Kulturë
Sabri Godo: Sali Butka në Kongresin e Lushnjës
E marte, 19.01.2021, 07:38 PM
Me rastin e përvjetorit të Kongresit të Lushnjës
SALI BUTKA NË KONGRESIN
E LUSHNJËS
(fragment
nga libri i Sabri Godos “Plaku i Butkës”)
Nga
Sabri Godo
Në
Kongresin e Lushnjës Sali Butka shkoi si delegat i Kolonjës dhe u bashkua me
burrat e mëdhenj të kombit, atje ku po hidheshin themelet e shtetit të pavarur
shqiptar.
Plaku
shkoi në qytetin ku do të mblidhej kongresi kombëtar gati një muaj më përpara,
si mik i Ibrahim Karbunarës. Ditën e 28 Nëntorit ai mbajti një fjalim në
mitingun e organizuar në Lushnjë, me rastin e festës së Flamurit.
Ja
kronika e asaj dite të 28 nëntorit 1919:
“Mëngjesi...
u gdhi i stolisur me flamurë kombëtarë, i gjithë qyteti ishte në festë; në ora
10.00 u bënë tedeumet si në kishë e në xhami, mandej populli u grumbullua
përpara godinës së nënprefekturës. Në këtë moment u këndua himni kombëtar...
Mbasandaj doli Sali Butka, i thjeshtë në shprehje, por kuptimplotë. Saliu tha
midis të tjerash: “Mua më janë vranë dy djemtë për çlirimin e atdheut, por
kurrë nuk u dëshpërova, sepse ata bënë detyrën si gjithë patriotët e tjerë që
ranë dëshmorë. Sot jam kryelartë, kur shoh që ëndrrat e tyre, si edhe gjithë
shokëve të tyre si Spiro Bellkameni, Themistokli Gërmenji, e të tjerë, u
plotësuan. Në këtë moment Sali Butka prek flamurin kombëtar me dorë dhe e
puth.” ( Arkivi i Institutit të Historisë, A-V-73)
Plaku
i Butkës përshëndeti me vargje Kongresin
kombëtar të Lushnjës, Këshillin e Lartë dhe qeverinë që dolën nga ky kongres:
Uronj
Këshillën e Naltë
Me
faqe të bardhë daltë
Dhe
me një Shqipëri të plotë!
Shpirti
im kështu më thotë.
Më
pas Sali Butka lëshoi kushtrimin për çlirimin e Vlorës dhe Sazanit nga
pushtuesit italianë me vargjet:
Për
Sazanë dhe për Vlorën
Do
të vritemi të tërë!”
Vargje
nga libri me vjersha i Sali Butkës “Ndjenja për Atdhenë”, botuar në Korçë në
shtypshkronjën “Dhori Koti”, viti 1920.