E marte, 02.03.2021, 01:58 AM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: Etja përsëri

E premte, 22.01.2021, 04:07 PM


Nexhat Halimi

Etja përsëri

ndoshta tashmë dot s' zgjohemi as memecë

As pupla e as flokë të ngatërruar në vetmi

Grua e verbër në kohë të ftohtë dimri nis udhëtimin

Të arrish  te fundi i rrugës gurore i çarje së mollës

Përpiqesh aty këtu e atje të më mashtrosh

Të më tradhtosh me shkrimin për etjen e zjarrit

Në krah të mitanit e mallin e gjatë të mërgimtarit

Tashmë mos hesht më thuaj çfarë ke për të thënë

s' je në asnjë mënyrë ajo që me një frymë

e nxjerr dreqin nga shishja dhe e futë përsëri

ajo është veç një përrallë është një mëkat

i përsëritur në katër stinët e udhëtimit në jetë

Unë e ti grua e rëndomtë lidhemi në të njëjtin hi

E duam të njëjtën zemër të njëjtat ëndrra e sy

E prapë lëngojmë nga etja dhe nga tjetri përsëri

Varri në kodër

Bredh flurore zgjuar buzë kroi në sokak

Ec jallisë ndërmjet hijesh me lilakë

Faqet t'i prekin puthjet me aromë ndopak

E hutini në krënde shikon mbytur në gjak

Qëndron tërë e hutuar me duart thellë ujit

E  dhembje ndjen për humbjen e  Mujit

Copëzohesh në ajër pafund qiellit mbi liqe'

E ndjek drenin nga ik pyllit pa fre

Jehonën e zgjon nga i bie ëndrra fyellit

Tërë harmoninë e rrënon  një e shtënë

Të përgjaken duart e zemra e turpi aty

Tashmë më s'lëviz dot kurmi që të dashuroi

Mbyll sytë e qan e ndjenja pik nën ftoj

zot kush e çel atë varr në kodër nën qarr

Pamja e vjetër

Kuptimi i udhëtimit fedorë je vetëm ti

E adami dhe eva në pamjen e vjetër

Me ngjyrat e ylberit në frymë shpirti tjetër

Të çelet etja ëndrrës së përhershme

Natyrisht dhe të të përkëdhel me dashuri

Agu e vjedh veten në bebëzat me lakmi

Ja një copëz e gjelbër tjetra e kaltër aty

E krijojnë trëndafilin e mbirë në sy për ty

Ëndrra në kopsht të vetëtimë pik aromë

t'i zgjojë zogjtë të këndojnë në qershi

të strehohen në gjethe në imazh tjetër

tërë një bukuri  të krijohet hijes së fjetur

e jashtë bie shi e herë tjetër bie borë

e etja e sjell mrekullinë në të njëjtën orë

ti në fustan të tejdukshëm e flet veten

gjinjtë sytë vithet e shkruajnë të vërtetën

kot dëgjoj e kaluara nga luan në lirë

e shikohem verbër kaq vjet në pasqyrë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora