Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sonila Meço: Shqipëria sot ngjan me një kopsht zoologjik brenda xhunglës

| E diele, 27.06.2021, 12:11 PM |


Sonila Meço:

Në Velipojë me armë, në Sarandë me sëpata, në autostradën Fier-Vlorë shpejtësia marramendëse e Audi-t…marrin jetë njerëzish dhe kërcënojnë të pafajshëm.

Fajin e ka mjeti i përdorur për vrasje, apo rregullatori i bashkëjetesës mes njerëzve dhe institucioneve?

Fajin e ka mjeti i përdorur për vrasje, apo çdo institucion i dështuar për të vendosur ligjin mbi muskujt e xhepat e secilit?

Fajin e ka prodhuesi i armëve, i sëpatave, i Audi-t, apo ai që i keqpërdor pa i bërë syri tërr nga shteti, policia, ligji, drejtësia?

Nëse mentaliteti se gjërat zgjidhen me forcë dhe para e jo me ligj dhe institucione kalçifikohet në ndërgjegje kolektive edhe me duar do ta mbysin tjetrin në mos paçin armë, sëpata, thika…

Shqipëria sot ngjan me një kopsht zoologjik brenda xhunglës, porta e të cilit është pa çelës.

https://www.facebook.com/sonilamecoA