Mendime
Xhemal Ahmeti: Shteti dhe grupet e interesit
E enjte, 01.07.2021, 07:00 PM
SHTETI DHE GRUPET E INTERESIT
Nga
Xhemal Ahmeti
Çdo
qytetari duhet t'i garantohen të drejtat dhe liritë e njeriut pavarësisht
praktikave të tij seksuale, gjinisë, besimit, bindjeve. Duhet të parandalohet
çdo diskriminim i mundshëm në këtë drejtim. Këto të drejta përmbajnë edhe
privilegjin e grupimit të atyre me bindje dhe interesa të njëjta në organizata,
shoqata e të ngjashme. Si rrjedhojë e kësaj ata kanë të drejtë në manifestim
publik [me leje të shtetit si garantues i koekzistencës] të vlerave, kauzave të
tyre nëpërmjte festave, protestave, demonstrimit. Shteti duhet t'i menaxhojë
këta në aspektin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe mbrojtjen e tyre nga grupet
kundër këtyre. Këto janë rregullat që duhet respektuar. Më e mira do ishte që
shteti mos të favorizonte asnjërin nga grupet, shoqatat, organizatat të cilat
si persona juridik, grupime civile apo tjera, duke i promovuar publikisht. Ose
e bën sistem, duke e legalizuar me ligj pjesmarrjen eksplicite të pushtetit në
këto organizime. Prandaj më mirë është që pushteti të rrijë larg këtyre
festave, protestave, qofshin ata të LGBT-së, Bashkësisve Fetare apo
organizatave tjera të domenit. Le të bëhet rregull ose le të shkohet gjithandej
si formë semi-legale. Përndryshe përherë do të ketë fërkime dhe debate të
panevojshme si ky sot.