Mendime
Aurel Dasareti: Shqipëria e kapur nga regjimi mafioz është bërë minë në një qiell të përgjakur
E premte, 02.07.2021, 07:07 PM
Shqipëria e kapur nga regjimi mafioz është bërë minë në një qiell të përgjakur
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Shkatërro gjithçka që të shkatërron.
Mos lejo askënd të shkatërrojë ëndrrat tuaja, sepse askush nuk të ndihmoi as
t'i ndërtosh ato.
***
Ëndërro për çfarë ia vlen të zgjohesh. Aty ku Zoti i ka dhënë fund, mos
vendos një pikëpyetje. Asnjëherë mos e shitni dinjitetin tuaj sepse nuk keni ku
ta blini. Nëse nuk e duroni dot të vërtetën, as mos e kërkoni. Është shumë më
vështirë të harrosh sesa të duash, është më e vështirë të provosh sesa të
shpjegosh, dhe është më lehtë të dënosh sesa të kuptosh.
***
Flitet shumë për Mafie, por Mafia nuk
është tjetër veçse privatizimi i sigurisë publike, privatizim i egër që ka
vajtur në mbarë trojet arbërore. Çka ne e quajmë Mafie është në thelb një rrjet
i ndërthurur ujdish midis sipërmarrësve dhe nëpunësve shtetërorë, të mbështetur
fortë nga mediumet e ”lira”. Është ana e errët e sipërmarrjes së lirë.
Mos merrni dhe mos
jepni dhurata e ryshfete, pasi kështu humbni lirinë. Dhuratat dhe ryshfetet
shërbejnë për të bërë skllevër, ashtu si kamxhikët shërbejnë për të zbutur
qentë.
Gjithçka po polarizohet dhe keqësohet gjithnjë e më shumë. Pseudo-mediat,
pseudo-politikanët, pseudo-intelektualët dhe tradhtarët kanë qenë dhe janë
përgjegjës për këtë. Ata i largojnë njerëzit larg nga njëri-tjetri, në mënyrë
që të mos qëndrojmë së bashku dhe të rebelohemi kundër krimeve të bëra nga
kapsit e shtetit. Është një lëvizje drejt një shoqërie të rrezikshme - kur
“politikanët” adhurohen dhe admirohen si njerëz të famshëm, përkundër faktit se
janë hajna të zhytur në korrupsion, krimin e organizuar dhe tradhti kombëtare.
Të luftojmë që askush më të mos kërkojë fatin jashtë
trojeve arbërore, përndryshe do të mbetemi edhe pa territor edhe pa popull.
Po, ne shqiptarët jemi nomadë në tokë. Ecim rrugëve të botës dhe ulërimë,
herë zvarritemi, herë ecim drejt dhe shkelim njëri-tjetrin. Edhe ata shqiptarë
që kanë mbetur do të lënë atdheun e tyre dhe do të kërkojnë “lumturinë” diku
tjetër, atje ku nuk gjendet. Ikin kryesisht për shkak të atij nudisti që
mbjelljen e drogës e konsideron “bujqësi”!
***
Kopilët më zaptojnë e uzurpojnë! Është e dobishme të mos tregosh dobësi!
Mos u largo nga unë, më shpëto! Të lutën vendi ku ke lindur.
Ka vetëm dy vende për të jetuar: ose
jashtë ose brenda. Dhe
hutimi mbretëron mbi të dyja. Një qenie njerëzore shqiptare është një lëkurë
midis dy formave të kaosit. Por për një moment ishe një me botën. Një botë që
është e padurueshme.
Errësira e së
kaluarës sime është drita e së ardhmes time.
Asgjë nga këto nuk ke ndjerë më
parë në zemrën tënde. Çdo gjë ka qenë shtrirë atje, e varrosur në ty, e
papërdorur, në mungesë të asaj që mund ta zgjojë atë në jetë.
"Ku po
shkon?" – e pyet ndjenjën
tënde, me të njëjtin zë të lartë, sikur të ishe disa metra larg. Në asfalt mes
jush qëndron një gazetë që ka dalë nga akulli që shkrihet, e lagur dhe e shqyer
si një zog i mavijosur.
Edhe ato ndjenja përgjithësisht të
bukura, ato që janë relativisht të pashme nga kushtet, bëhen të shëmtuara
ndërsa heqin dorë nga shëtitorja e vetes, në momentin që lëshojnë ngërçin për
figurën e tyre publike, mafioze. Kjo është ajo që ndodh: ata heqin dorë nga të
qenët atë që duan të jenë - dhe fundosen në atë që janë.
Ai që kishte qenë një mace, mendon,
me tërë fytyrën e mbuluar me lesh, i patrazuar nga gjithçka përreth tij, i
veçantë dhe arrogant, pa aftësi për asgjë, përveç një përsëritje të përjetshme
të së njëjtës gjë, gjumit dhe zgjimit, gjumit dhe zgjimit, pa marrë parasysh
askënd dhe asgjë.
Ai që kishte qenë një astronaut,
mendon ti, i mbështjellë me një kostum të stërmadh të rëndë që fsheh gjithçka,
noton në një gjendje pa peshë në një vend në hapësirën e jashtme, të shkrepur
si një predhë, në rrugën drejt së panjohurës, gjithnjë e më larg Tokës,
gjithçka ka mbetur që të tërheq poshtë, të lirë nga çdo mjerim, ai që do të kishte mbetur si një copë bajge në një mermer
të gjelbër, një shkëmb të vogël, një grimcë rëre, vetëm një copë pluhuri, në
fund më pak se një copë pluhuri, në fund të fundit asgjë.
Harro gjithçka, mendon ti. Ktheja
shpinën, vendose pas teje, ik nga ai mjerim, fluturo larg. Kujtesa është një
lidhje. Të mbash mend është të mbetesh lidhur në zinxhirë. Të harrosh do të
thotë të lësh veten të lirë. Por nuk mund të harrosh derisa t’i bësh një nder
vetes, krenarisë tënde ilire-shqiptare, të zgjohesh nga gjumi i përjetshëm dhe
heqësh qafe zinxhirët, të fitosh lirinë, përndryshe në pjesën tjetër të jetës
tënde, të mbetet vetëm të rreshtohesh e argëtohesh në “paradën e krenarisë”,
midis kokëmishëve dhe anëtarëve të qeverisë.
***
Një baba, përndryshe tifoz kokëtul i diktatorit të sotëm, i thotë të birit:
- Ti e kupton, vetëm idiotët janë plotësisht të sigurt
për gjithçka.
- A je i sigurt për këtë, babi?
- Natyrisht, jam plotësisht i sigurt.
***
Shqipëria po lundron në një epokë të errët, drejtë vetasgjësimit, ku përveç
tjerash po hartohet legjislacioni i shkretëtirës. Fjalët e mia mund të
tingëllojnë të ashpra. Por ato nuk janë. Është realiteti që është i
pamëshirshëm. Megjithatë, me angazhimin tënd, edhe ti mund të kontribuosh në
ndryshimin e kësaj gjendje shumë të rrezikshme. Është vetë brendia e secilit
prej nesh burimi i trishtimit ose gëzimit. Zgjohu dhe thuaj vetvetes: Përgjegjësia
ime është të marr përgjegjësi për atë për të cilën jam përgjegjës.
PS: Shkruaj nga gjendja e brendshme e pikëllimit më të
dhimbshëm të zemrës së fëmijës tetëvjeçar (1984), kur së bashku me prindërit u
zhvendosëm nga vendi im i lindjes (edhe i nënës) Australia në SHBA, vendlindjen
e babit.
Mos më lër mua
Sa thellë ndjehem për pikëllimin që kam
Unë e dua dhe e urrej dhimbjen që pata
Mos rri dhe mos më lër
Mos më duaj dhe mos më urre!
***
https://www.youtube.com/watch?v=rwR7-IJ9hc8
Këngë kurbeti