Mendime
Romeo Gurakuqi: Nje shoqeri e ndare paligjshmerisht nder rende nga Kontrolloret
E enjte, 01.07.2021, 07:21 PM
Nje shoqeri e ndare paligjshmerisht nder rende nga Kontrolloret
Nga
Romeo Gurakuqi
Bashkimi
Europian nuk mund të pranojë si anetarë të vetin një shtet, i cili përmes vendimarrësve jashte kontrollit te
ligjit, vazhdon t'i ndajë qytetarët në kategori, nisur nga përcaktimet dhe
paragjykimet paraprake të së kaluemes jo të ndritun.
Sipas
kësaj ndarjeje, të pashkrueme askund ne legjislacion, por rigorozisht të
ndjekun gjithandej nga vendimmarresit, shohim qartazi profilizimin e ketyre dy
rendeve të diferencuara ne shoqerine tone:
1.
Në një grupim bajnë pjesë "të preferuemit e sodit", ata që klasifikohen
të zgjedhshëm në cdo funksion dhe për cdo zyre, nga kontrolloret e shtetit,
parlamentit, diplomacisë, drejtësisë, partive, universiteteve, akademive, etj.,
per shkak të prejardhjes, përkatësisë, bindjes së verbër, “serës së lartë”,
nivelit preferencial të kastës komanduese, plotesimit te kushteve financiare
etj. etj..
2. Në grupimin e dytë bëjnë pjesë shërbenjësit, rrogëtarët, ato që jetojnë në minimumin e jetesës, sado të kualifikuar të jenë. Kjo kategori nuk ka të drejtë të jetë në grupin e njerezve, qe mund te gezojne te plota te drejtat dhe te mirat e shoqerise, te percaktueme nga kushtetuta, perfshire te drejten me i sherbye atdheut, shtetit, shoqerise dhe komunitetit.
Mes
morise se rasteve qe me nxisin ta rivendos ne dukje fenomenin e padrejte te
ndarjes se heshtur antikushtetuese të
qytetareve në këto dy kategori, preferenciale dhe jo preferencuale,
nisur nga arsye politike, klanore, kulturore, qe fillon nga universitetet,
akademia, dipomacia, drejtesia dhe Sherbimi Policor, dua te vecoj dy syresh, ne
zhvillim e siper:
A.
Menyra se si KM i vendit perzgjodhi dje zv. Ministren e Puneve te Jashtme, nga
bashkesia preferenciale e pushteteve qe trashegohen, pa iu nenshtruar asnje
prove profesionalizmi pervoje dhe dijeje;
B. Menyra se si, dy ose tre Kontrollorë të Mëdhenj vazhdojne të përcaktojnë me nje kujdes dhe precision, se kush mund të jetë, ose jo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese të RSH.
Në
fund, per te ilustruar menyren se si i mendojne Zotat punet e misionet e tyre,
po citoj se si u shprehet një drejtues i naltë i vendit, kolegëve të tij, te paqarte per vendimarrjet
qe ai ben:
"Zoti
i punëve në domenin tim jam unë! "Vendimet e mia janë të panegocueshme!
"
"Ju
mund të rrini, ose të ikni!"
Thane
shkurt: 109 vite jete shtetërore kanë qenë të pamjaftueshme për të krijuar, nje
elite drejtuese, normalisht te shkollueme, te pergjegjeshme dhe te arsyeshme,
një shtet që respekton në mënyrë të barabartë qytetarët e vet, bazuar në
meritokraci, nje administrate profesionale dhe ekipe, qe respektojne Kushtetuten,
Statutet Ligjet.
Ndër të tjera, kjo është një
prej
arsyeve që ne kete vend qytetaret nuk ndjehen ne shtepine e tyre; eshte arsyeja
pse nga ky vend qytetarët vazhdojnë të ikin dhe rinia e shkolluar jashtë
vazhdon te mos kthehet në vendin amë.
Te
gjithe e njohim kete situate, por te gjithe heshtim, duke i lane me lodrue te
pangacmuem balozet e babzitun per pushtet, para dhe kontroll.
https://www.facebook.com/romeo.gurakuqi