Kulturë
Tahir Bezhani: Një vrimë në shpirt
E premte, 22.01.2021, 05:03 PM
Tahir Bezhani
Cikël
me poezi
NJË
VRIMË NË SHPIRT
Më
janë skuqur sytë , dy gaca n ‘fikje
Gjuhën
e kam kafshuar shumë herë
(deri
në gjakosje)
Për
durimin e tepruar të përtypjes së ashtit
Buzët
plasnin nga temperaturë fjalësh
Rrugëtimeve
të gardhuara në mendimet e pritshme
Mashtrimeve
shumëngjyrëshe dalë boje
Për
t’i bërë mirë zemrës, hoveve rënkuese
Duke
dihatë malli lodhjeve ngacmuese
Nuk
besoj se kam kohë tepër, tepër ishte
Të
qëndroj përballjeve të nxira
Lazdrimeve
të boshatisura hamshorqe
Vrapimeve
të kohëve mbushë me re të zeza
Një
vrimë në shpirt kullon dhimbje
Një
kokë me plagë plagosur në token e vet
Në
kërkim të kufijve të gjallë varrosur
Me
shpresa të ringjalljes pas vuajtjes
Si
Jezu Krishti i gozhduar n ‘damarë
Falni
dashuri o Zot, më mirë se goditje
Nuk
dëshiroj t’ia ngul askujt sytë n’ plagë
Përmes
lotëve
Një
vrimë po kullon mureve të shpirtit
Gjithmonë
lëngim deri në shërim...
Gjakovë, 16 janar 2021
MEDITIM DIMEROR
Paska
ikur nata në heshtje
Si
çdo natë dimri e pabesë
Hutuar jam, duke mashtruar vetën
Kotësive
që nuk mund të zmbrapsen
Thumbimeve,
fërkimeve të marra
Halucinacione
të sëmura me viruse të kohës
Pas
lodhjes së umit në tokën e zezë
Si
në ëndërr, por i zgjuar, ndërrova vend
Dimrit
e parafytyroj verën me vapë
Verës
dridhem mërdhimjeve dimërore
Përfytyroj
bjeshkët, lartësitë e thepisura
Ato pika të larta praruar në bukuri
Shikoj
çuditërisht një pishë që bën jetë
Në
një rrasë guri pa asnjë lopatë dheu
Me
trupin e njomë, shtatin e drejtë
E
gjelbëruar dhe krenare si shqipet përreth
Sa
i dëshiroj ato lartësi që puthin
shkrumbin tim
Dëshiroj
pafundësisht atë bukuri
Të
isha shkëmb bjeshke
Atje
ku hëna ledhaton e zbehur ngurtësinë
Dielli
me buzëqeshje shkrin...
TEJA GRIMCON PRAGUN E
KUJTESËS
Mendimet
të fshehura skutave të zemrës
Ngacmuan shpirtin e fjetur në damarë
Ia
mbatha rrugëve
U
bëra udhëtar pas erës së lotëve të saj
Më
rrëmbeu dëshira e kallur rrugës së gjatë
Deri
te pragu i ndarjes ku ndiheshin ofshamë
Dy
zemra ndaheshin me vaj atëbotë
Me
sy të mbyllur, qerpikë të varur
Duart
nuk shkëputeshin nga shpirti i mekur
“Një
ditë e fat të mbarë” ,shkreptimë buzëve
Nuk
di nga erdhi ai zë...
Me
shpresë takimi te “Grandi” e bëmë me fjalë
Tani
shpirti rrokotelet i dërmuar,
Dëshirat
kallën në flakë
Kujtimeve
të një zjarri që nuk fiket kurrë...
Jeta
me dashuri nuk ngopet
Etje
e përjetshme mbetet dritave të ballit
* *
I
fshehur në pragun e ndarjes ,pellg malli
Grimcon
atë dru, bën zhurmë natën ,ditën
Grimcon
e grimcon, krimb i tejes
Hesht
e përgjon zërin, hapat e saj
Hapet
dera ngadalë, gjurmon ,hesht
Ajo...
Shikon
me sy të skuqur, mbushur mall
Nuk
e trazoj ,e lë në qetësinë e harresës
(Nëse
ajo e ka mbuluar)
Se
do uji nën urë ka kaluar
Ika
ngadalë, ngadalë, pa u hetuar
Duhmë
lotësh ruante ai prag kujtimi...
Nga
dritare befas një zë piskë dëgjova
“Ndal
erë mali, ndal! Lermë të të shoh me sy
Malli
më ka verbuar që sa vite pa të parë
Digjem e tretem n ‘kujtime
Ndal
të ndajmë këtë strajcë me hi, zharavë
Nga
dy zemra le të bëhemi një
Të
shpërndajmë pjellurinave kudo
Vetëm
dashuri botën le ta përfshijë
Dy
flakë ndizen gjithmonë në qiell
Si
dy yje ,dashuri e gjithësisë...
NËSE DASHURIA ËSHTË BURG
Nëse
dashuria është burg
Do
dëshiroja dënimin e përjetshëm
Përjetësia
është liria e shpirtit n ‘kërkim
Mbështeteni
zemrën në murin e vetmisë
Dëgjoni
trokitjet në portat e njerëzisë
Ushtimën
përmes zgavrave të qara
Si
futet brenda avulli i dëshirave të
kallta
Flini
ngaherë në shtratin me gjemba
Në
kullën e këtij ngujimi mistik...
Pyetni Dante Aligerin për rrathët e ferrit
Për
Beatriçen e përsosur
Pyetni Vërnerin për vuajtjen e ëmbël
Vuajtja
është stoli e jetës
Tagër
i shpirtit në amshim....
Vdekatarëve
nuk u kërkohet gjykimi...
Gjakove,18.janar,2021