Kulturë
Botohet libri "Qoshet ku fola me veten" i autorit Blerim Rrecaj
E premte, 22.01.2021, 02:57 PM
Në janarin e këtij viti ka dalë në dritë libri "Qoshet ku fola me veten" nga Shtëpia Botuese "Armagedoni"
Libri
duket i realizuar mirë nga pamja ideo-estetike, ndërsa për përmbajtjen e tij
studiuesi e kritiku Berat Dakaj është shprehur kështu: "Qoshet ku fola me
veten, mund t’ju ge?zoje? a trazoje?, thote? autori i tij sepse, shtojme? ne,
e?shte? shkruar sa autori mbante distance? fizike me njere?z pe?r shkak te?
pandemise? se? virusit me kurore?. Me? tutje, nuk e?shte? libe?r i zakonshe?m.
E?shte? libe?r i shkruar ne? kohe? te? frike?s kur njeriu siguri dhe qete?si
gjen vete?m ne? qoshe dhe aty, i izoluar, pa pasur motiv te? bisedoje? me
asnje? njeri jashte? rrethit te? familjes, nis te? shkruaje? pe?r
pe?rditshme?rine? e vet dhe pe?r ndodhite? qe? ka pare?, qe? ka de?gjuar e qe?
be?hen lajme brenda dhe jashte? Kosove?s gjate? dite?s. Rrecaj, ky vrojtues
lirik, ky shtegtar qytetesh e parqesh, ka hartuar nje? harte? poetike, relievin
e se? cile?s e ka mbjelle? me miniatura dhe e ka shkelur ke?mbe?, pjese?n me?
te? madhe te? saj i vete?m, sic? do te? mund te? shihni
edhe teksa lexoni poeziminiaturat e tij qe? jane?, nje?kohe?sisht, edhe te?
lexuesve", thekson Dakaj.
Ndërsa
poeti Bekim Muhaxheri shprehet:"Poezitë e Blerimit janë poezi Kosove, të
gjitha kanë vende ku kanë lindur, histori frymëzimi e adresa. Dhe ngjyra të
ndryshme. Disa mund të jenë të zeza si korbat që autorit i duken se dalin nga
tymtarët e KEK-ut, të tjerat janë të gjelbra si shpërthimi i blertë i Gërmisë,
ka edhe të kaltra si qielli i verës ose edhe shumëngjyrëshe si lulet tona.
Por
Blerimi nga modestia nuk e merr përsipër autorësinë. Thotë se kur i shkroi
poezitë vetëm muza kaloi pranë tij", thotë pos tjerash Muhaxheri.
Ky
libër i Rrecajt vjen pas librit të tij të parë me vargje e skica "Gjurmë
kujtimesh e ngjyra stinësh" dalë në dritë, në marsin e vitit të kaluar,
pikërisht atëherë kur filluan masat shtrënguese për shkak të shfaqjes së
pandemisë.
Në vend të hyrjes
Ky
libër mund t’ju gëzojë a trazojë
Mbase
do të jetë farë e hedhur vlere
Që
s’është e thënë të zë vend as në krye,
A
të digjet mes sheshi a oxhaku,
Por
as të hidhet për dritare,
A
të fshihet në një qoshe pas dere
Është
një rrugëtim jete ku unë jam pjesëmarrës
Ai
që shoh dhe ndiej
Dy
anët e medaljes së hapave të mi në këtë pjesë gjithësie
Siç
mund t’i shihni dhe ndieni edhe ju herë pas here
Sa
herë që perin e saj si litarin do ta heq prej qafës
Si
shenjë triumfi të përbashkët
Me
buzëqeshje fytyrëshpirti
Ndritur
nga shkëlqim rrezesh
Ec skaj rrugës së
hekurudhës
Ec
skaj rrugës së hekurudhës
Asnjë
tren tash nuk lëviz
Në
largësi shoh ca fëmijë romë
Që
gjuajnë me gurë si pa qëllim
Sikur
kanë nisur një protestë
Të
vrullshme e të dhunshme e me hov
Ecjen
skaj hekurudhës e vazhdoj
E
dikush brenda binarëve
Si
një lloj marathonomaku vrapon
E
unë mes këtyre dy pamjeve
Shikoj...
Në taksi
Hip
në taksi për të vajtur në qytet
Bëj
një copë rrugë dhe shoferi më thotë të zbres
Do
t’i marr pesë udhëtarë - studentë
Dal
dhe hip në taksinë e radhës
Ndërkohë
dikur arrij në qytet
Takohem
me dy shokë dhe blejmë libra me lirim
Për
nder të 10-vjetorit të pavarësisë
Përsëri
hip në një taksi në rrugën për kthim
Në
një teposhtëze taksisti e lëshon në “ler”
Ne
udhëtarët dhe drejtuesi i automjetit
Flasim
edhe ndonjë fjalë meqë heshtja s’na lë rehat
“Bëhet
mirë”, thotë dikush
Po
dikush thotë “kurrë, kurrë, kurrë…”
(Poezitë nga libri “Qoshet ku fola me veten” botuar nga
“Armagedoni”, 2021)