Mendime
Hilmi Saraçi: Shaqir Ismaili flet për zbulimin dhe bartjen e eshtrave të Isa Boletinit
E hene, 05.07.2021, 06:55 PM
Shaqir Ismaili flet për zbulimin dhe bartjen e eshtrave të Isa Boletinit
Nga
Hilmi Saraçi
Në
shkurt të vitit 2014 gjatë një bisede të zhvilluar, Shaqir Ismaili flet për Isa
Boletinin dhe shpiegon se prej vitit 1980 e deri në vitin 2004 ka qenë i punësuar në kuadrin e Bashkësisë
Islame, ushtrues i kryeimamit në
Titograd (Podgoricë). Ai shpjegon se popullata muslimane e Titogradit ka qenë e
detyruar t’i braktisë varrezat muslimane, të quajtura “Tursko groblje“ në
Pobrezhje qysh në vitin 1973, duke e
caktuar një parcelë tjetër jashtë qytetit afro 8 km. të lumi Cem-Toka e Zezë-
Komuna e Titogradit.
Në
mjedis të asaj parcelës 2 hektarë , komuna e
rrethoi dhe e ndërtoi një varrezë të përbashkët në të cilin do të varroseshin eshtrat e paidentifikuara nga
varret e Pobrezhjes. Me çështjen e gërmimit të eshtrave të Isa Buletinit me
tetë shokët e tij nga varrezat Pobrezhje të Podgoricës në Mitrovicë, Shaqir
Ismaili deklaroi: -Varret në Pobrezhje prej 1973 deri në vitin 1998 në disa
faza i ka shkatërruar komuna e qytetit.
Për
çdo herë komuna lajmëronte Këshillin e Bashkësisë Islame duke apeluar që BI të
lajmërojë të interesuarit t’i heqin eshtrat e familjeve të tyre e t’i shtinë në
dhe te Cemi ose diku tjetër. Çdo herë, Bashkësia Islame bëri shpallje në
gazetat – “Pobjeda” e Titogradit e në “Oslobogjenje” të Sarajevës për ketë
çështje. Në ato ftesa janë përgjigjur numër i vogël, sepse me kohë shumica e
varrezave kanë qenë të rrafshuara me tokë , pa epitafe e mbishkrime.Për eshtrat
e Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij është interesuar arkivi historik i
Kosovës i drejtuar nga i ndjeri Muhamet Shukriu.*
(Në moshën 83 vjeçare me 8 mars 2010 u nda nga jeta veprimtari i
çështjes kombëtare dhe trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës, Muhamed
Shukriu. Ai ishte drejtor në themelim dhe pastaj drejtor i parë i dy
institucioneve të rëndësishme për shkencën dhe kulturën e Kosovës, atij të
Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore të Prizrenit, prej nga u pensionua
dhunshëm. Muhamed Shukriu ishte ideator dhe realizues i Kompleksit të
"Lidhjes shqiptare të Prizrenit", është meritor për gjetjen e varrit
të Abdyl Frashërit në Turqi, zbulimin e varrit të Isa Boletinit dhe
bashkëluftëtareve të tij në Podgoricë, si dhe transferimin e eshtrave të tyre
në Kosovë… )
Shukriu
me ekipin e vetë para vitit 1980, ka vizituar Ulqinin dhe Podgoricën. Ai në vitin 1998 ka konfirmuar në Bashkësinë
islame në Podgoricë vizitën e tij të dytë në kryeqytetin e Malit të Zi në prezencë të Kryetarit të BI, Idriz ef.
Demirit dhe shokëve të tij: Mulla Asllan Muratin, kryeimamin e Mitrovicës si
edhe me nipin e Isa Boletinit ,Remzi Muratin. Muhamed Shukriu kishte konfirmuar se në vizitën e parë në Ulqin ka
arritur t’i heqë një pjesë të eshtrave të Ymer Prizrenit e t’i bartë në Kosovë,
kurse në Titograd, në Pobrezhje duke u shërbyer me harta e skica gjeti edhe
varrin dhe epitafin me emrin Isa Boletinit, i cili epitaf edhe sot gjendet në
grumbullin e gur-varrezave dhe epitafeve buzë varrezave në Cem. Në zbulimin e
varrit të Isa Boletinit ishin të ndihmuar nga i ndjeri Ahmed Jakupoviq. Në atë
kohë, fatkeqësisht organet shtetërore nuk lejuan të gërmonin e t’i marrin
eshtrat prej Malit të Zi për në Kosovë.
Edhe në vitin 1994, në kohen e luftës në
Bosnje e Hercegovinë e Kroaci, ekipi nga Kosova i drejtuar nga i ndjeri Muhamed
Shukriu u kthye në Kosovë pa rezultat. Mirëpo, për çdo eventualitet, për raste më të volitshëm, patën lenë numrat e
telefonave Muhamet Shukriu, 029 22457, Rr Xhevdet Doda- Prizren dhe Mulla
Asllan Murati +381 28 22883 Mitrovicë.
Komuna e Podgoricës në vitin 1998 përfundimisht pat vendosë që parcelën
e varreve të dikurshëm ta shndërrojë në park të qytetit me elementet e parkut
bashkëkohorë. Lajmëroi Këshillin e Bashkësisë Islame që edhe një herë të
lajmërojë të interesuarit t’i gërmihin varrezat e familjeve të tyre se më nuk
do të kenë rast t’i çvendosin nga
kompleksi i vjetër i varreve në Pobrezhje se do të shtrohet me beton e do të
vihen lule dhe bimë të ndryshme. Harxhimet për zhvendosje të eshtrave i merr
mbi vete komuna e Podgoricës. Bashkësia Islame me njëherë lajmëroi Mulla Asllan
Muratin në Mitrovicë se përfundimisht, shansi i fundit që duhet të
shfrytëzohet, është ky. Pas pak kohe në Podgoricë arriti Muhamed Shukriu,
drejtori i institutit me Remzi Muratin, nipin e Isa Boletinit. Me veti kishin
sjell edhe skicën e kompleksit të varreve Pobrezhje.
Për
koordinues rreth zbulimit të eshtrave të Isa Buletinit me shokë, nga Bashkësia
Islame u caktua Shaqir Ismaili, ndërsa
nga komuna Brano Jovanoviq. Kërkimet kanë zgjaur më se 20 ditë. Ekipi nga
Kosova qe vendosë në Hotelin “Podgorica”. Muhamet Shukriu na ka rrëfyer se me
skeletin e Isa Boletinit, u zbuluan edhe të tjerët, u zbuluan edhe
bashkëluftëtaret e tij të vrarë në Podgoricë në vitin 1916 e te varrosur nga
muslimanët e Podgoricës fshehtas në kompleksin Pobrezhje të Podgoricës. Gjatë
aksionit të gërmimeve nuk janë treguar emrat dhe viti i vrasjes së këtyre
heronjve. Pas luftës kemi vizituar Mulla Asllanin i cili na ka premtuar se do
të na ftojë në varrimin e tyre dinjitoz në Mitrovicë- thotë Shaqir Ismaili.