Mendime
Aurel Dasareti: Trojet shqiptare sundohen nga klanet dhe familjet kriminale
E marte, 29.06.2021, 06:25 PM
Trojet shqiptare sundohen nga klanet dhe familjet kriminale
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Shpresa nuk është gjë tjetër
veçse ëndrra e zgjimit. Ne nuk e godasim përhapjen e krimit pa e kapur të keqen
në rrënjë.
***
Unë nuk besoj aspak në “analistë”
politik të njëanshëm, për shkak të konfliktit të interesit në lidhje me njerëz
në parti të caktuara. Unë nuk besoj shumë në përshkrimin e galerive që kanë
vendosur pikturat ose fotot në ekspozitë.
Burrave “trima” më së miri u përshtaten fustanet.
Kur
rrethet e ngushta planifikojnë se çka do të bëjnë dhe nuk i japin llogari
askujt, zë të ecë guximshëm korrupsioni, por edhe tradhtia. Vetëm njerëzit e
lirë mund t`i mbrojnë qëndrimet e veta dhe nderin e fortë për një përfundim të
përbashkët, përkrahin interesat e kombit para interesave personale.
***
Situata në FYROM ndryshon vazhdimisht, gjithnjë e më tepër, në të keqe për shqiptarët autokton. Dominojnë ardhacakët sllavo-folës, të cilët i nënvlerësojnë autoktonët që me decenie nuk veprojnë si burrat,që t`i hedhin në koshin e plehrave gjithë klounët shqipfolës të këtyre 20 viteve, por vetëm duartrokasin për çdo dështim të radhës.
Me këshillën e nënës së saj, mushkonja e vogël u
ngrit në fluturimin e saj të parë. Pas pak, mushkonja kthehet dhe nëna e tij e
pyet:
• Si ishte, bir?
• E shkëlqyeshme, mami! Kur më panë duke fluturuar,
të gjithë mushkonjat më duartrokitën!
PS: Letrën e mëposhtme e kam shkruar në vitin 2010.Mund ta ribotoni.
“Etërit" NARCISTË të shqiptarëve të FYROM-it!