E enjte, 28.03.2024, 11:55 AM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: Aromë gruaje

E hene, 18.01.2021, 10:38 AM


Nexhat Halimi

Erë gruaje

Puhizë e për derdhur në dritëz të tufës së vet që vret

i rrëshqet ndjenjës së prillit të gruas ndërmjet

erë e lehtë mban pezull puplën e humbur në shkreti

E ndërlidhur herë në flokë engjëjsh të shfaqur aty

Herë tjetër në rreshtat e ditës së degëzuar nën vnjetë

Të vijë e të derdhet vetëtima e zjarrtë dhe e qetë

Midis lulesh të akacies në prillin me aromë të shpirtit

Kjo erë e lehtë ndër agime ardhur nga guri i malit

Vetëm pse era  ta ngre fustanin e tejdukshëm me lule

Nënshkrimin tënd të ndezur e natyrisht të vërtetë

E unë ndoshta ta imagjinoj trupin lakuriq në një fletë

erë gruaje e fjetur kaq ndërmjet zjarrit dhe etjes së vet

Aromë gruaje

Kalonte mes gjërash secili send lëvizte nga vendi i vet

E bëja katër kat jastëkun dhe të flija pak ndërmjet

Prapë binte siluetë e njëjtë aromë pak e njohur gruaje

Përbiroj kokën ndër mendime të reja e natyrisht vuaje

Prapë dhe gjithnjë vjen mbi gjërat aromë gruaje

E takoj në shteg  udhës së malit me kaça e boronica

E mbuloj kokën me jastëk natyrisht dhe vuaje

A është ajo e njëjta grua a ndonjë krijesë tjetër luaje

Mes qiellit e hapësirës së zhveshur deri në cica

Kjo erë gruaje është shpirti përherë i vetmuar  pa ty

Ndërmjet zjarrit e të bukurës nga engjëjt luajnë në shi

E unë mes brigjesh të kërkoj ndër mjegulla në vetmi

Në mazhe të mëndafshta mes asfodelash aromë zjarri

Të parajsës në jallinë buzë lumi  të zgjuar në etje malli



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora