Mendime
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Koha kërkon ballafqim shkencor historiko- shkencor dhe jo replika
E diele, 27.06.2021, 10:30 AM
”Krim
nuk është vetëm kur vret me plumb. Kur shkruhet e mësohet nëpër shkolla një
histori e gënjeshtërt, e mohuar, e cunguar dhe e tjetërsuar, është krim ndaj
kombit dhe Hisorisë. Shkruesit e kësaj historie të përciptë, janë kriminelë të kombit.”
Autorja. Vivra
Nga
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Faleminderit! Z.Uran për shkrimin tuaj kushtuar Mit’hat Frashërit! Lidhur me polemikën tuaj po shpreh mendimin
tim...
Megjithëse është vonë, e shoh të domosdoshme që Instituti i studimeve
Historike “Lumo Skëndo”, tashmë
duhet të bëhet faktor, kurse anëtarët e tij duhet të jenë aktorët qe do
te 'luajnë' në skenë historinë e mohuar, të cunguar dhe të tjetërsuar të
Shqipërisë. O tani, ose kurrë, nuk vihet në vend dinjiteti kombëtar me
pseudohistorianë marksist, leninist dhe enverist.
Unë, si individ, nuk pranoj
kompromise, as replika me ata që me breza e kanë shitur autoktoninë shqiptare
te fqinjët. Atyre u mungon ndërgjegja kombëtare. Nuk është një historian, as dy
që u bëjnë hosana fqinjëve greko-serb (hajdut
të identitetit tonë iliro-pellazg dhe gjuhës sonë më të lashtë), por një
sistemi i tërë neokomunist që përdor të gjitha format, mjetet, metodat dhe
mashtrimet për të mbajtuar gjallë historinë e gënjeshtërt, plot me shpifje të
paqëna. Kjo mënyrë u shërben fqinjëve të realizojnë synimet e tyre në vulosjen
e historisë siç thotë Bernal, te
libri “Atena Nera” , se semitët me
rrënjë afro -aziatike, sajuan një histori farse, ku autori u ka nxjerë bojën.... Historianët grekë po
veprojnë ashtu siç kanë bërë me ndryshimin e emrit të Gadishullit Ilirik , duke e quajtur gad. Ballkan, vetëm
që të mohohet autoktonia shqiptare me prejardhje pellazgo-ilire. Për këtë historiani grek, Dhimitri Bethanis ka
dy vjet që kërkon formulimin dhe shkrimin e një historie të përbashkët
shqiptaro- greke. Në këtë mënyrë
Historia e Shqipërisë të sfumohet fare, kurse historia e rreme greke e
ngritur në piedestal nga Roma. pa fakte shkencore, pa gjenezë autentike, të
vuloset si e drejtë. Krim nuk është vetëm kur vret me plumb. ”Kur shkruhet e mësohet nëpër shkolla një
histori e gënjeshtërt, e mohuar, e cunguar dhe e tjetërsuar, është krim ndaj
kombit dhe Hisorisë. Shkruesit e kësaj historie të përciptë, janë kriminelë të kombit
Insituti “Lumo Skëndo” që Ju
drejtoni, i cili mban një emër të madh, të kolosit të mendimit intelektual
shqiptar, Mit’hat Frashërit, duhet të ballafaqohet me fakte konkrete me të
gjithë historishkruesit vendas dhe të huaj. Kërkesa nuk bëhet në mbrojtje të
një personaliteti, por bëhet në emër të Kombit dhe historisë së tij të
gjysmuar. Atë që nuk e ka bërë deri më sot, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, koha ia ofon këtij
institucioni. Nëse ju thërrisni në një takim gjithë ata historianë nga trevat
etnike shqiptare, që ju përkrahin në këtë drejtim, shpresoj se shumë mendime, mund të japin një zgjidhje,
sepse Historia e Shqipërisë fillohet që
nga zanafilla nga lindja e pellazgut të parë në këto troje...Kurse replikat
janë vetëm për të tërhequr vëmendjen nga ajo që është më e qenësishme, e
vërteta historike, faktike, shkencore,
në përpilimin dhe shkrimin e Historisë së Shqipërisë.
Në
mbyllje të librit tim “Autoktonia e
Shqipërisë Jogore, Enigma e Shekujve”, drejtoj pyetjen:
“Çfarë sekreti u di politikanëve dhe
historinëve shqiptarë , Greqia apo
Serbia që, jo vetëm i kanë në dorë dhe u bëjnë shantazhe në q?shen e shtëpisë së tyre,
por dhe i kërcënojnë, pasi u kanë futur këmbët në një këpucë?! A nuk është
stepje dhe dobësi e tyre para së vërtetës?!”
Gjithsesi
më pëlqen ta mbyll punën time me një thënie të Sokratit: “Ai
që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij!”
Përgjigjet
i takojnë çdo lexuesi...
Shëndet, me konsideratë! Të fala zonjës!
Vilhelme
Vlorë, 24.6.2021