Kulturë
Poezi nga Qazim Shehu
E premte, 22.01.2021, 05:00 PM
QAZIM SHEHU
POEZI
FARI
Humbet
bregu në mjegull
Por
nuk humbet fari.
Ai
shndrit si sy i verbër
Për
fatin e çdo udhëtari.
Humbet
bregu i fjalës në mjegull
Far
nuk do poet-shkrimtari,
Përmes
errësirës shikon zemrën
Në
dritë nuk ndriçon margaritari.
DËSHIRA
Në
një skaj ëndrre ti rri
Sikur
në ëndërr mos kishe hyrë
E
unë mundohem të afroj pranë vetes
Ndërsa,sërish
mbetem vetëm.
Sa
mbërrij tek ai skaj
Ti
largohesh e krijon një largësi tjetër,
I
lodhur rrugën nis sërish
Për
të mbërritur aty qoftë edhe me një vertebër.
Pastaj
mbetëm i plagosur dyfish
Si
në baladën e vjetër…
Prej
nga nuk buron asnjë këngë
I
gënjyer, kuptoj se në ëndërr kam qenë
E
ti kurrkund je,në një tjetër nisje.
Sa
e gjethëron dëshirën kjo joshje e
fisme.
THELBI
Që
ta qëllosh thelbin e përmbysur të marrëzisë
Shpesh
më duhet të bëhem Don Kishot,
I
mësuar të qëlloj me pambuk, më duhet të kap gurët
Por
shenja zhduket.
Gurët
lëshoj mbi këmbë
Që
të mos eci.
Më
mirë kështu, sesa pa shenjën
Se
humbas thelbin…
MURI
Hapin
hedh të kapërcej murin e pengimit,
Po
muri paska rënë nga një rreze e vështrimit.
Që
ti ma kishe shtënë.
Pse
e mendova murin si pengesë
Tani
po më vjen rëndë…
DINAKËRI
Dita
me dinakëri mban veshët e ngritur
Të
përgjojë çdo dridhje zemre,
Drurët
e kujtesës veshin me pyll
Një
sasi të tepruar brenge.
Dhe
dita veshët i ul dhe asgjë nuk dëgjon,
As
të shtënat e brengave
Në
poligonin e zemrës që gufon.
Sa
dinake ajo, dëgjon a s`dëgjon?
Kur
kujtojmë se na mirëkupt0i
Nata
afron…
HUTIM
Dikush
më shikon e mendjen s`e kam
Vështrimi
i tij përplaset mbi mua
Si
rreze e gënjyer në xham.
E
unë eci dhe shkoj ku më yshtet
Të
kap një vështrim me besim.
Dhe
jam atje ku s`duhet,
Dhe
duhem atje ku s`jam,
Një
vërtitje e pakuptuar
Pa
menduar se sa dëm çoj
Vështrime
të gabuara…
PISHAT E VOSKOPOJËS
Pishat
si mjekra priftërinjsh
E
bëjnë të bukur Voskopojën dyfish.
Pranë
bujtinave të verdha
Si
flakëza qirinjsh, tundur lehtë nga era.
Dhe
pishat me një mallëngjim të mërzitshëm,
Mjekra
priftërinjsh ende gjelbërojnë,
Mbi
këtë rrafsh të mistershëm
Ku
natyra qetësinë e vet hapur dëfren,
Pishat
tundin mjekrat në jerm
Vetëm
këtu,një krahasim të plotë për to e
gjen….
TUSHEMISHT
Toka
ka nxjerr një gisht dhe po e lan në liqen,
Nga
një gisht u krijua fshati Tushemisht,
Po
të ishte një dorë në krah lumi
Do
na e kishin marrë si Shën Naumi…
LASGUSHI
Mjellma
e Lasgushit, ngaqë u cilësua dekadente
Erdhi
dhe u fsheh nën barsolinën e tij.
Për
hir të saj, poeti asnjë varg të ri nuk kërrente
Mjaft
kishte shkruar dhe këtë e quante
Si
të hidhte qymyr mbi flori.
Dekada,
e strehoi mjellmën nën barsolinë
Poeti
borgjez që nuk i trembej kësaj fjale,
Për
t`u hakmarrë zgjodhi aristokracinë
Se
i dhimbsej streha e mjellmës vetmitare…
KRAHËT E DASHURISË
Fryri
era dhe më solli krahët e dashurisë si flatra
Krahët
e dashurisë, si degët e pemëve në rrugë.
Krahët
e dashurisë nuk janë si krahët e njeriut
Kur
njëri ngrihet pa arsye ,tjetri e ul me rrëmbim.
Ato
s`pranojnë ulje,
Ose
ulen të dy,ose të dy shkojnë në flijim…
ZOGU
Me
trokun e imituar nga kuajt në betejë
Rrebeshi
ia behu,
Te
dritarja erdhi një zog në rrëzjerë
Ia
hapa atë,ai nuk hyri brenda.
Hingëllinin
verbërisht tinguj,
Shkonte
mendja ime pas tij
Zogu
nuk e dinte sa më dhimbsej
Mbase
do e dhimbsuronte i serti shi….