E hene, 09.12.2024, 08:52 PM (GMT)

Kulturë

Hasan Hasanramaj: Krijuese produktive dhe dinamike në letërsinë shqipe

E premte, 15.01.2021, 03:36 PM


Nga veprimtaria e shkrimtareve tonë mërgimtarë

Si krijuese produktive dhe dinamike në letërsinë shqipe ...

Me botimin e librit të tretë këto ditë me titullin “Më gjej zgjuar Erna” poetja Remzie Raci Rexhbogaj para lexuesve u paraqite me vargje të përmbledhura në një vepër poetike, ku vërehet një dinamizëm si në vargje po ashtu edhe në figuracion dhe semantikë të veprës.  Ky dinamizëm është një tingëllimë që ngacmojnë subjektin lirik dhe dhembjen e pashëruar në anën tjetër

Nga Hasan Hasanramaj

Mërgimtarja Remzia Raci Rexhbogaj në bisedën të cilën e zhvilluam me te në mes tjerash mësuam së për të ia hap rrugët vete vetës e vazhdova kursin për ta  mësua gjuhën norvegjeze të cilin e përfundova në afat. Pa vonua shumë vazhdova edhe me kurse tjera të cilat  dorën në zemër ia kanë mundësua të sistemohem në punën qe e dëshironte. Kurse fushën e krijimtarisë letrare kjo poete e vyeshme e filloi pas ikjes së engjëllit të saj nga kjo jetë. Duke ndjerë këtë së pena sadopak ma lehtësonte dhembjen e shpirtit, mallin që kishte për Ernen. Libri i  parë i saj ishtë, monografia me titullin “Në sytë e diellit të kam “Erna”, kurse  libri i dytë me titull" Më gjej zgjuar “Erna" me një përmbledhje me poezi që ia kame dedikuar engjëllit  Ernes. Me botimin e librit të tretë me të ri ditëve të fundit me titullin “Më gjej zgjuar Erna” Remzie Raci Rexhbogaj para lexuesve u paraqite me vargje të përmbledhura në një vepër poetike, ku vërehet në të një dinamizëm si në vargje po ashtu edhe në figuracion dhe semantikë të veprës.  Ky dinamizëm është një tingëllimë që përkon me kohën situatën, që ngacmojnë subjektin lirik në njërën anë dhe dhembjen e pashëruar për emër në anën tjetër.

Krijuesja Remzije Raci më shkrimet e saj shkon ngadalë dhe në mënyrë moderne nëpër  poret e jetës

Kështu mund të konstatohet se Rexhbogaj, jo vetëm që ka krijuar individualitetin e vet letrar e poetik, duke qenë krijuese produktive dhe shumë dinamike në letërsinë shqiptare. Ky konstatim rrjedh për atë se, vëllimi poetik me titullin “Më gjej zgjuar Erna” të kësaj poete shtrihet duke u kapërdirë nëpër dinamikën e kohës, situatës dhe treguesve të saj, duke marrë ngjyrën e një vargëzimi të dinamikës, frymëzim, rrëfim, por mbi të gjitha përjetuese e dhembjes së Ernes, personazhit të dijes dhe të artit, aq sa thua se nuk e ka krijuar mendja e njeriut të tillë, veç Zoti, që ka ditur ta krijoj për të na thënë së kjo është një engjëllushë me dashuri për art dhe dije. Ajo ka një pasaportë shumë të pasur, që e përjetëson artin, ku hyn e del në qendër të miteve të mëdha. Subjekti dhe pesha e kësaj materie është përqendruar te Erna, apo ku është ndërgjegjeje e botës sot.

Paraqit me vepër poetike, ku vërehet dinamizmi dhe figuracioni  semantikë të veprës

Ikja në amshim në moshën kur pritej prej saj shumë vlera, duke qenë vetë e bukura e artit. Kështu poetja Rexhbogaj formën e rrëfimit poetik e ndërron, madje edhe nyjëtimin artistik, gdhendjen figurative e metaforike, duke e shtrirë atë në konceptin modern të dinamikës së jetës, ku transformohet, jo vetëm subjekti lirik e poetik, por edhe ai real i botës së Ernes. Dhe e gjithë kjo shkon ngadalë dhe në mënyrë moderne duke “vështruar” nëpër të gjitha poret e jetës dhe kravatave të saj. Dhe në secilën prej tyre, të bardhë dhe të zezë, të ëmbël e të hidhur, të qetë e të rrëmbyeshme, të ngritur e të zbritur, ecet nëpër rrethet e stilit post modern e modern të shprehjes poetike. Gërshetimi i dhembjes për “Ernen” ia shton vlerën këtyre vargjeve, artistiken dhe figuracionin të çiltër dhe shumë të kapshëm nga syri i lirë i lexuesit, ku shpaloset vargu i lirë ashtu siç ishte dhe shpirti i Ernes, duke e ngrit nivelin e shprehjes poetike të poetes Rexhbogaj në formë tematike dhe përmbajtje, duke shprehur kështu një arritje tjetër të krijimtarisë së saj. Përveç këtyre që u thanë më lart ka edhe shumë elemente të tjera që hasen në këtë vëllim poetik, i cili e pasuron poezinë bashkëkohore shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora