Kulturë
Qazim Shehu: Kur jam në Morinë
E enjte, 14.01.2021, 12:13 PM
QAZIM SHEHU
KUR
JAM NË MORINË
Kur
jam në Morinë, para më vjen Kosova,
Po
hyj në Shqipëri,nga Shqipëria dola.
Kur
jam në Morinë, hedh një trëndafil në ajër,
Gjithë
hapësira ndrin me fytyrë Adem Jashari.
Këndej-andej
shqiptarë,mendimet lëvrijnë,
Dhe
s`di ku të ndal nga ky mallëngjim .
Mendimet
ju me mend, i merrni doemos,
Liria
si refren,më ndjek e më trullos.
Se
jam në Morinë, ja Kukësi, ja Prizreni,
Makinat
shkojnë e vijnë si zogj,marramendthi.
Një
shekull pa dhjetë vjet, kjo derë mbeti e mbyllur,
Mund
të shkoje në një planet, po jo te tezja,gjyshi.
Mund
të shkoje në Paris, në Azi e Kinë,
E
ndaluar ishte, të shkoje vetëm në Morinë.
Këndej
shqiptar, andej shqiptar, një vijë si vijë zjarri,
Mos
harrojmë se vite më parë, këtu ecte vetëm ajri…
2.
Tani
në Morinë jam, midis vëllezërish në gëzim,
Për
pak shkoj në Tiranë, për pak në Prishtinë.
Dhe
Drini valë-valë,turfullon e qesh,
Me
pasqyra stërkalash nëpër tokë të vet.
Një
burim e ka të çliruar ,tjetrin peng ia mbajnë,
Me
valë, i urtuar, godet digat e mëdha.
Me
trup ,shpatulla malesh shtyn e kafshon,
Po
burimin e Strugës dot s`e çliron.
Një
ditë do e çlirojë, për këtës`ka derman,
Në
fusha ku do shkojë,do ndezë një flakadan.
Në
gjirin e Rozafës, do ulet të pijë,
Dhe
lotët e nuses me shami valësh do fshijë
PYLLI NUK HESHT
Një
përbindsh flokëpërpjetë
Pylli
më ngjan,
Në
zjarr mëkati digjen retë
Oshëtimë
e blertë
Përqeth
lëkurën e ahut azgan…
Pylli
nuk hesht, ai s`di të heshtë
Di
të zhvishet e të vishet si do,
Nganjëherë,
i ngre krahët dhe i rrëmben retë
Të
ftohë zjarrin që e përvëlo…
GJURMA E KALIT TE
SKENDERBEUT
Gjurma
e potkoit mbi shkëmb
Bie
legjendën e Skënderbeut,
Diçka
erës dhe shiut i dhemb,
Kur
shkëmbin në shekuj gërreu.
Në
mungesë të kalit, shkrofëtinë
Ujërat
,erërat e malit,
Kur
gjëkundi s`e panë lirinë,
Afruan
potkuan e kalit.
Ta
shihnin njerëzit, ta besonin,
Fluturimin
e kalit nga lart,
Teksa,
pas, xixa i shkonin
Me
këmbët e para ngritur kas.
Sa
herë bosh ne gjendemi,
Dhe
të dobët sa herë,
Tek
kjo gjurmë kthehemi
Si
para një tempulli në natyrë…
OSHËTIMË E IKJES….
Oshëtimë
e ikjes këndon nëpër rrugë
Ma
sjell hijen e njerëzve të larguar
Te
kjo pemë që kokën ul në muzg,
Te
ky gur i thërmuar.
Më
sjell sytë e shuar në përjetësi,
Që
nxjerrin xixa mbi gurin e zi…
Oshëtima
e ikjes pushon pakëz
Të
më japë pak mundësi të ulëri,
Si
një ujk-dhimbjesh që nduk një mangesi…