E premte, 02.05.2025, 04:36 AM (GMT+1)

Mendime

Luan Kalana: Protokolli i Kapshticës

E diele, 27.06.2021, 12:03 PM


PROTOKOLLI  I KAPSHTICES-dëshimi dokumetare historike

Nga Luan Kalana

Protokolli i Kapshticës ,midis Shqiperise dhe  Greqise-28 Maj 1920, për njohjen dhe respektimin e integritetit kombëtar të popullsise shqiptare,të traditave të arsimit dhe të fesë në teritorin e shtetit Grek dhe anasjelltas.

I njohur gjithashtu si  Marrëveshja e Kapshticës, ishte një marrëveshje midis përfaqësuesve shqiptarë dhe grekë e nënshkruar në fshatin kufitar të Kapshticës,në afersi të qytetit të Bilishtit, më 28 maj 1920,një vend autokton në teritorin shqiptar,të njohur sot ,Dogana e Kapshticës.

Sipas kësaj marrëveshje të dy palët pranuan statusin e kufirit Greko-Shqiptar të Luftës së Parë Botërore , si dhe një numër dispozitash për mbrojtjen e popullsisë lokale shqiptare dhe greke të rrethit Korçë dhe të drejtat e saj arsimore dhe fetare.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Greqia ishte një nga shtatë vendet që pushtoi Shqipërinë, duke mbushur vakumin e lënë pas shembjes së Perandorisë Osmane në Ballkan gjatë Luftërave Ballkanike.

Greqia pretendoi pjesë të Shqipërisë së Jugut ,si "Epiri i Veriut"emer dhe vendbanim autokton shqiptar,pellazgo-ilir, ku midis të tjerash ,një pjesë e madhe të teritorit shqiptar të Devollit të sipërm, rreth 37 fshatrat me banim ish popullsise shqiptare,me qendër administrative qytetin shqiptar Kosturi (Castoria, sot Greqi) nj  PROTOKOLLI  I KAPSHTICES-dëshimi dokumetare historike.

Protokolli i Kapshticës ,midis Shqiperis dhe  Greqis-28 Maj 1920,

për njohjen dhe respektimin e integritetit kombëtar të popullsise shqiptare,të traditave të arsimit dhe të fesë në teritorin e shtetit Grek dhe anasjelltas.

I njohur gjithashtu si  Marrëveshja e Kapshticës, ishte një marrëveshje midis përfaqësuesve shqiptarë dhe grekë e nënshkruar në fshatin kufitar të Kapshticës,në afersi të qytetit të Bilishtit, më 28 maj 1920,një vend autokton në teritorin shqiptar,të njohur sot ,Dogana e Kapshticës.

Sipas kësaj marrëveshje të dy palët pranuan statusin e kufirit Greko-Shqiptar të Luftës së Parë Botërore , si dhe një numër dispozitash për mbrojtjen e popullsisë lokale shqiptare dhe greke të rrethit Korçë dhe të drejtat e saj arsimore dhe fetare.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Greqia ishte një nga shtatë vendet që pushtoi Shqipërinë, duke mbushur vakumin e lënë pas shembjes së Perandorisë Osmane në Ballkan gjatë Luftërave Ballkanike.

Greqia pretendoi pjesë të Shqipërisë së Jugut ,si "Epiri i Veriut"emer dhe vendbanim autokton shqiptar,pellazgo-ilir, ku midis të tjerash ,një pjesë e madhe të teritorit shqiptar të Devollit të sipërm, rreth 37 fshatrat me banim ish popullsise shqiptare,me qendër administrative qytetin shqiptar Kosturi (Castoria, sot Greqi) ,nje “Cameri e Vogel”, pasi vetëm një pakicë e konsiderueshme e popullsisë Greke(të ardhur nomade) jetonte atje. Më vonë kjo popullsi shqiptare u terrorizua,u shpronësua  e u shpërngul ,me forcë në ishujt lindore të detit Egje dhe në Anadoll,Turqi.

Në vitin 1915, pozicionet greke u pushtuan nga trupat italiane në Gjirokastër dhe trupat franceze në Korçë,duke e shtyre ushtrinë pushtuese greke ne thellësi të territoit të saj,të dikurshëm.

Pas shkatërrimit të Republikës Autonome Shqiptare të Korçës, trupat franceze u larguan nga zona e cila u përfshi në shtetin shqiptar të sapo krijuar dhe Konferenca e Paqes në Paris riafirmoi kufijtë.  Sidoqoftë, tensionet ishin të pranishme në atë pjesë të kufirit shqiptaro-grek.

Marrëveshja qe u arrit ,u vendos:

-Nga Republika Autonome Shqiptare e Korçës

Trupat franceze qëndruan në Korçë deri më 24 maj 1920. Dy ditë më vonë, më 26 maj 1920, pas një tubimi të madh të zhvilluar në Korçë, dhe më vonë në Bilisht dhe Pogradec, shqiptarët kërkuan përfshirjen e ish Republikës Autonome Shqiptare të Korçës në Shqipërinë shteti, duke informuar qeverinë e Tiranës përmes përfaqësuesve lokalë atje për situatën e tensionuar në Korçë, veçanërisht në kufirin me Greqinë.

Qeveria greke po priste një aprovim nga pala britanike dhe nuk do të merrte asnjë veprim ushtarak në Shqipërinë e Jugut pa pëlqimin e tyre. Duke marrë në konsideratë (gjoja) zbulimet e fundit të naftës dhe negociatat për Ishujt Thrakë dhe Dodekanezë që po ndodhnin në atë kohë, Britanikët e zhvendosën pozicionimin e tyre drejt ruajtjes së kufirit aktual dhe mbështetjen e shtetit shqiptar, kështu që mënyra e vetme që mbetën .

Pas një takimi të shpejtë, të bërë në Follorinë midis përfaqësuesve grekë dhe shqiptarë, u vendos më 28 maj 1920 të vazhdohej me takimin në Kapshticë ku u nënshkrua marrëveshja dhe ishte i njohur si "Protokolli i Kapshtica", ose "Protokolli shqiptaro-grek i Kopshtica ", e cila do të mbetej në fuqi derisa çështja të zgjidhej nga Konferenca e Paqes.

Kreu i delegacioneve ishin Josif Koçi për palën shqiptare dhe Achilleas Kalevras për palën greke,i mbajtur nën mbrojtjen e sigurimin në shtëpine e  patriotit kapshticar z.Shaban Be Mullaj dhe kryetrimave të tij luftëtare vullnetare që ruanin kufirin shqiptar.Këto  të vërteta dhe realitete i kam dëshmuar dhe shkruar në librat e mij Devoll-Albania ,që ndodhen në invetarin e Biblotekës Kombëtare,të Kongresit Amerikan në Washington DC ,SHBA.

Ky do të ishte protokolli i parë i nënshkruar midis Shqipërisë e Greqise  dhe çdo vendi të huaj,per respektimin e teritoreve kombetare dhe te kufijve.

- Shtroj pyetjen-Sa e njohin historiant,akademiket ,studjuesit shqiptare,këtë dëshmi historike ,këtë dokument te quajtur Protokolli i Kapeshticës apo Marrëveshja e Kapshtices ,për njohjen dhe përcaktimin e kufijve teritoriale midis Shqiperise dhe Greqise,të nenshkruar me 24 Maj 1920 ?!

Le te shohim ,reagimet ,angazhimet e sipërmarjet e tyre,pasi populli i zonës kufitare në Devoll,është dëshmitar okullar dhe i patjetërsueshëm .

(marrë nga arshivat e dokumentat e kohës dhe nga Wikipedia )

@ Luan Kalana

publicist shqiptaro-amerikan,SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx