E merkure, 08.05.2024, 11:35 PM (GMT+1)

Mendime

Nebil Çika: Nuk e ka fajin BE por ne që mbajmë këtë qeveri!

E merkure, 23.06.2021, 08:00 PM


Nebil Çika:

Mos dëgjoni që bëjnë si të mërzitur e të zemëruar me BE janë të kënaqur që nuk u hapën negociatat dhe e prisnin këtë.

Qeveria është më e pa interesuara për procesin e anëtarësimit në BE pasi është pikërisht ajo që duhet të plotësojë kushtet dhe standardet me të cilat e ka të pa mundur të rrijë në pushtet me vota të vjedhura e të blera, të lerë vendin pa drejtësi, të shkelë ligjet dhe kushtetutën, të vjedhë e shpërdorojë fondet dhe pronën publike e private .

Me pak fjale do ti duhet të sillet si qeveritë e BE gjë që me sjelljen e sajë ka treguar se nuk është e gatshme ta bëjë në gj të tillë.

Nga anëtarësimi në BE Shqipëria pret standarde të mira të demokracisë, shtet të se drejtës dhe prosperitet ekonomik e social të cilat i mungojnë popullit, jo qeverisë.

Në se qeverisë nuk i nevojiten këto përfitime nga integrimi në BE, përkundrazi e dëmtojnë, pse duhet ta dojë e të punojë për të ?!

Nuk e ka fajin BE por ne që mbajmë këtë qeveri.

Ka vërtet ndonjë që mendon seriozisht se ky shtet, me ato që bëjnë drejtuesit e tij ,e meriton anëtarësimin në BE ? !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora