| E merkure, 23.06.2021, 08:00 PM |
Nebil Çika:
Mos
dëgjoni që bëjnë si të mërzitur e të zemëruar me BE janë të kënaqur që nuk u
hapën negociatat dhe e prisnin këtë.
Qeveria
është më e pa interesuara për procesin e anëtarësimit në BE pasi është
pikërisht ajo që duhet të plotësojë kushtet dhe standardet me të cilat e ka të
pa mundur të rrijë në pushtet me vota të vjedhura e të blera, të lerë vendin pa
drejtësi, të shkelë ligjet dhe kushtetutën, të vjedhë e shpërdorojë fondet dhe
pronën publike e private .
Me
pak fjale do ti duhet të sillet si qeveritë e BE gjë që me sjelljen e sajë ka
treguar se nuk është e gatshme ta bëjë në gj të tillë.
Nga
anëtarësimi në BE Shqipëria pret standarde të mira të demokracisë, shtet të se
drejtës dhe prosperitet ekonomik e social të cilat i mungojnë popullit, jo
qeverisë.
Në
se qeverisë nuk i nevojiten këto përfitime nga integrimi në BE, përkundrazi e
dëmtojnë, pse duhet ta dojë e të punojë për të ?!
Nuk
e ka fajin BE por ne që mbajmë këtë qeveri.
Ka
vërtet ndonjë që mendon seriozisht se ky shtet, me ato që bëjnë drejtuesit e
tij ,e meriton anëtarësimin në BE ? !