Kulturë
Albert Zholi: Flet “Nderi i Kombit” Agim Krajka
E marte, 05.01.2021, 10:12 AM
Flet “Nderi i Kombit” Agim Krajka:
-
Në regjimin komunist për një këngë punoje mbi 6 muaj dhe futej në RTSH nëse
kalonte në disa filtra.
-
Ishte Festival vlerash, përgjegjësish, por i mungonte më e madhja, liria
-Sot
për Festivalin e RTSH-së, mund të futesh
pas 3 ose 4 ditëve punë, ky është dallimi.
-Nuk
pinte ujë as miqësia, as korrupsioni, as fundet e shkurtra
-
Si fitova pa mik konkursin për në
Konservator, isha plot 22- vjeç
-Kompozimi
im i parë ka qenë kënga “Lemza” dhe është kënduar nga e madhja Vaçe Zela.
-Ka qenë
festivali i parë në RTSH, ishte viti 1962
-Rinia
e pëlqeu shumë atë këngë dhe pse menduan se e kisha kopjuar nga këngët e huaja.
-E
ndaluan tre muaj dhe njerëzit nisën të shkruanin parulla nëpër mure me emrin
“Lemza” më pas e lejuan të transmetohej dhe ishte një kënaqësi e madhe
-Si
më thirrën në degën e Brendshme pas Festivalit të 11-të
-
Me këngën “Kafe Flora burra plot” deshën të më syrgjynosnin
Nga
Albert Z. ZHOLI
Nëse
gjithmonë e gjen tek “Lemza”, lokali i tij i cili ka emrin e këngës së
tij të parë në Festivalin e Radios, sot e takova në prezantimin e librit të
poetes së talentuar Zhuliana Jorganxhi. Sipas tij “Lemza” është emër i
veçantë, pasi kudo shikon që janë mbushur lokalet me lloj -lloj emrash të huaj,
emra të çuditshëm që nuk i merr vesh kush. “Lemza” është i veçantë, ka një
histori të bukur në këngë dhe me krijimtarinë e tij, pasi në Festivalin e
Këngës së muzikës së lehtë në vitin 1961 ai mori pjesë me këngën “Lemza”
e cila u këndua nga e madhja Vaçe Zela. Tek ky klub para pandemisë
mblidheshin miq, shokë, të afërm. Tani takimet janë rralluar paksa.
Këngëtarë, kompozitorë etj...i qeshur dhe plot ide ai se ndal asnjëherë punën.
Pas një odiseje rreth 16-vjeçare në Amerikë, në vitin 2006 u kthye përfundimisht
në Shqipëri në Tiranë, aty ku ka bërë epokë në muzikën e lehtë
shqiptare. Para disa kohësh në
koncertin Gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën”, presidenti Ilir Meta i
dha artistit të madh dekoratën “Nderi i Kombit”, e cila u dorëzua në skenën e
“ArTurbina” nga ish-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Krijuesi
i “Lemzës” së famshme dhe i dhjetëra këngëve të suksesshme shqiptare, i ka
arritur të gjitha, por ai nuk rresht së foluri për këngën shqiptare, muzikën e
lehtë dhe për atë polifonike.
-Një ditë e veçantë sot në promovimin e librit të poetes së
mrekullueshme Zhuliana Jorganxhi. Si do e cilësonit Zhulianën?
-Zhuliana
ka qenë dhe mbetet një poete e madhe, krijuese me vizion dhe me karrierë të
pasur, Njerëz të tillë duhet të vlerësohen gjithmonë.
-Para
pak kohësh ju morët titullin “Nderi i Kombit” një nderim për punën tuaj. Si
jeni ndjerë ?
Çdo
titull ka rëndësinë e vet dhe çdokush ndihet mirë kur merr një titull, aq më
tepër titullin më të madh “Nderi Kombit”. E prita me shumë gëzim dhe ka qenë
një surprizë, pasi është titulli më i lartë që mund t’i jepet një artisti në
kombin shqiptar.
-Parë
në restrospektivë por edhe me zhvillimet e sotme, mund të bëni një dallim mes
Festivaleve të RTSH-së në komunizëm dhe sot?
Dallime?
Po përcjell vetëm një fakt. Në atë kohë për një këngë punoje mbi 6 muaj dhe
futej në RTSH nëse kalonte në disa filtra. Të dilte shkuma për një këngë.
Dridheshe kur futeshe në atë Festival. Ishte Festival vlerash, përgjegjësish,
por i mungonte më e madhja, liria. Kishte shumë demagogji, shumë.
Politizohej në disa segmente, por jo gjithçka. Sot për Festivalin e RTSH
mund të futesh pas 3 ose 4 ditëve punë. Ky është dallimi. Nuk pinte ujë
as miqësia, as korrupsioni, as fundet e shkurtra. Po kishe ngjyer penën mirë do
garoje. Pastaj edhe tekstet ishin tekste, poezi që të lotonin, të rrëmbenin,
nuk ishin fjalë të palidhura. Kaq. Besoj u mirëkuptuam.
-Një
jetë me këngën, me kompozime nga më të ndryshmet. Kudo të presin me respekt, si
nisi rrugën e bukur të kompozimit Agim Krajka?
Albert,
ne bashkë kemi zhvilluar disa intervista dhe tashmë shumë gjëra dihen.
Por le ti përmbledh me pak rreshta. Vitet 1960 ishin vitet kur muzika e
lehtë mori një hov të madh. Tirana kishte ndikim edhe nga muzika ruse. Atë kohë
unë i bija fizarmonikës në një lulishte në Tiranë. Flitet për kohën, apo
më mirë vitin 1961, kur në Shqipëri kishte hyrë një farë liberalizmi, dhe një
shef i Kulturës në Komitetin Ekzekutiv, konkretisht Skënder Gina, i cili më
kishte dëgjuar shumë herë më thotë se duhet të hyja në konservator se kisha
shumë talent. Unë shtanga. Askush nuk ma kishte bërë këtë propozim. Mbeta i
dyzuar. Atë kohë kisha halle të tjera dhe kurrë nuk mund të mendoja për
shkollë. Ishte koha kur unë kisha 6 motra në shtëpi, dhe mendoja se si të
çoja një lek në shtëpi dhe të ndihmoja familjen. Doja që motrat e mia t’i
ndihmoja. Nuk ja vura shumë veshin, por ai këmbënguli disa herë duke
theksuar se isha djalë i talentuar dhe duhet të shkollohesha. I nxitur bëra një
kërkesë kot pa menduar se çfarë do dilte. Kisha dëshirën vetëm që të vazhdoja
punë dhe të çoja ndonjë lek në shtëpi. Dhe ja një mbrëmje, teksa luaja sërish
në Bar me fizarmonikë, më vjen një shok dhe më thotë se më kishte dalë emri në
liste për të konkurruar. U habita. S’e besoja. Të nesërmen shkova për të parë
listën dhe nëse kisha emrin të konkurroja. Po, ishte e vërtetë. Më kishte dalë
emri dhe zura radhën për të konkurruar në Konservator (ashtu quhej atë kohë).
Për çudinë time fitova dhe a e dini sa isha? Plot 22 -vjeç kur u futa në
shkollë. Me ndihmën e profesorëve të mëdhenj të Konservatorit arrita të mësoja
shumë.
-Ju
kur u futët në Konservator filluat të kompozoni. Po mbas përfundimit të
Konservatorit ku u punësuat dhe cili ka qenë kompozimi juaj i parë që edhe sot
diskutohet?
Ajo
kohë dreqi e kishte një të mirë, sa mbaroje shkollën e lartë ta gjente punën të
sigurt, por edhe i mbështeste artistët dhe artin. Në këtë kohë nisa të
kompozoja muzikë të vërtetë filmash dhe nisa punë në Ansamblin e Shtetit.
Për mua ajo ka qenë shkolla e vërtetë. Ansambli i
Këngëve dhe Valleve mbetet institucioni më i rëndësishëm i artit
shqiptar. Ato kohë ishin të arta ku ne punonim, krijonim dhe jashtë
shtetit lamë gjurmë të pashlyeshme tek spektatorët e shumtë.
Aty kompozova shumë këngë por edhe mësova shumë. Ishte një Konservator i
dytë. Mund të them se kam qenë me Ansamblin e
Shtetit për 27 -vite, edhe si dirigjent, edhe si kompozitor, edhe si Drejtor.
Në atë kohë të ishe pjesë e Ansamblit ishte një vlerësim i madh. Aty ishte ajka
e artit shqiptar. Ansambli ynë njihej në gjithë botën. U largova nga
Ansambli në vitin 1990 kur më pas shkova në Amerikë. Sot kur e shikoj më vjen
që qaj. Legjenda është kthyer në karakatinë. Turp!
-Kur
përkon kënga juaj e parë si kompozitor dhe kur keni marrë pjesë në Festivalet e
RTSH-së?
Debutimi
im i parë në festival ka qenë me këngëtaren e madhe Vaçe Zela. Ajo më dëgjoi
tek luaja në fizarmonikë dhe më shtyu të kompozoja një këngë për të. Kështu
nisi udha ime. Pra festivali i parë dhe kompozimi im i parë ka qenë kënga
“Lemza” dhe është kënduar nga e madhja Vaçe Zela. E kupton çdo të thotë që në
daljen e parë si kompozitor të të marrë këngën Vaçe Zela?! E mbaj mend si tani,
ka qenë festivali i parë në RTSH, vitin 1962. Vite të
çuditshme. Rinia e pëlqeu shumë atë këngë dhe pse menduan se e kisha
kopjuar nga këngët e huaja. Të kapte tmerri kur ndalonin një këngë. Të bënin të
mendoje thellë. E ndaluan tre muaj dhe njerëzit nisën të shkruanin parulla
nëpër mure me emrin “Lemza”. Ka qenë një protestë rinore shumë e këndshme. Më
pas e lejuan të transmetohej dhe ishte një kënaqësi e madhe për mua. Kjo
këngë më hapi shumë dritare. Filluan kërkesat një shikim më ndryshe nga
instancat e larta. Fillova të kompozoj sërish. Nuk doja të rrija me aq. “Lemza”
më dha shumë energji. Kështu lindi apo kompozova si këngë të dytë këngën e
“Gjyshes”. Edh kjo këngë u pëlqye, ndoshta jo sa e para, por pati jehonë.
Tashmë kisha fituar një siguri në vetvete. Kompozimi i tretë ka qenë
“Djaloshi dhe shiu” dhe me radhë në çdo vit.
-Në atë sistem a ke marrë ndonjë çmim të parë në Festivalet e RTSH-së?
Po!
E kam marrë kur nuk e besoja. Kështu gëzimi vjen më i natyrshëm. Kur merr një
çmim që as e din, as e ke kërkuar, kur ta japin surprizë, ndjen një ngazëllim
të brendshëm. Çmimin e parë e kam marrë në vitin 1986 dhe ishte surprizë e
papritur. Sapo isha duke u futur në shtëpi kur spikerja e festivalit, Zerina
Kuke po anonçonte çmimet. U dhanë çmimet e treta, nuk u zura
me gojë, po ashtu në të dytat nuk u zura në
gojë dhe kur dha çmimin e parë ajo tha: çmimi i parë i
jepet kompozitorit Agim Krajka. Gëzimi ishte i
jashtëzakonshëm. Një klasë mature vjen mbas një orë
e gjysmë në shtëpinë time dhe më uron. Kjo ishte
kënaqësia më e madhe për mua. Rrija si i hutuar. Befasia më kishte kaluar në
çdo qelizë. Momente reflektimi. Puna ishte vlerësuar në heshtje.
-Sa çmime keni fituar në festivalet e RTSH-së dhe si je njderë në këto
festivale?
Për
të qenë i sinqertë nuk jap shifër të saktë por të përafërt. Kam fituar rreth 20
çmime në festivale. Në to kam pasur ditë të paharruara, por dhe ditë të
vështira. Gjithë koha e përgatitjes ishte një ankth ishim gjithnjë nën filtër.
Komisione dhe juri të pafundme. Ka qenë një jetë profesionale e mbushur me
shumë emocion. Në fillim të karrierës kënaqësia më e madhe e imja ishte
që këngët më pranoheshin në festival, sepse nuk njihnim njeri dhe s’kishim as
miq dhe as shokë. Pastaj kur u futa në valle filloi përgjegjësia. Nuk të falte
njeri materiale të dobëta. Edhe përgjegjësia jonë ishte e madhe. Ishim nën
presion por edhe shumë të motivuar.
-Festivali
i 11-të mbahet mend edhe diskutohet shumë edhe sot. Si e kujtoni atë festival?
Në këtë Festival unë u paraqita me këngën “Kafe Flora burra
plot”. Ky Festival vërtet ishte për t’u çuditur pasi jo vetëm mes kompozitorëve,
këngëtarëve dhe instrumentistëve por edhe në popull kam dëgjuar të diskutohet
shumë. Ishte një festival që ndoshta tentoi të thyente disa korniza të kohës,
por nuk mundi. Por jo se u bë një gjë e madhe. Krijuesit si gjithmonë ishin
cilësorë por edhe veshja edhe instrumentistët edhe ritmi i muzikës, kishte një
frymëmarrje më të madhe. Mund të them se ky Festival më i vështiri në jetën
time si kompozitor, pasi krijuesi në atë kohë ishte gjithmonë
në luftë me atë që do dhe me atë që mund të bëjë. Ishte një
kënaqësi kur merrje çmim të parë, por do të
prisje se çfarë do të thoshte një tjetër se
e kishte të drejtën mbas një jave të qortonte, se mos të bëhej ndonjë
plenum etj. Shumë shokë të mi ikën, u syrgjynosën nëpër burgje, u larguan nga
muzika, i çuan në fshat me punë në bujqësi, disa i internuan. Rrëmujë. Fshesë.
Ankth! Ç’a po ndodh? Kush e kishte radhën...Në festivalin e 11-të me
të vërtetë u prit mirë kënga ime, ku u përgëzova
nga artdashësit, por arrestuan shumë këngëtarë, shkrimtarë, piktorë, etj,
dhe frika ka qenë e madhe. Edhe unë prisja të ndodhte diçka. Kisha një
parandjenjë. Kisha një makth që më sëmbonte. Nuk besoja se do dilja pa lagur.
Dhe ja, një ditë erdhën në punë dy të rinj dhe më thonë se në
orën 11-të duhet të paraqitesha në degën e Punëve të
Brendshme në Tiranë. Djersë të ftohta! Por nuk e dhashë veten. Por brenda vetes
thashë: “E pat edhe puna ime”. Kur ikën të rinjtë doja të qetësoja veten.
Shkova tek klubi i punës dhe piva një dopio fërnet. Pasi u ngroha dhe u
turbullova pak u nisa për tek Dega e Punëve të Brendshme. Sa shkel tek
dera e Degës dy vetë që po më prisnin më thanë: “hë mor
ti, çfarë është ajo këngë që na ke bërë?”. Shtanga! I
pashë me habi. Besoj ata nuk kishin haber fare nga kënga. Por kur pashë
kapardisjen e tyre ju përvesha: Çfarë flisni kështu? Si mund ta
quani imoralitet një këngë të tillë? Ajo është pogonishte këngë e
mirëfilltë shqiptare me bazën në popull. Pra është ajo këngë pogonishte
që kërceni ju, unë dhe babai im dhe hyra në zyrën e Kryetarit të
Degës. Ai më priti tërë hundë dhe buzë. Rrinte turivarur. Vinte vërdallë dhe
nuk më shikonte në sy. Edhe ai më tha të njëjtën gjë. Unë fillova t’i këndoj
këngën. E këndoja me zell duke i dhënë atmosferën e pogonishtes. Pasi e këndova
ai më tha se çfarë ishte kjo “parru pau” si refren pas fjalëve. Ajo është
kthesa, pra kalimi ose përgatitja për strofën tjetër. Kryetari më shikonte me
dyshim dhe mosbesim. Tundi disa herë kokën dhe pastaj duke shfryrë më la të
lire, por më porositi ta kisha mendjen, se partia më kishte shkolluar.
Pra partia më rriti, më shkolloi dhe duhet ta doja. Kur dola nga dera e Degës
m’u duk se kisha 20 vjet brenda në errësirë. Ufffff…! shfryva. U lehtësova.
Thashë mos do haja ndonjë internim. Pra me një fjalë kjo ka qenë kënaqësia e
kompozitorëve shqiptarë. Pra ndjeje fillimisht kënaqësinë e emrit, këngës së
re, lëvdatave të njerëzve, por të hidhurat i kishe gjithnjë nga pas. Asgjë nuk
kishe të sigurt. Çdo gjë duhej të ishte brenda boshtit të parties, ndryshe… Por
kishim dhe shumë momente të bukura, shumë. Jo çdo gjë ishte zi. Kudo na
respektonin dhe populli na nderonte dhe na donte shumë. Kudo ku shkonim na
prisnin me admirim. Popullin e kishim në çdo hap me vete, sepse populli e donte
muzikën tonë dhe na përkrahte. Ndaj mund të them se Festivali 11 ishte
një festival i parapërgatitur me qëllim spastrimi siç bëheshin spastrimet
dhe në politikë. Ato kishin interesa t’i largonin disa figura nga postet
politike. Lufta e bërrylave. Për mua ishte e qëllimshme, se përse i
11-ti duhet të ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët. Ne ishim
viktima të realizmit socialist. Shumë veta ikën kot,
shumë u futën në burgje, u persekutuan padrejtësisht, etj.
