Mendime
Ardian Ndreca: Në kujtim të 5 korrikut 1915
E marte, 06.07.2021, 07:28 PM
Në kujtim të 5 korrikut
1915
Nga
Ardian Ndreca
Me
datë 27 qershor 1915 ushtria malazeze, tashma në Shkodër, nisi nji brigadë
ushtarake nën komandën e gjeneralit Mikiq drejt maleve të Shalës për me
çarmatosë popullsinë.
Deri
në Pult ushtria shkoi pa ndeshë pengesa, por kur mori me kalue Qafën e Boshit nisi
lufta e rreptë me shalnjanët të cilët e rrethuene ushtrinë e Krajl Nikollës pa
i lanë shteg shpëtimit.
Në
fund malazezët u dorëzuen. Shalnjanët s’u banë kurrgja, madje i siguruen se do
të ktheheshin shëndosh në shtëpiat e tyne po të betoheshin se s’kishin me u
dukë ma andejpari si anmiq.
Ishte
data 5 korrik 1915 kur në Lug të Shalës ndodhi nji prej skenave që na kujton
fundin e betejës së Bigave Kaudine të Luftës së dytë sanitike, mes romakëve dhe
sanitëve, kur romakët e thyem u detyruen me kalue kryeulë nën kular të qeve.
Atë
ditë të 5 korrikut 1915 dy shalnjanë kishin kryqzue armët e gjata e nën to u
përshkuen gërmuq 1500 ushtarë malazez së bashku me komandantat e tyne.