Kulturë
Fritz Radovani: 17 janar 1468
E diele, 17.01.2021, 04:11 PM
Përgatiti Fritz RADOVANI:
17
JANAR 1468…
At GJERGJ FISHTA:
NJI GJAMË DESPRIMIT.
Me 16 Prill 1914, natën pa hanë, Mali i Zi sulmon Hotin e
Grudën, tue djegë, plaçkitë e tue krye gjithfarë përdhunimesh. Zana e idhtë e
Poetit shpërthen atëherë furishëm kundër anmikut jetik dhe kundër Evropës së
padrejtë. Asht nji ndër ma të fuqishmet lirika të Fishtës.
U botue herën e parë në “Hylli i
Dritës”, Maji 1914.
Nga At Viktor VOLAJ OFM (1941)
1. Mbaroi
Malcija! Lekë ma sot nuk nuk ka;
Nuk ka
ma burra, qi, me drrasë t’ krahnorit
Mburojë
me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá
Mbas
sodit s’ ka pse dron mâ prej Malcorit:
Malcori
asht thye; e, i dbuem ai me trathti,
Pa Atme
sod ka mbetë, pa plang, pa shpi!
2. N’ shpi t’ tij, po, djepat asht tu’ i
lkundun shkina;
Arën e
tij asht shkjau tu’ e lavrue,
E
ushtari i Malit t’ Zi ‘dhè, kualt stervina
Per ata
Kryqa t’ bekuem i ka pengue,
Nen t’
cillët pushojn, heu! Njata trima – rrfé
Qi
bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.
3. O natë e kobshme! Natë tri herë
mizore,
Natë e mnershme, si nata e fundit t’ ferrit,
Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,
Qi, strukë nen t’ zezen mblojë trathtare t’ territ,
Burrat e dheut do t’
xêtê n’ gjumë pështetun,
Porsi n’ strofull ulani xêhêt fjetun?!...
4. E ju, ‘dhè hyj t’ shkelzyeshem, qi pre’
Empirit
Përmallshem tue fërfllue me dritë t’ kullueme,
Porsi sy
Zotit, vreni m’ sharte t’ nirit,
Ju, edhe
ketë kob e ketë dhuni t’ shemtueme
E kini
pa tu’ ndodhë n’ mjedis t’ njerzimit,
E me
gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?...
5. Po a kjo
asht e Drejta, qi n’ ketë shekull fiset
E
popujt rregullon e i mban ndër caqe?
Anmikut t’ njimijë vjetve me i lshue
viset
Sa herë t’ perligjuna me luftë e
gjaqe....
Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen
shkjau pik’ s’ parit
Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’
Shqyptarit,
6. E mallkue kjoftë Evropa! Até e vraftë
Zoti,
E e
shoftë me fise, popuj e qytete;
Edhè
premtoftë qi, dersa t’ endet moti,
Kurr
lufta mos iu daftë per tokë e dete;
Selit e
saja grimë me grimë u theshin;
Me gjak
t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.
7. Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me
ia thye
E prej Lirijet me ia ndalun hovin?
Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?
Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?
Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija:
Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.
8.
O gjak i atyne burrave fatosa,
Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë,
Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa,
E para fronit t’ Perendis me vajë
Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem,
T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem!
9. Me parsme t’ona n’ ata t’ hershmet mota
Mburojë
iu bam Evropës, pa dijtë shk’ asht tuta,
Atëbotë,
kur pallen Skanderbeg Kastriota
Siellte
si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta
U
dridhte nji Sulltan, qi njaso here
Bante
m’u dridhë boten mbarë prej mnere.
10. Po, na
tue dredhun si dragoj çelikun,
Shtekun
me kurma Shqyptarësh ia xume
Tartarit,
e pre’ Evropet larg rrezikun
Per disa
kohë e mbajtëm: e poshtnume
Por kurr
Evropa n’ ndihmë nji ushtar s’ na nisi;
Kurr
punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ ujdisi.
11. E kur per
pesqind vjet na nder veriga
Ngelem
t’ robnis, nen themer t’ huej tue kja,
E ‘i
mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ liga
Na
reshte anmiku, tue na nzitë pa da,
N’
harresë Evropa edhe m’ atëherë na qiti
E doren
kurr ajo n’ kob t’onë s’ na njiti.
12. Por, ani, jeta pse sa u nis me u endun,
Ndera
mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye,
E
t’ miren nieri kurr s’ t’ a ka permendun,
Sa
t’ keqen punë me t’ cillen t’a keshë fye;
Si
edhè ma t ’shumen, miq s’ gjen nieri i shkretë,
Kur
skami e kobi t’a ket mblue n’ ketë jetë.
13. Veç sod pse Evropa, sod qi asht t’ gjith
uzdaja
Se
Shqyptarija e Lirë del zojë n’ vetveti,
Pse sod
Evropa, - do Mbretni të Mdhaja –
Duen me
e ngushtue kah toka edhe kah deti,
E m’
vende t’ ona duen qi shkjau të shklasë
E fisi i
Shqypëtarit n’ dhé t’ humbasë?
14. O Zot i
lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè
Shartet
e popujve e mbretnive t’ tana,
E gja pa
hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,
As nalt
mbi qiellë, ku shndrisin dielli e hana,
Deh! Ti,
i Pushtetshëm heret si né e vona,
Shih e
gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.
Shenim nga
F.Radovani:
Poezia e At Gjergj Fishtës asht marrë nga libri “Lirika”, me komente nga At
Viktor Volaj, botue në vitin 1941.
Melbourne, 17 Janar 2021.