Mendime
Nue Oroshi: Nacionalizmi shqiptar është nacionalizëm mbrojtës
E premte, 02.07.2021, 07:15 PM
Nacionalizmi shqiptar është nacionalizëm mbrojtës - shqiptarët nuk duhet të kenë frigë nga ai por duhet ta ujisin e ushqejnë sa ma mirë
Nga
Nue Oroshi
Kohëve
të fundit në botë e posaçërisht në Evropë, rrahen shpeshherë temat që kanë të
bëjnë me nacionalizmin.Nacionalizmi nuk është i njëjtë tek të gjitha kombet dhe
shtetët në përgjithësi.Ai ndryshon nga një komb tek kombi tjetër.Gjatë
historisë kemi shumë lloje të nacionalizmave.Tek shtetet të cilat kanë sulmuar
që të bëjnë zgjerimin e territoreve të tyre ata kanë pasur një nacionalizëm
sulmues apo siç njihet në histori nacional-shofinizëm.Ky nacional-shofinizëm
është përdorur shpeshherë në Evropën Juglindore nga fqinjet tanë të cilët u
zgjeruan në favor të tokave shqiptare.Ky zgjerim në periudhën kohore 1876-1999
na shkaktoj një humbje të madhe të terrioreve shqiptare, si dhe Masakra të
papara ku u vranë pleq, të rinj, gra e femijë të pafajshëm, faji i vetëm i tyre
ishte se ishin shqiptar dhe që jetonin në tokën e tyre shekullore.Gjatë gjithë
kësaj periudhe kohore çdo kryengritje shqiptare që ishte zhvilluar ishte
kryengritje dhe luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare.Më këtë shihet çartë se
çdo mobilizim që është bërë që të mbrohen tokat tona ka qenë mobilizim për të
kryer një luftë mbrojtëse.Tentimi i fqinjëve tanë për ti zgjeruar kufijtë e
tyre në kurriz të kufijëve të tokave shqiptare ka sjellur masakrat dhe
gjenocidin serb,malazezë, grek dhe gjenocide të tjera në tokat shqiptare.Një
lloj i gjenocidit i paparë deri më tani për shqiptarët ka qenë gjenocidi
komunist.Ky lloj gjenocidi ishte gjenocidi më i tmerrshëm për shqiptarët.Ishte
gjenocid i tmerrshëm për faktin se një pjesë e shqiptarëve që vetën e quanin
komunist luftonin kundër ideve perëndimore shqiptare,kundër atdhetarizmit dhe
nacionalizmit mbrojtës shqiptar, duke e vrarë dhe masakruar atë, për hirë të
një ideologjie pansllaviste ruso-serbe.Edhe në këtë luftë shqiptarët e vërtetë
dhe atdhetar bënë luftë mbrojtëse, por siç thuhët një shprehje popullore
shqiptare se është më e dhimshme për
lisin që prihet dhe qahet nga pykat e veta.Ky ishte një bashkëpunim i hapur i
komunistëve shqipfolës me armiqët shekullor të shqiptarëve.Edhe sot e asaj dite
politikanët shqiptar në të gjitha trojet etnike shqiptare kanë një lloj frike
nga nacionalizmi shqiptar.Atyre aq ju ka hyrë frika dhe frikësohen nga
politikanët perëndimor saqë janë të gatshëm të heqin dorë edhe nga historia
shqiptare vetëm e vetëm t´iu shkojnë për shtati disa ideve të majta
internacionaliste që dorën në zemër nuk i pranon as Evropa demokratike.Çfarë
duhet të bëjmë ne shqiptarët ,me nacionalizmin tonë mbrojtës.Atë duhet ta
ujisim e ushqejmë, si dhe duhet t´iu bartim gjeneratave të ardhshme.Duhet të
mësojmë rininë tonë nëpër shkolla se ne shqiptarët historikisht kemi bërë luftë
mbrojtëse.E luftën mbrojtëse gjithmonë është e lejuar edhe nga drejtësia e cila
në nenet e saj e ka të shkruar mbrojtjen e detyrueshme, por edhe nga njerëzia
që thotë se dy duar janë për një kokë.Kështu që pavarsishtë rrethanavae
politike shqiptarët duhet ta ruajnë, ujisin dhe mbrojnë me çdo kusht
nacionalizmin mbrojtës shqiptar, i cili është një lloj nacionalizmi detyrues
për të mbrojtur atdheun.Çdo përpjekje e klaneve sorosiane, klaneve vuçiçiane,
apo klaneve erdogane për ta dobësuar nacionalizmin mbrojtës shqiptar janë të pa
suksesshme.Janë të pasukseshme sepse çdo herë në krye të shqiptarizmit gjatë
gjithë periudhave historike kanë dalur atdhetarët shqiptar që i kanë prirë
kombit shqiptar në luftën e dritës.Lufta e dritës gjithmonë ka qenë pëngesë për
luftën e territ dhe ka ngadhënjyer gjithmonë.Sepse ka qenë luftë e cila ka
buruar nga gjiri i kushtrimit shqiptar për jetë a vdekje.