Mendime
Florim Zeqa: Lum ai që e mbron idealin, njerëzinë dhe burrëninë e vet!
E shtune, 03.07.2021, 05:36 PM
Lum ai që e mbron idealin, njerëzinë dhe burrëninë e vet!
Shkruan:
Florim Zeqa
Nga
momenti i caktimit të datës së zgjedhjeve lokale për 17 tetor të këtij viti,
për të mos thënë çdo ditë, nuk kalon javë që nuk më vjen nga një kërkesë për
t’iu bërë shkrime publicitare kandidatëve të caktuar për kryetar degësh nga
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe jo vetëm!
Përgjigje e përbashkët
publike
Përmes
shkrimit të mëposhtëm po ua kthejë një përgjigje përbashkët dhe publike të
gjithë atyre që më shkruan dhe atyre që mund të shkruajnë gjatë ditëve në
vijim.
Me
kënaqësi do t’i mbështetja disa nga emrat, sikur ata të ishin kandidat të
pavarur për kryetar komune, por unë kam vendosur të qëndroj neutral dhe i
paanshëm në parafushatën për zgjedhjet lokale të vjeshtës dhe atë për shumë
arsye…!
E
para) nuk dua t’i bëjë më shërbime kësaj LDK-je që asnjëherë nuk mendoi për
neve veprimtarëve të orëve të para. Edhe pse, për 11 vjet rresht i bëra me
qindra e qindra shkrime në mbështetje të LDK-së si subjekt politik dhe
kandidatëve të saj gjatë fushatave zgjedhore, e cila asnjëherë dhe në një rast
të vetëm nuk mendoj për mua, në mos për asgjë tjetër, të paktën për një
falendrim publik!!!
Për
dallim nga partitë e tjera që i shpërblyen kundërshtarët e rugovizmit me punësime
nëpër institucione dhe poste të larta shtetëror, LDK-ja i harroj dhe injoroj
mbrojtësit e vërtetë të filozofisë politike rugoviane. Në vend të tyre u
avancuan parashutistët, vartësit dhe servilët e liderit partiak, madje edhe ata
që nuk ishin asnjëherë pjesë e LDK-së Rugoviane.
E
dyta) nuk dua t’i bëjë shërbime kësaj LDK-je që akoma e mbanë portretin e
shkatërruesit të saj, i cili ende vazhdon ta kontrolloj çdo gjë nga prapaskena
dhe t’i dirigjojë me “telekomandë” servilët e vet në këtë subjekt politik.
E
treta) nuk dua t’i bëjë më shërbime kësaj LDK-je që udhëhiqet nga fallangat
Sorosiane dhe Surroiane, të cilët (edhe nga subjektet tjera) po e bëjnë lojën e
djallit në partinë e ish presidentit historik Ibrahim Rugova!
Do
të qëndrojë i palëkundur në pozicionin apartiak, por do të mbetem përjetësisht
besnik i folozofisë politike rugoviane, që i bie se, nuk do ta mbështes dhe as
që do të bëhem pjesë e ndonjërës prej subjekteve aktuale politike.
Alternativa e re, mision
jetësorë
Me
vendosmëri dhe guxim do ta vazhdojë tutje misionion tim jetësorë për krijimin e
një alternative të re politike, e cila do t’ua kthejë shpresën dhe besimin e
qytetarëve për jetë dinjitoze në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.
Me
ndryshimin që do ta sjellë alternativa e re politike, do të përfitojnë të
gjithë qytetarët e Kosovës. Me alternativen e re politike nuk do të ketë më
diskriminim të qytetarëve në baza partiake dhe familjare, regjionale apo
fetare.
Alternativa
e re politike do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të ndershëm të vendit
tonë, do të jetë derë e hapur për të gjitha vlerat njerëzore dhe kombëtare,
intelektuale dhe profesionale që e duan me shpirtë dhe zemër atdheun e tyre.
Në
alternativen e re politike nuk do të ketë vend për pseudo-vlera, për pseudo-patriot,
për pseudo-intelektual, nuk do të ketë
vend për matrapaz dhe as kusarë politik, për shkak se do të jenë llogaridhënja
dhe transparenca e çdo veprimi dhe lëvizje financiare, barazia qytetare dhe
liria e shprehjes ato që dot’ua pamundësojnë veprimtarinë njerëzve me prirje
negative; nepotike (punësime familjare dhe partiake), korruptive, krimi të
organizuar dhe çdo forme tjetër negative dhe diskriminuese në shoqërinë
kosovare.
I
mirëpres të gjithë ata që janë të gatshëm të rreshtohen vullnetarisht në
alternativen e re politike për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, pa llogaritur
në interesa apo privilegje personale!
Të
bëhemi edhe një herë bashkë sikurse në fillim-vitet e ’90-ta për ta dërguar në
muzeun historik këtë klasë të konsumuar politike në pushtet dhe opozitë, për
t’ia kthyer përfundimisht shpresën dhe dinjitetin qytetarit të vendit tonë, për
ta ndarë së bashku të mirën dhe të keqën me njëri-tjetrin në shtëpinë tonë të përbashkët
në Dardani.
Zoti
i do ata që e duan njëri-tjetrin!
Lum
ai që e mbron idealin, njerëzinë dhe burrëninë e vet!