Kulturë
Neki Lulaj: Pajtimtari
E shtune, 16.01.2021, 12:00 PM
Neki Lulaj
Pajtimtari
Hej,
ta lumsha fjalën sa shkëmbi
Bash
si stërralli që me xixa zjarri ndizet
Me
ty e di fort mirë ku e ka gurrën urtia
Me
ty ia njoh regëtimat e zemrës te oxhaku.
Në
gjunjë ulem në shtatoren ku marr hijen e bajrakut
Me
ty i djeg gjerdhet që më jep lashtësia.
Oo, ç’ma spërkate vargun me pajtimet e gjakut
Kur
dëgjoj piskamën “O, po vjen Antoni -rinia!”
Para
teje e gjej saktësisht Kodin e Pajtimit
Me
ty e sfidoj urtinë që më jepka oda.
Kur
oa prek Dardanisë gurët dhe barin e gjelbër
E
ndiej rremb më rremb se ku të buron
dashuuria- forca.
E
prapë na presin udhë të largëta urtije
Me
mallin e krenarinë që më japin këto male.
Hej,
Anton Çetta, koha kujtimin s’ta treti
Qofsh
krushku i nesërm i çdo darsme kah
ardhëria.
Po
vetë verrat e Llukës të ulen në gjunjë paksa të heshtur
Duart
e forta të pajtimit në kuvende i shtrinë
baca.
Me
lirinë e trollit mbetëm në mote supmbështetur
Fjalët
për borxhin ndaj Dardanisë marrim të tjera flatra.