Mendime
Uran Butka: Replikë me historianin Paskal Milo
E premte, 25.06.2021, 09:15 PM
MID’HAT FRASHËRI NË KONFERENCËN E PAQES NË PARIS
(Replikë
me historianin Paskal Milo)
Nga
Uran Butka
Një
nga kulmet e veprimtarisë atdhetare dhe diplomatike të Mid’hat Frasherit ishte pjesëmarrja
dhe kontributi i jashtëzakonshëm i tij në
Konferencën e Paqes në Paris, Konferencën e Ambasadorëve dhe Lidhjen e kombeve
si anëtar i delegacionit Shqiptar dhe më pas si kryetar i delegacionit shqiptar
për njohjen e çështjes shqitare dhe mbrojtjen
e saj.
Mirëpo
në reportazhin “Dritë-hije te Mid’hat Frashërit” të datës 20 qershor 2021,
Paskal Milo, ndër të tjera tha: ”Midhat Frashëri nuk preferoi të shkojë në
Paris dhe të rreshtohet bashkë me kolegët e tij për të mbrojtur interesat e
Shqipërisë, por qëndroi në Lozanë, në Zvicër”.
Paskal
Milo është i prirë shpesh të tjetërsojë apo të cënojë të vërtetën, kur është
fjala për Mid’hat Frashërin dhe veprën e tij. Nuk është fare e vërtetë që Midhati
nuk preferoi të shkonte në Paris. Ai ishte zgjedhur nga Kongresi si pjesë e
Delegacionit Shqiptar në Konferencen e Paqes në Paris në vitin 1919, që kryesohej nga kryeministri Turhan Pasha dhe kishte në përbërje atdhetarët dhe
diplomatët e njohur Mehmet Konica, Imzot Bumçi, Luigj Gurakuqi, Mid’hat Frashëri,
Gjergj Fishta, Dr.Turtulli, Mustafa Kruja, më vonë edhe të tjerë. Mid’hati ishte mjaft entusiast dhe tejet i përgatitur
për ta kryer më së miri këtë mision. E thonë vetë anëtarët e Delegacionit këtë
gjë, e shpreh edhe vete Midhati në letrën drejtuar Kolë Tromarës më 8.3.1919.
“Kam marrë shënime të Aktit Konstitues, bazuar në parimet e Wilson-it dhe
vendimet e Konferencës së Londrës për pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë.
Do të jem i lumtur të vë veprimtaritë e mia në shërbim të vendit tim”.
Por
Turhani Pasha, në bashkëveprim me qeverinë Italiane në Romë, e ndaloi Mid’hatin
të shkonte me shokët në Paris, meqënë se Midhati nuk e firmosi programin e përgatitur për Konferencën e Paqes nga
kryeministri Turhan Pasha, i cili mëtonte protektoratin italian mbi Shqipërinë
dhe sovranitetin italian mbi Vlorën, duke rrezikuar kështu pavarësinë, madje dhe ekzistencën e Shqipërisë.
Midhati shkruante: “Jam i bindur se Turhani dhe qeveria italiane kanë vepruar
në bashkëpunim, me qëllim të më pengojnë për të vajtur në Paris, megjithëse
pasaporta ime ishte me vizë nga ambasada franceze. Kjo rrethanë ka shkaktuar
lindjen e ndjenjave të mosbesimit nga ana e shqiptarëve, që e interpretojnë atë
si një shenjë të synimeve të Italisë kundrejt Shqipërisë. Unë mendoj se, është
pikërisht kjo çështja ime që e ka detyruar edhe z. Bumçi të mos shkojë në Paris”
(Letra drejtuar Kolë Tromarës).
Mirëpo
Paskal Milo shton me keqdashje perfide: “Mid’hati nuk preferoi të rreshtohej bashkë me shokët e tij për të
mbrojtur interesat e Shqiperisë. Nuk e kam shumë të qartë arsyen, por ka patur polemika,
ka patur qasje të ndryshme për mënyrën se si duhej menaxhuar situata në
Konferencën e Paqes të Parisit”.
Historiani
Paskal Milo, kur nuk e kishte të qartë arsyen e mosvajtjes se Midhatit në
Paris, atëherë pse paragjykon apo pse trillon qëllimisht për ta njollosur sërish
M.Frashërin edhe në këtë veprimtari te jashtëzakonshme diplomatike në favor të
Shqipërisë dhe të kombit shqiptar?
Sic
dokumentohet nga dokumentat e Arkivit të Shtetit dhe të Ministrisë së Jashtme,
qëndrimi proitalian i i Turhan pashës ndaj çështjes shqiptare dhe kundër Midhat
Frasherit, nuk u pëlqye në Paris nga anëtarët e tjerë të Delegacionit si Mehmet
Konica, Dr Turtulli, Mihal Grameno, Sotir Kolea, Dr Ibrahim Temo, Fuad Dibra
etj të cilët i kërkuan Midatit në Lozanë të kthehej në Paris, si një
personalitet i domosdoshem në mes te delegacionit, për të përballur punën pranë Konferences së Paqes, meqenëse kishte
mjaft divergjenca mes misëve të Misionit.Mjafton tëpërmendim M.Gramenon që i shkruante:
“Ndalimi yt dallon nga të gjithë, se nuk
duan honxho-bonxhot të jesh këtu, duke ditur simpatinë që ushqen për gjithë
shqiptarët.” Pandel Cale dhe Gabriel Jatrou telegrafonin të shqetësuar: “Ndërsa Midhat Frashëri e kishte marrë vizën
franceze, por nisja u bë e pamundur për shkak të kundërshtimit nga qeveria
italiane”.
Ndërkohë,
Midhati në Lozanë dhe Gjenevë, nga njera anë ndihmonte delegacionin në Paris me
këshilla, redaktime, promemorie, (sic ishte edhe letra drejtuar kolegëve ne
Paris nga Lozana, apo mesazi për Presidentin Wilson në emër të shqiptarëve të
Lozanës etj, nga ana tjetër, bënte një
punë të palodhur e shume të çmuar, duke botuar vepra të rendësishme në
frengjisht, të cilat ua dergonte personaliteteve te politikes dhe kulturës
Evropiane, per ta njohur Shqipërinë dhe për të mbrojtur identitetin dhe
integritetin e saj historik , moral si edhe të drejtat qytetare e kombëtare.
Veprat si “Rilindja Shqiptare”, “Shqiptarë e sllavë”, “Shqiptarët në vend të
tyre dhe jashtë atdheut”, “Rivendikimet Shqiptare, “Për Shqipërinë”, “Çështja e
Epirit” etj i botoi përgjatë vitit 1919, kur ishte në Lozanë A nuk ishte kjo
punë në interes të Shqipërisë , edhe pse nuk “preferoi” të shkonte në Paris, Zoti Paskal?
Gjithashtu
Midhat Frashëri botoi edhe me qindra artikuj,
letra, promemorie, polemika, studime që
u botuan dhe ngjallën shumë interes ne gazetat e revistat e rendesishme të
Evropës “Le monde Noveau”, “Mercure de France”, “La paix par le droit”, “La
revue de Geneve”, “Times”, “Franc-orient”, “L’europe Nouvella”, “East Europa”,
“The Neë Stratesman”, “Foreign A?airs”, “The Near east”, “International
revien”, “L’humanite”e tj., që e bënë Midhat Frashërin një nga figurat e
shquara të politikës , diplomacise dhe publicistikës evropiane.
Midhati
u kthye në Paris pas dorëheqjes si kryetar i delegacionit të Turhan Pashës, nën
prësionin delegateve të dergatës sonë atje, në fillim të vitit 1920 si delegat
i “Vatres” të SHBA dhe mandej i emëruar kryetar i delegacionit shqiptar ne Konferencën
e Paqes dhe Lidhjen e Kombeve, ku shkelqeu me ligjerimet, debatet, promemoriet, si edhe me takimet dhe letërkëmbimin me
peronalitetet më të shquara politike dhe kulturore të Evropës, që i bindi me
argumente dhe fakte dhe i vuri në shërbim të çështjes shqiptare, si Presidentin
Wilson, kryeministrat S.E. M.
Lloyd George, S.E.M. Aristide Briand, S.E.M. Conte Sforza, S.E.M. Baron
Hayashi, kryetarin e Konferences së
Ambasadorëve J.Cambon, Sekretarin e Përgjithshëmshem të Ligës së Kombeve Eric
Drummond, lordin Cecil, kryetarit e Komitetit Anglo-Shqiptar A.Herbert, Miss Durham,
Pittard, Eden, Barnes, De Constand, C. Erikson e shumë të tjerë, miq të
Shqipërisë.
Por
le t’ia lemë fjalën vetë Midhat Frashërit, me lëtrën drejtuar Presidentit të
“Vatrës” në SHBA, për të qartësuar Paskal Milon dhe të tjerët e keqinformuar
prej tij:
Lausanne,
Sëitzerland,
P.B.
17393
më 8.3.1919
Z.
Kolë Tromara,
President
i Vatrës, Boston, Mass. USA.
Z.
President,
Shpresoj
të keni marrë në kohë letrën time të datës 25 janar, shkruar një ditë para
nisjes sime për në Romë. Jam larguar nga Lausanne (Lozana) më datën 26 janar
dhe arrita dy ditë më vonë në Romë, ku gjeta Turhanin dhe Mehmet Konicën.
Pasaportat tona diplomatike u dorëzuan në ambasadën franceze ku, pasi Ministria
në Paris ishte konsultuar me telegram, ato u pajisën me vizat e nevojshme për
nisjen e të treve (Turhani, Mehmeti dhe unë) për në kryeqytetin francez.
Ndërkohë, i kërkova Turhanit të më shoqëronte në Ministrinë e Punëve të
Jashtme, ku i kërkova zyrtarëve t'i dërgonin një pasaportë italiane Dr.
Turtullit në Lozanë, që ai të shkonte drejt nga atje në Paris, pa qenë i
detyruar të udhëtonte për në Romë dhe anasjelltas; ata më premtuan se do të
bënin gjithçka ishte e nevojshme.
Tri
ditë para se t’i merrnim pasaportat, Turhani më tregoi një program të
nënshkruar nga anëtarët e qeverisë së përkohshme në Durrës, por që ende nuk
ishte firmosur nga Turhani dhe Mehmeti. Ky program përmbante disa çështje, mes
tyre: Italia duhet të dërgojë trupa në kufijtë shqiptarë dhe gjithë
organizuesit e degëve administrative duhet të vihen nga Italia.
I
thashë Turhanit që nuk kisha kundërshtime ndaj këtij programi, por që nuk mund
ta kuptoja nevojën për nënshkrimin e tij, në dritën e faktit që, sapo të ishim në
Paris, ne duhej të silleshim në përputhje me rrethanat (me çka nënkuptoja-
interesat e vërteta të vendit tonë). Gjithsesi, shmanga hyrjen në debat përsa i
përket hollësive, ngaqë nuk doja që mendimet e mia të bëheshin të ditura, për
sa kohë që ishim në tokën italiane, por Turhani nuk më besoi, pasi më kishte
qortuar disa herë për pavarësinë time të veprimit dhe të mendimit dhe për
mungesë të simpatisë për politikën italiane. Por, duke folur për këtë politikë,
Turhani më kishte thënë po atë ditë që arrita në Romë, që ne duhej të mos bënim
aluzion për Vlorën për të mos e bërë të pakënaqur Italinë. Një ditë tjetër ai
më tha që ai do t’i kërkonte Sonnino-s, ti tregonte se si duhej të përgjigjej
nëse Venizellos do të ngulte këmbë në pretendimet e tij për Epirin, duke parë
që Italia ngulte këmbë në mbajtjen e Vlorës. Me një fjalë, siç u tha nga të
gjithë shqiptarët në Romë, Turhani shkoi në Paris më fort në rolin e një
zyrtari italian se sa të një shqiptari. Përveç kësaj, kam mësuar se ai ka
kundërshtuar emërimin tim për në Konferencën e Paqes me arsyen se unë nuk e
kënaqja Italinë.
Në
fakt, një ditë para nisjes së tij për në Paris, më bëri të kuptoj se unë duhej
të rrija në Romë dhe të prisja mbërritjen e Gurakuqit dhe Mustafa Krujës dhe të
udhëtoja në Paris bashkë me ta, pasi të binim dakord mbi çështjen e programit.
Turhani dhe Mehmeti u larguan nga Roma më 4 shkurt, Gurakuqi dhe Mustafa më 11;
kështu që, atë ditë unë ndërmora hapa të merrja pasaportën me vizë me qëllim që
të kthehesha në Lozanë, por m’u tha që ata nuk mund të më lejonin të
largohesha, derisa të kishin marrë mendimin e Turhanit. Isha i irrituar dhe
ndjeja neveri kur kuptova që Turhani po më padiste që të mbahesha si i burgosur
në Romë.
I
dorëzova Gurakuqit dhe Mustafait letrën e mëposhtme për Turhanin:
“Shkëlqesi,
për habinë time ende e kam të pamundur t’u bashkohem kolegëve të mi në Paris
dhe nisja e zotërinjve Gurakuqi e Kruja nuk e ka ndihmuar nisjen time, siç më
kishte dhënë Shkëlqesia Juaj arsye të besoja. Pa dyshim, Shkëlqesia Juaj,
kishte arsye më të mëdha për pengimin e nisjes sime për në Francë si delegat
shqiptar dhe ka harruar që unë kam mandatin nga i njëjti Kongres, të cilit ju i
detyroheni për emërimin tuaj. Është e vërtetë që, para nisjes suaj, kishte disa
çështje të një programi që unë kam refuzuar ta nënshkruaj, por sipas mendimit
tim modest, ky pretekst mund të mos konsiderohet si një arsye serioze, në
dritën e faktit që unë në disa raste kisha deklaruar që nuk kisha kundërshtime
për të bërë ndaj programit në fjalë. Atëherë, a duhet që unë të detyrohem të
dyshoj dhe vullnetin e mirë të
Shkëlqesisë Suaj?”
Jam
i bindur se Turhani dhe qeveria italiane kanë vepruar në bashkëpunim, me qëllim
të më pengojnë për të vajtur në Paris, megjithëse pasaporta ime ishte me vizë
nga Ambasada Franceze. Kjo rrethanë ka shkaktuar lindjen e ndjenjave të
mosbesimit nga ana e shqiptarëve, që e interpretojnë atë si një shenjë të
synimeve të Italisë kundrejt Shqipërisë. Unë mendoj se, është pikërisht kjo
çështja ime, që e ka detyruar z. Bumçi të mos shkojë në Paris — delegacioni
shqiptar në të vërtetë duhej të përbëhej nga shtatë anëtarë: Turhani, Mehmeti,
Gurakuqi, Kruja, Turtulli, Bumçi dhe unë. Gjithashtu më duhet të shtoj se Hasan
bej Prishtina, që kohët e fundit ka arritur nga Vjena në Romë, dëshironte të
shkonte në Paris me shpenzimet e tij, thjeshtë si person privat me qëllim që të
punonte për Kosovën, por nuk u lejua nga autoritetet italiane ta bënte këtë.
Përfundimisht,
unë munda ta marr lejen të largohem nga Italia, vetëm, duke kërcënuar të
shkaktoj një skandal dhe kështu pata mundësi të largohesha nga Roma më datën 2
të këtij muaji. Ndërkohë që isha në Romë, u takova dy herë me z. Joseph Emerson
Haven, Konsull Amerikan në Torino, që tani ka shkuar në një mision në Shqipëri,
me qëllim që të kujdeset për gjërat nga afër dhe për t’i raportuar Ëashingtonit
dhe delegacionit në Paris. Ai më siguroi që Amerika ishte përgatitur të kishte
interesim të madh mbi Shqipërinë, nëse shqiptarët do t'i apelonin asaj.
Gjithashtu, bisedova me Major Robert Denison, kreun e Misionit të Kryqit të Kuq
Amerikan, të përbërë nga 50 vetë, që ka shkuar në Shqipëri për të çuar disa
dhjetëra ton ilaçe, ushqime, këpucë, veshmbathje, etj.
Përsa
i përket sjelljes së italianëve në Shqipëri, konfirmoj atë çka Turtulli ju
shkroi pas udhëtimeve të tij në Itali. Përveç kësaj, kam mësuar që Italia
dëshironte formimin e një komisioni të thjeshtë në Durrës dhe që Qeveria e
Përkohshme u themelua përkundër dëshirave të saj; Italia po bën ç’është e
mundur të krijojë vështirësi për këtë qeveri dhe t’ia heqë gjithë autoritetin.
Një
çështje tjetër që e irritoi Italinë ishte temperamenti i keq i treguar nga
delegatët shqiptarë, të mbledhur në Durrës, kur ata u ndërgjegjësuan për
mungesën e delegatëve të Vlorës, të cilët autoritetet italiane i kishin penguar
të merrnin pjesë në Asamble. Shqiptarët që kishin ardhur nga Korça dhe Shkodra
nuk kishin fjalë për të thënë, asgjë të keqe, për autoritetet franceze që kanë
pushtuar këto dy rajone.
Bashkëngjitur
do të gjeni një kopje të dy telegrameve dërguar Konferencës së Parisit dhe
Turtullit. Gjithashtu, kam folur me Rasih Dinon, që më lexoi një përmbledhje të
letrës që ju ka dërguar javën e kaluar. I bashkohem ideve të tij, telegramet e
të cilit i kam bashkëngjitur këtu si provë e këtij bashkimi, si dhe bisedat e
mia me Haven-in, ku kam theksuar se Amerikës i duhet bërë apel për ndihmë,
mbështetje ushtarake në kufijtë e vendit, që të pengohet tradhtia greko-sllave;
ky kontingjent i vogël Amerikan, duhet të përforcohet nga shqiptarët, që kanë marrë
pjesë në luftë në Francë, në radhët e amerikanëve; riorganizuesit duhet të
funksionojnë për të gjitha degët e administratës, në mënyrë që vendi ynë të
hyjë në rrugën e përparimit, pa mëdyshje të mëtejshme.
Janë
marrë masa kudo për t’u mundësuar shqiptarëve të shprehin dëshirat e tyre
lirisht përpara z. Haven dhe jam i sigurt që ai ka raportuar në përputhje me
këtë.
Përpara
se ta mbyll, duhet të përmend edhe një hollësi; Turhani ndoshta edhe Mehmeti
kanë një kauzë të mëtejme për armiqësinë e tyre kundrejt meje, d.m.th për
mendimin tim - të cilin nuk kam bërë përpjekje ta fsheh: ishte absurde të
formohej një Qeveri e Përkohshme që përbëhej nga 14 “ministra” dhe për më
shumë, që është humbje e fondeve publike. Sepse unë e gjykoj bujari të gabuar
të paguhen 1.800 dhe 3.600 franga në muaj për ministrat në Durrës dhe ata në
Paris. S’ka nevojë ta them, unë nuk kam prekur asnjë kacidhe, por i kam mbuluar
harxhimet e mia me paratë, që më keni dërguar ju.
Më
besoni, z. President,
juaji,
Mit’hat
Frashëri
Shënim:
- Ju lutem, punoni për të marrë për ne ndihmën dhe mbështetjen e Amerikës.
*
Telegram për Dr.
Turtullin, Paris
Lozanë, 9 mars 1919.
“Ju lutemi të ndërmerrni
hapa në mënyrë që vendi ynë, në këtë moment fatzi, të vendosë për qeverisje
Republikane; të lejoni Dinon dhe Frashërin të shkojnë në Paris, si delegatë të
Vatrës dhe të Qeverisë së Përkohshme. Frashëri e kishte marrë vizën franceze,
por nisja u bë e pamundur për shkak të kundërshtimit nga qeveria italiane”.
Pandeli Cale, Gabriel
Jatrou
*
Letër nga Mit'hat
Frashëri, Geneve, më 01.01.1919, drejtuar znj. Edith Durham, 71 Belsize Park
Gardens, London, N.W.3, UK
Fragment:
- "Ne (Dr.Turtulli dhe unë) nuk ia kemi dalë të marrim autorizimin për të
shkuar në Paris që të jemi në gjendje ta mbrojmë kauzën tonë. Ashtu si thoni
edhe ju, në letrën tuaj, gjendja është me të vërtetë kritike për sa i përket
kufijve që do të fiksohen për shqiptarët në Konferencën e afërt dhe për shkak
të pretendimeve italiane. Ne jemi të bindur se, edhe hija e një protektorati
italian do të jetë fatale për të ardhmen e Shqipërisë dhe zotërimi i Vlorës
është i barazvlefshëm me skllavërimin e vendit, sepse Italia do ta kthejë atë
në pikënisje për planet e saj imperialiste në Ballkan. Mbi këtë çështje, ne nuk
kemi dyshim që, opinioni i të gjithë shqiptarëve është me ne dhe tërheq
vëmendjen tuaj në këtë pikë. Na duket gjithashtu e vështirë të besojmë se,
Britania e Madhe dhe Aleatët e saj liberalë, të mund të lejojnë një padrejtësi
të tillë në Konferencën që po afrohet."
*
Revista franceze
“L’Europe Nouvelle” Paris, ka botuar më 24 janar 1920, letrën e Mid’hat
Frashërit, delegat i Konfederatës “Vatra” në Konferencën e Paqes në Paris, me
titullin L’indépendance de l’Albanie”.
“Qarkullojnë
zëra se Konferenca e Paqes ka menduar t’i japeë Jugosllavisë pjesën veriore të
Shqipërisë (deri në lumin Drin) në kompensim të zonës së Fiumes; thuhet se jugu
i Shqipërisë (qarqet e Korçës dhe të Gjirokastrës) do t’i dhurohen si kurban
Greqisë dhe se Italia – si luani në fabul, do të marrë pjesën tjetër (Vlorën
dhe territore të tjera nën mandat).
Padyshim,
Konferenca do të vulosë këtë vendim me fjalët: Fundi i Shqipërisë!
Në
mes të shekullit XX, tri Fuqitë e Mëdha liberale të universit, Franca, Britania
e Madhe dhe Italia, po shkaktojnë mbi Shqipërinë të njëjtin krim ashtu si
Rusia, Prusia dhe Austria despotike kryen gjatë shekullit XVIII mbi Poloninë.
Anglia,
duke hyrë në Luftën e Madhe, deklaronte se ajo do të luftonte për mbrojtjen e
kombësive të vogla. Zoti Clemenceau, në
fjalimin që mbajti në Strasburg më 4 nëntor 1919, tha: «Krerët e qeverive të
kombeve të para të botës u mblodhën në Paris, për të ribërë hartën e Evropës në
emër të së drejtës të popujve për vetvendosje».
Presidenti
Ëilson, në marrëveshje me të gjithë aleatët, duke përfshirë Italinë, ka thënë
se kjo luftë kolosale pati për qëllim çlirimin e popujve të shtypur, mbrojtjen
e të dobëtve, triumfin e drejtësisë dhe ligjit mbi forcën brutale.
Shqipëria
u gjymtua për here të pare në1878; për të dytën herë, u copëtua në 1913, në
Konferencën e Londrës; e megjithatë, kjo Konferencë, e cila u formua nga
përfaqësuesit e kombeve të mëdha: Franca, Anglia, Italia, njohu një Shqipëri të
vogël e të pavarur. Për shqiptarët është i rëndësishëm ky shirit (rrip) i vogël
toke; ata dëshirojnë të jetojnë, të mos vdesin. Ata dëshirojnë pavarësinë e plotë
dhe refuzojnë çdo mandat.
Pra,
marrëveshja e 1913, qenka një copëz e thjeshtë letre?
Në
Evropë masakrojnë Shqipërinë, ndërsa në Azi krijohen shtete të pavarura. A
është kjo ironi apo një komedi makabre?
Morali?!”
Lumo
Skëndo
Botuar te gazeta
“Panorama” 24 qershor 2021