E marte, 16.04.2024, 06:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Lajmëtari i Zemrave -Postieri i Fshatit

E marte, 19.01.2021, 08:05 PM


Lajmëtari i Zemrave -Postieri i Fshatit

Petrit Subashi -biri  më i thjesht,lajmësi i urtë ,një jetë në shërbim të fshati .

,biri më i dashur i Nënave . Pse ?!

Këtu e ka zanaifillen skicimi i portretit të tij ,të një biri të thjeshtë ,shërbëtor i fshatarve,lajmësi,korieri,postieri,centarlisti-ndërlidhësi i fshatit Vishocicë ,me qytetin e Bilishtit e më gjithë Shqiperine.

Pasi kreu shërbimin ushtarak,në ndërlidhje,centralist-telefonist,ai pasionin apo talentin,dhuntin e tij,ju dha mundsia e kthen në profesion ,në punët apo derytat që ia ngarkuan në fshat.

Në fillim e nis punën korrjer i fshatit,te cilen e kryen me perkushtim.Merrte cdo dite 2 urë rrugë vajtje e ardhje ne shi e ne debpore,posten nga qyteti i Bilishtit,dhe e shperndante neper shtëpitë trokitur dere me dere, dhe telegramet, papertim me kenaqesi ne kohe,me nje sjellje per tu admiruar.

Mund të them me plot goje ,se postjer si ai nuk mund te kete ne bote,korrekt i ndershem dhe tip fjale pak ,pus i thelle,njeri shume i besuar per te gjithe ,se keshtu e deshte zanati.Kur dergoja letra nga ushtria ,marinar,te fejuares,ai ia jepte letren ne dore,jo pjesetarve te tjere te familjes.

Jo vetëm kaq ,po kur e pyeste Mamaja time ,se kemi ndonje leter nga Luani,apo te fejuares ,ai i pergjigjej pa dyshiim- Jo ! (keshtu e ka zanati yne- thoshte,s’duhet te tregojme asgje ,është sekret profesional).

Më pas me  ardhjen e linjës,edhe  lidhjes telefonike të fshatit e nëpër shtëpitë ,filloi punën ,fillrojtes,nderlidhes,prane zyres centraliste te PTT,Bilisht.Ai eshte i talentuar per kete detyrë ,profesin,ai ishte nje mjeshter teknik i aparaturave telefonike.Me vone ,fshati Vishocice,u b qender ,nderlidhje me fshatrat e tjere  te zones,ku ai dha nje kontribut te cmuar.

-”Më kujtohet,pa u mburur,Deda fillerojtesi i filmit “Rruge te bardha” qe mbeti i ngrire ne shtyllen telefonike.Ne ishim kater femije te vegjel,une me tre motra -me tregoi  tani djali i tij Gjergji qe nga Italia,-na mori me vete nje dite dimri ,per ta ndihmuar,per te kontrolluar linjen telefonike Vishocice-Kuc,e cila qe e nderprere.

Punoi me duar me thonj duke remuar dheun..E gjeti difektin e filloi te punonte .Ishte nje i frohte i madh ,ngrice,akull dynjaja.Babait i ngrine duart ,nuk i ndjente ngishtat,Na tha neve si te vepronin,dhe e regulluam difektin.Ai nxori lot nga gezim ,na falenderoi ne,qe ia ngrohnim duart e ngrira nen sqetullat tonasa e sollem ne shtepi.Shume here ,merrte me vete Mamin,(gruan) kur ajo ishte lire, pasi ishte punonjes ne blegtori. Ky rast dhe shume te tjere si ky,na thoshte ne femijve,qe mos i tregonin njerezvet ,blie dhe mamin e porosiste qe mos i tregonte njeriu,pasi nuk i pelqente ti ankohesj njeriu,se ai kete detyre e kryente me pasion e me dashuri …”

Më vonë,krijohet  ne Vishocice ,Zyra e PTT,centrali telefonik ,ku ai caktohet pergjegjes dhe njehkohesisht,fillerorjtes,detyre qe kreu me nder e devotshmeri ,deri ne frymen e fundit,qe nderroi jete nga nje semundje e rende dhe e paptitur,ne moshen 56-vjecare,me 5 Maj  te vitit 2005.

Këtë detyrë që më pas, iu besua te birit,Gjergjit nga Drejtoria e PTT,ne shenje bamiresie ndaj Petrit,pasi dhe ky e dinte kete zanat, ia kish “vjedhur “ te atit me profesionalizem,duke mos i lene asgje mangut ,nga talenti i te Atit...

Gjatë kësaj kohe Petriti,vazhdonte shkollen e e mesme bujqesore te mbremjes në Vishocice,pa shkeputje nga puna qe e mbaroi me rezultate te mira. Une aso kohe jepja mësim në lëndet e Letersise dhe ai ishte nxenesi im,i dashuar,po thuaj bashkemoshatar,dhe gjithnjë kish qejf  te plotesonte,kur pergjigjeshin nxenesit e tjere.

Ndonjeherë kur komentonin veprat letrare,ne oret e Letersise ,i ngaterone personazhet ,me ato te filmave,Une i thosha me takt:

-Petrit,mos na trego filmin,por librin,vepren - ne fjale qe ishte dhe film,Ai skuqej,me ndrojtje:

-Me fal profesor !

...Petrit kishte dhe nje pasion tjeter artistik,te cilen ai e kryente pas punes se tij.Ai ishte një pjesëtar i rregullt i grupit te Teatrit amator te Vishocices. Duke mbajtur ,afer si shok, si vellai me vogel,regjizori dhe skenografi i Teatri Skender Subashi ,i cili u nda para disa kohe nga jeta.

Ai pervec qe ishte nje aktor ,disi me shume figurant,bente detyra ndihmese, ma pasion,si elektricist,teknik zeri,dekorist i skenave ne nderimin e tabllove,gari do thosha nje asisten teknik regjizor si i thone tani.Duke qene bashke me Petritin,ne grupin e Teatrit,ruaj shume kuijtime e mbresa me te sidomos ,pas dekoreve apo gjate kohes te lirë.

Po rrëfej një cast. intim,ne Korce ku  do te konkuronim , me nje drame ne teatrin “A.Z.Cajupi”,me te cilen fituam Cmimin e Dyte, ne rreth.U akomoduam ne nje hotel “Krimea”quhej aso kohe,ne nje dhome me Petrtin dhe te paharuarin Perparimin Subashi.Petrit mbante me vete iventarin bazen materiale ,ne valizhet  dhe ne disa arka ,mejetet e orendive që plotesonin skenat e Drames.Atehere kishte dhe dy pushke “karabina”luftarake me disa fishke manevre pa plumbe,zhurme,,ishte pune me pergjegjsi kjo.Perparim qe qe nje djale ,i ri i gjallë e gazmor por capken dhe shakator,po jo i zararit...Ate akdident nuk e mori vesh njeri ,tani ju qe po e lexoni.

Merr njeren pushke,nga arka ematrialeve, i fut nje fishek manevre  dhe  qellon,me grykën krhyer ne nje qoshe te dhomes. U alarmuam jo vetem ne,por gjithe hoteli, sa erdhi policia e qytetit. Petriti aq u indinjua sikur e beri vete ate “aksident”i vinte te futej ne dhe i gjalle,pasi armët i mbante me shume pergjegjesi.

-C’na bere- i tha Perparimit,-ku te futem une tani?! …

Menjeherë e stabilizuam situaten, sikur ne dhomen tone s’kishte ndodhur asgje,I fshehme armet,hapem dritaret te delte tymi i barutit dhe dolem me shpejtesi nga dhoma.Duke dale neper shkallet e hoteli erdhi polocia urgjent .

Na pyten.-Cka ndodhur?!- Une iu pergjigja me njehere :-Asgje,po ne degjuam nje zhurme te madhe,prandaj dolem nga dhoma ,te pyesim.”

Ja kështu ,ia hodhem kesaj shakaje me zarar,qe Petriti kurre s’e haronte e s’ia falte vetes pasi ishte nje djale serioz dhe korrekt.

Petriti ishte dhe nje sportdashes i aposionuar,per gjykrimin e ndeshjeve te fotbollit,por me shumë nje gjygjtar profesionist per ndeshjet e volejbollit ,ne aktivitete spartakiada e ne finalet  e tureve.Te gjithe duarttrokisnin ne ndeshejn e volejbollit,jo per spektalin e volejbollisteve por me shume per vendimin korrekt te gjyqtarit ,Petritit.Kam shume kujtime e mbresa me Petritin.

Ai ruante nje respkt te madh per familjen tone,megjithese  ishim moshatare ai gjithmone me theriste e me drejtohej me edukate e respekt ,“profesor”.

Mamaja time,gjithmon me dergonte te falat e Petritit,sa here që flsinim ne telefon nga Amerika ,deri sa ndërroi jete.

Petrit Subashi do të mbetet i paharuar mes nesh një njeri i thjeshtë i ndershem,punëtor  dhe modest dhe një prindër shembullor qe i riti me sakriica te 4 femijet  e tij ,Alketa ,Marsida Zana dhe Gjergji,qe sot ndodhen ne Itali,bashke me gruan e tij.

Në Vishocaret nuk do te harojmë kurrë Petrin tone, ”lajmetarin”e fshatit ,qe Nenat tona e konsiderobin dhe perqafonin si djalin e tyre,kur ai i sillte letra e telegrame,apo mesazhe nga telefonatat,nga fëmijet tyre që ishin larg fshatit,në shkolla, ushtarë,refugjatë apo mërgimtarë.

@ Luan Kalana,Florida SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora