Kulturë
Ibrahim Kabili: Një jetë për arsimin, kulturën dhe vendlindjen
E premte, 15.01.2021, 03:06 PM
Një jetë për arsimin, kulturën dhe vendlindjen...
Nga
Ibrahim Kabili
Arsimi
dhe kultura janë koplimentare të njëra tjetrës. Kur ato vihen në shërbim të
njerëzve e komunitetit dhe arritjet janë të mëdha. Kështu ka ndodhur dhe me
Nuriun, personazhin e këtij shkrimi. Eshtë një ndjesi pozitive kur pasioni për
përhapjen e arsimit lidhet pazgjidhmërisht me luftën për zhvillimin e kulturës,
ruajtjen dhe promovimin e vlerave të saj. Ai ka një jetë që punon si mësues dhe
drejtues shkolle, po kaq, edhe me kulturën dhe grupet artistike. Në kuadër të
promovimit të këtyre vlerave dhe të protagonistëve të saj bëj një bisedë
interesante me Nuriun.
E
premte datë 08.01.2021. Ditë me shi. Kovidi po bën punën e tij... Lajmi për
ardhjen e vaksinën jep shpresë se jeta do vazhdoj sërish... Zgjerimi i Greqisë
me 12 milje në Detin Jon e pa pranueshme... Heshtje dhe vetëm heshtje!
Presidenti i Serbisë kërcënon sërish me luftë...Ndërkohë që ish udhëheqësit e
UÇK-ndodhen në Hagë, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme... Amos ka ardhur
koha që president i Kosovës të zgjidhet Murat Jashari? Për mua, ka ardhur dhe
kaluar. Politikanët që "shitën" Çakorrin dhe Kullën
"kojshisë", populli i Kosovës duhet ti largoj me votë nga pushteti.
Përpos kësaj pyesim: A do ketë Gjykatë Speciale për dënimin e krimeve serbe në
Kosovë? Këtë e din Evropa!?... Fatkeqësisht Evropa gjatë historisë ka
mbështetur kryesisht të mëdhejtë!
Pavarëdisht
kësaj biseda me Nuriun, në një lokal në Babrru, qe e gjatë, e qetë dhe shumë
miqësore.
Nuri
Asllan Gjoni lindi në fshatin Vilëz më 20.05.1956 në një familje të varfër por
me tradita. Arsimin fillor e filloi në shkollën e Vilzës më 1964 dhe e
përfundoi më 1968 me rezultate shumë të mira. Në këtë periudhë shkolla Vilëz,
qe vartëse e Shkollës 8 Vjeçare Zall-Mëner me drejtor, të ndjerin, Naim Sula.
Ai kujton me nostalgji mësuesin e parë Avdi Mali dhe punën e përkushtuar të
tij. Vite të bukura, mësues të pa arritshëm - vazhdon ai... Po vite të arta për
arsimin - ja kthej unë. Shkollën 8 vjeçare e fillon në Vilëz në vitin 1968 dhe
e përfundon në vitin 1972. Drejtor shkolle qe Bedri Kamberi i cili hodhi bazat
e arsimit 8 vjeçar në Vilëz. Në këtë periudhë shkolla kishte mësues shumë të
përkushtuar si: Bardhyl Mancaku, Kastriot Shtylla, Bashkim Turbokova, Vitore
Çekani, Dafina Gijka, Zina Jaupi etj.
Shkollën
e mesme e filloi në Zall-Dajt në vitin 1972 dhe e mbaroi pa shkëputje nga puna
në vitin 1976 në degën agronomi. Shkolla e Zall-Dajtit qe e kompletuar me
laboratore, bazë prodhuese dhe bazë didaktike për mësim. Nga stafi pedagogjik
Nuriu kujton mësuesit e përkushtuar: Ismail Lleshi, Ibrahim Hoxha, Lalo
Dyrmishi etj.
Fillon
punë si mësues i CF në shkollën vartëse Mal-Vilëz në vitin 1973 deri më 1976.
Vazhduar shërbimin ushtarak në zonën kufitare bregdetare në Divjakë më 1976
-'78. Gjatë ushtrisë merr disa fletë nderi për punë të mirë në kryerjen e
detyrave gjatë shërbimit ushtarak.
Në
vitin 1978 emërohet mësues i CF Mal Vilëz deri në vitin 1979. Ndërkohë vazhdon
studimet pa shkëputje nga puna në Shkollën e Mesme Pedagogjike në Tiranë për
mësuesi dhe i përfundon me rezultate të mira më 1983.
Më
1980 emërohet mësues në CF ne Bastar i Mesëm. Punon atje me drejtor Jani Mano
dhe mësuesit e pasionuar Bestar Ruli, Baskim Balluku, Sefide Mara, Sabrie Alldërvishi,
Xhemal Allmuça etj. Një kolektiv pedagogjik i përkushtuar dhe që rrezatonte
vetëm mirësi!
Në
vitin 1981 përsëri mësues në Vilëz në CL ku jep mësim në disa lëndë.
Emërohet
drejtor shkolle në vitin 1992 në Vilëz deri në vitin 2002. Gjatë kësaj periudhe
kolektivi dhe drejtori i ri arritën:
??Rregullimin e ambientit figurativ të shkollës.
??Pasurimin e klasave me bazë materiale e
didaktike.
??Ngritjen dhe përsosjen e grupit artistik të
shkollës.
??Organizimin e veprimtarive sportive në bazë
shkolle dhe zone.
Në
vitin 2002 emërohet drejtor shkolle në Bastar të Mesëm dhe vazhdon deri më
2004. Këtu gjen një kolektiv pedagogjik të përkushtuar dhe me to arrin ti
shtyej dhe më para punët me nxënësit dhe veprimtaritë kulturore dhe artistike.
Duke kujtuar këtë periudhë Nuriu shprehet: Repekt e mirnjohje për atë kolektiv!
Në
viti 2005 emërohet drejtor shkolle përsëri në Vilëz. Vazhdoi me k?të detyrë
deri më 2010.
Në
vitin 1987 Nuriu vazhdon arsimin e lartë në degën Histori-Gjeografi pranë
Universitetit të Shkodrës "LuigjGurakuqi". I përfundon ato në vitin
1993. Kujton me shumë respekt profesorin e gjeografisë Selnan Sheme...
Në
vitet 2010-2012 puon mësues histori gjeografie në Vilëz.
Në
vitet 2013-2015 punon përsëri drejtor shkolle në Vilëz. Punon me një kolektiv
që përbëhet nga: Mejte Mali, Ibrahim Flora, Bilal Koçi, Nuri Bamja, Hasime
Bumja, Fatmir Flora, Xhemal Nuzi, Gëzim Flora, Life Flora, Flutura Mancaku etj.
Një kolektiv ky shumë kompakt dhe i përkushtuar në punë.
Nga
viti 2015 dhe në vijim Nuriu punon si mësues histori gjeografie dhe krahas të
tjerave ka ngritur një kënd myzeal në Shkollën Vilëz, i veçantë dhe i
përvetshëm në krahinë.
Dhoma
muzeale po të bënim një "ndarje" ka:
?? Materiale nga mesjeta dhe periudha e
krishtërimi i hershëm siç është heshta etj.
?? Materiale gjatë sundimit osman.
?? Materiale nga pushtimi serb dhe hungarez, siç
është helmeta etj.
?? Materiale të traditës vendase e të përdorimit
të përditshëm, të trashëguara në breza. Specialistët mund ti klasifikojnë ato.
Nuriu
krahas arsimit ka dhënë një kontribut me po kaq vlerë dhe në lëmin e kulturës.
Në bisedë ai shprehet: "Kam filluar me grupin artistik të shkollës që
shkollën fillore me recitime, vjersha e këngë që këndoheshin në radio. Më pas
në shkollën 8 vjeçare, duke kënduar këngë me grupin e shkollës dhe më pas me
grupin e fshatit. Në shkollën 8 vjeçare mësova ti bie çiftelisë. Me vitet erdhi
duke u rrit veprimtaria me këngën derisa u bë pjesë e jetës sime...".Nuriu
në këtë bisedë ka një "merak", të flitet dhe për bashkëpunëtorët në
këtë fushë. Ky, është qëllimi, pasqyrimi i vlerave i them unë... E këto vlera i
mbartin shumë njerëz në krahinë e më gjerë...
Në
grupin artistik të fshatit Vilëz më 1967 bënin pjesë: Nuri Bumja, Ramazan Hyra,
Asllan Durishti, Hysen Hyra, Nuri Gjoni, Qamil Gjikola, Nazmie Kodra, Naile
Gjoni, Naze Huta, Hajrie Hoxha, Naile Gjiku, Nurie Doka, Nazime Gjoni, Zeqir
Visha, Sile Doka, Haxhi Gjoni, Feride Gjikola, Nuri Gjikola etj. Një grup i
kompletuar me instrumentistë të llojëve të ndryshëm, këngëtar, valltar e
valltare të talentuara...
Vetë
Nuriu, qe këngëtar, i binte çiftelisë, fyellit dhe ishte valltar i talentuar.
Duke kujtuar këtë kohë Nuriu shprehet: "Shumica e këng?ve qenë politizuara,
ishin të dikuara nga shteti i kohës por kishin vlera artistike. Unë thotë ai
kam kënduar shumë këngë por dy kanë qenë origjinale dhe autoktone: Fshati rreze
dielli, Kënga e Mullixhiut...Disa nga vargjet e tyre:
?
Fshati rreze dielli. Teksti Skënder Balla. Muzika dhe kenga nga Nuri Gjoni.
Kënga
qe e politizuar por me të hapej programi i grupit, e till qe koha...
Sapo
lind dielli
Lëshon
rreze të arta
Bie
përmbi male
Bie
përmbi fshatra
Me
rrezet e diellit
Nis
dhe kënga ime
Partisë
dhe Enverit
I
urojmë gëzime
Kënga
është e politizuar, ajo i kushtohej jetës së re të fshatit të atyre viteve.
Natyrisht çdo meritë për arritjet i atriboheshin partisë dhe ushëheqësit. E
tillë qe koha, çdo gjë me të!
?
Kënga e Mullixhiut.
Teksti
Sokol Angjeli. Muzika Nuri Gjoni. Këndon Nuri Gjoni dhe Vjollca Mullaj (Prezë).
O
mullixhi
Ti
mor djalë i ri
M'ka
çu nana, m'ka çu baba
Për
me blu ke ti
Mori
Merushe
Ti
moj vajzë e re
Grurin
do ta bluj
Mulliri
ka ujë
O
mullijaxhi
Ti
mor djalë i ri
M'ka
thanë nana, m'ka thanë baba
Me
ty të mos rri
Grunin
blujma ti
Mori
Merushe
Ti
moj vajzë e re
Ti
thushë nanës ti thushë babës
Grunin
'smund ta bluj
Mulliri
s'ka ujë
O
mullijaxhi
Ti
mor djal i ri
Unë
vetë ty të du
Blujma
grunin ti
Ne
jemi të ri
Bashkë
kemi dashni
Grunin
do ta bluj
U
bamë mullixhi
Kënga
është kënduar në Kocertet e Majit. Nuriu citon:Kenga është e hershme e Malsisë
së Tiranës, e ka përpunua tekstin, Sokoli. Eshtë këngë dashurie që trajton këtë
temë, marrdhëniet djalë vajzë. Djali i jep të kuptoi vajzës se dashuron, vajza
e provokon me fjalën e prindërve, dhe i jep të kuptoi se edhe ajo e don djalin
mullixhi. Djali dhe vajza bashkohen dhe lidhin jetën me njëri tjetrin.
Dashuria
triumfon kur është e sinqertë...
Për
Nuriun ka një peng: "Kënga ime dhe e Vjollcës bëri jehonë në të gjithë
Shqipërinë në koncertet e Majit dhe unë u pengova me shku në FFKGJ, më
1983".
Jeta
kulturore dhe artistike në krahinë në ato vite qe e gjallë. Krahina ka pasuri
dhe thesare etno-kulturore. Shtëpitë e kulturës dhe përgjegjëdit e tyre në vite
kanë bërë një punë të shkëlqyer në mbledhjen, përpunimin, vënjen në skenë,
ruajtjen dhe promovimin e këtyre, këngëve dhe valleve të kënduara. Nuriu duke
kujtuar ato vite vazhdon:"Shtëpia e kulturës Zall-Bastar në dekadat e
majit kishte grupin artistik që e përfaqësonte i cili pasurohej me elementë të
ri. Kishim këngë dhe vallet tona shumë të mira. Në grupin artistik kishte
elementë të përzgjedhur nga gjithë fshatrat, kohë të bukura për
kulturën...".Disa valle të grupit të burrave janë: Valle epike e Malsisë
së Tiranës; Mylkja e Vjetër; Albelushja; Horja e Vjetër, Bastarçja e vjetër,
etj.
Si
valltar, Nuriu shprehet: "Valljen epike të Malësisë së Tiranës; në vite e
kam kërcyer me: Hysen Hyrën, Beqir Hoxhën, Hysen Perën, Zeqir Vishën etj. Në grupin
e burrave bënin pjesë edhe Sali Sala, Demir Ahmeti, Zeqir Selmani etj". Në
grupin e ahengxhijve të vjetër
dhe
të rinj Nuriu veçon: Demir Lugën, Lam Canin, Tahir Lugën, Ramazan Canin në
daulle; Në cigon: Met Canin, Hysen Hyrën, Gani Lugën në cigon etj. Po kështu
veçon dhe lahutarin Sali Sala". Po, Nuri këto dhe qindra të tjerë si këto
meritojnë mirnjohje dhe respekt për ato çfar kanë dhënë për kulturën! Rasti i
Sali Salës me lahutë qe dhe mbetet unik për Tiranën! Bashkë me Saliun
"vdiq" dhe lahuta. Duke kujtuar Saliun Nuriu shprehet: "Sala
personifikonte malsorin tiranas. FFKGJ, hapej me Saliun, ai është i pa
përsëritshëm. Luante edhe në çifteli dhe fyell. Nuk kishte dasëm ku nuk ftohej
ai. Ai këdoi këngë të vjetra me lahutë për Skënderbeun, për Isuf Pulën dhe
Islam Lilën, për Lim Hoxhën", Këngë kurbeti etj. Një këngë e Salës qe: O
mor gjemitar.
O
gjemitar (drejtuesi i anijes, vaporrit)
O
mor gjemitar
Biro
gjemitë
Kadal,
kadal
Se
mos le nënën pa djalë
Se
mos le nusen pa marrë...
Në
grupin e vajzave të Shtëpisë së Kulturës Zall-Bastar ndër të tjera bënin pjesë
edhe: Nazmie Visha, Nazmie Kodra, Naze Huta, Sofie Cani, Naime Meta, Fatime
Tafa, Naile Gjoni, Mane Visha, Anife Tafa, Lume Jamaku, Hajrie Ahmeti, Feride
Gjikola Gjyze Tafa, Sajde Sala, etj. Vallet e kënduara: Vençja e grave, Hudha i
lule në një ferrë, Vallja e humiristi e "Lepurit" e interpretuar nga
Zeqir dhe vajzat e Bulçeshit. Një grup i kompletuar që ngjall edhe sot
nostalgji për kulturën...Këto nuk ishin vetëm, ishin dhe grupet e mrekullueshëme
të Zall-Dajtit. Po kështu dhe ato të Tomadhesë, Bruz Malit, Cudhinit...E gjithë
malsia djep i kulturës popullore...Thesar me vlerë që fatkeqësisht po harrohet
dhe nuk i dihet e ardhmja. Shteti duhet të investoi dhe të çohet më tej
tradita!
Nuriu
"ëndrrën" e mbetur në kujtesë e realizon në vitet 2009 dhe 2015. Ai merr pjesë në FFK GJ si valltar me vallet:
"Bastarçja e Vjetër" dhe "Albelushja" së bashku me
kërcimtarin Hysen Pera. Në lodër luan Jashar Disha dhe në cigonë Xhemal Heta
dhe Musa Kabili. Vallet u mirëpritën dhe patë suksese.
Po
me këto dy valle marrin pjesë në vitin 2015 në "Oda e Llapushës" në
Kosovë. Vlerësohen me çmim.
Me
Qarkun e Tiranës shkojnë në Bullgari edhe Nuri Gjoni, Hysen Pera, Fiqirete Pera
dhe Nazmie Dedja dhe Jashar Disha në lodër, Xhemal Heta edhe Musa Kabili në
cigon?.
Pjesmarrësit
qenë atje, përfaqësues të 12 shteteve nga 3 kontinente. Përfaqësuesit tan?
konkuruan me:
?? Vallet epike; "Bastarçja e Vjetër"
dhe "Horja e Vjetër".
?? Vallja "Vençja e vjetër e rave".
??Melodi baritore e titulluar: " Gurgullim e
gurrave".
Vendin
e parë e mori grupi "Albania", ku dhe përfaqësuesit tanë kanë meritën
e tyre.
Motivi
që më " detyroi" edhe më shumë për të bërë këtë shkrim, qe Nuriu
krijues. Ai ka kohë që punon për një libër me poezi me tematikë të gjerë nga
vendlindja. Libri i përfunduar është në prag botimi. Urime Nuriut edhe për
botime të tjera, dallëndyshja e parë pasohet më pas nga të tjerat...
Libri
ka mbi 200 poezi me vjersha për: Vendlindjen, për natyrën, relievin dhe
pasuritë natyrore të saj, për prindërit, për arsimin, kulturën, mjeksinë, për
njeriun e thjeshtë, për bariun, për artistët, për shtëpinë e tij tanime të
"lënë", për valltarët e muzikën, për krojet, gurrat, për dashurinë
etj. Vendlindja e tëheq shumë Nuriun, ai është i lidhur përjetisht me Të!
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 15.01.2021