Mendime
Sonila Meço: Shqipëria sot ngjan me një kopsht zoologjik brenda xhunglës
E diele, 27.06.2021, 12:11 PM
Sonila Meço:
Në
Velipojë me armë, në Sarandë me sëpata, në autostradën Fier-Vlorë shpejtësia
marramendëse e Audi-t…marrin jetë njerëzish dhe kërcënojnë të pafajshëm.
Fajin
e ka mjeti i përdorur për vrasje, apo rregullatori i bashkëjetesës mes njerëzve
dhe institucioneve?
Fajin
e ka mjeti i përdorur për vrasje, apo çdo institucion i dështuar për të
vendosur ligjin mbi muskujt e xhepat e secilit?
Fajin
e ka prodhuesi i armëve, i sëpatave, i Audi-t, apo ai që i keqpërdor pa i bërë
syri tërr nga shteti, policia, ligji, drejtësia?
Nëse
mentaliteti se gjërat zgjidhen me forcë dhe para e jo me ligj dhe institucione
kalçifikohet në ndërgjegje kolektive edhe me duar do ta mbysin tjetrin në mos
paçin armë, sëpata, thika…
Shqipëria
sot ngjan me një kopsht zoologjik brenda xhunglës, porta e të cilit është pa
çelës.
https://www.facebook.com/sonilamecoA