrëzua me puç prej
ushtarakëve në vitin e dhjetë të tij në pushtet, në 1960. Nëse nuk do të kishin
ndërhyrë ushtarakët me siguri që Menderes do ta kishte mbajtur pushtetin deri
në vdekje. Kur pucistëve iu kërkua që t’ ia falnin jetën Menderesit ata thanë:
“Ai ishte betuar që të mos e lëshonte pushtetin deri në vdekje prandaj ne në
interes të demokracisë po e përshpejtojmë vdekjen e tij.”
Erdogani
kur mori pushtetin, 19 vite më parë duke u shtirur si i përkushtuar ndaj
demokracisë njëjtë si Menderesi, ishte i vendosur të mos bënte gabimin sipas
tij të Menderesit, por t’ i eliminonte të gjithë ata që i shihte si rrezik për
pushtetin e tij të përjetshëm, pra çdo njeri që donte demokracinë dhe fjalën e
lirë në Turqi. Prandaj Erdogani ka vrarë mijëra kundërshtarë të tij politikë
dhe ka burgosur dhjetëra mijëra të tjerë. Megjithatë diktatorit turk i rri në sy
Menderesi që lëkundet në litar siç paraqitet në një fotografi të famshme.
Pasi
i ka kapërcyer sa i përket kohëmbajtjes së pushtetit të gjithë presidentët dhe
kryeministrat e periudhës republikane duke përfshirë edhe Mustafa Qemalin,
Erdogani tashmë në vitin e nëntëmbëdhjetë të pushtetit është në garë me
sulltanët osmanë për këtë gjë, madje rreth gjysmën e tyre i ka kapërcyer. Por
kundërshtarët e tij janë betuar se nuk do t’ i bëjë njëzet vite në pushtet dhe
tani është në vitin e nëntëmbëdhjetë.
Në
këto rrethana, Erdogani synon që ta përdorë vizitën në Shqipëri për të dhënë
kumte të tërthorta por të qartë ndaj kundërshtarëve të tij të cilët nuk i
shikon vetëm në Turqi, apo në diasporën turke si Guleni por edhe te shtete si
Izraeli, SHBA, Franca, Bashkimi Europian në përgjithësi.
Diktatori
turk është e di që është bërë si Mohamar Kadafi dhe Sadam Husein, prandaj ka
frikë se do të pësojë fatin e tyre.
Ardhja
e njeriut të besuar të Erdogan në Shqipëri disa kohë para vizitës së këtij të
fundit tregon frikën e madhe që ka Erdogan se mos kundërshtarët e tij ndër
ushtarakët laikë turq dhe gulenistët do ta përdorin vizitën e tij në Shqipëri
si një situatë të favorshme për ta eliminuar atë. Shqetësimi që shfaqi i
dërguari i Erdoganit në bisedën me Ramën për sigurinë e zbritjes dhe ngritjes
së aeroplanit presidencial turk në aeroportin e Tiranës tregon qartë se
diktatori turk trembet se mos me të përsëritet një ngjarje si ajo e Smolenskut
në vitin 2010 me aeroplanin e Presidentit polak Kaczynski.
Erdogani
është një njeri shumë supersticioz dhe ai e di se një prej sulltanëve osmanë të
adhuruar prej tij, Murati II vdiq në Shqipëri gjatë rrethimit të dështuar të
Krujës në 1450, por vdekja e tij u shpall më vonë në shkurt 1451 për arsye
taktike politike, që kishin të bënin me sigurimin e trashëgimisë së pushtetit
te njëri prej djemve të tij