Këtë solli ky Festival që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës
së lehtë shqiptare.
-Ansambli
ka shkuar në shumë vend të botës, po ju a ishit pjesë e tij kur shkonit
jashtë? Si ndiheshe kur shikoje zhvillimin e ekonomik të vendeve ku shkoje?
Me
të vërtetë me Ansamblin kam dalë shumë herë jashtë qysh në monizëm, kur çdo
njeri qoftë dhe me titull, e kishte ëndërr të dilte. Sa herë shkonim, çdo gjë
na dukej utopi, si përrallë dhe s’e besonim. E krahasonim me vendin tonë dhe
100 pyetje pse? i bënim vetes. Utopia e vërtetë ishte kur
shkonim atje, se ndjeheshim si të droguar. Çdo gjë dilte jashtë
parashikimeve tona. Këta të partisë na porosisnin, që nëse na afroheshin
shqiptarë (të arratisur ose emigrantë) t’i largonim dhe të mos i takonim. Nuk
kam qenë nga ata njerëz që kam patur shumë frikë. Me mundësitë që na
krijoheshin kishim kontaktet tona. Por gjithsesi, situata ishte absurde.
Dieta jonë ishte 1 dollarë në ditë, por ne ndjeheshim
krenarë për kombësinë që përfaqësonim. Kur vinim heshtnim. As gruas nuk i
tregoja çfarë kisha parë. Kur u sillja të afërmve ndonjë çimçakiz apo
stilolaps, më shikonin sikur u kisha dhënë botën. E papranueshme mos të kisha
as çimçakiz, absurde! Lere që dyqanet ishin plot thyheshin nga mallrat, ndërsa
në dyqanet tona thyente hundët miu, se ishin bosh. Por heshtnim dhe vuajtjen
shpirtërore e bluanim përbrenda.
-Ndoshta ishte kjo varfëri që ju detyroi të merrnit rrugën e mërgimit që në
fillim të viteve 1990?
Sigurisht,
kjo ishte çështja kryesore. Kjo ishte ajo që më nxiti më shumë. E njihja botën
jashtë para shumë të tjerëve, e dija si ishte realiteti. Me kohë bluaja se si
të ikja. Në atë kohë në Shqipëri fukarallëku ishte kthyer në plagë për gjithë shqiptarët,
veçanërisht për intelektualët. Duke qenë se unë i kisha kaluar shumë herë
kufijtë shqiptarë me turnetë që bënim jashtë me ansamblin, duke prekur të katër
kontinentet e njihja mirë jetën jashtë. Sigurisht që para ‘90-ës nuk kisha
menduar ndonjëherë të arratisesha për shkak të frikës nga persekutimi ndaj
familjes, por me ardhjen e demokracisë m’u krijuan kushte për t’u larguar.
Ditën që u largova nga Shqipëria nuk ika me emocione,
sepse ishte thjesht një kontratë e përkohshme për të fituar disa para në Neë
York. Më ofrohej një sasi e madhe parash për një kohë të shkurtër dhe vendosa
ta provoja. M’u dha mundësia të shkoja fillimisht në Australi, më pas të shkoja
në Amerikë dhe të punësohesha në një lokal me pronarë shqiptarë, si
instrumentist. Isha në Amerikë bashkë me tim bir që më ndihmonte
duke i rënë pianos dhe baterisë. Tim biri iu desh që të kthehej më shpejt se
vazhdonte konservatorin, në vitin e parë. Ka qenë dhjetori
i vitit 1991 kur më mori në telefon, një javë pasi ishte kthyer në
atdhe, duke më treguar për kaosin që ishte krijuar në vend dhe turbullirat e
mëdha që po ndodhnin në Shqipëri. Më thotë se po të rrija në Amerikë do u hapja
një dritë jeshile. Me anë të një miku kosovar arrita të gjeja një strehë për
familjen time dhe më pas mundësinë për t’i tërhequr. Unë në
emigracion shkova 52-vjeç. Më pyeti ime shoqe për
emocionet dhe unë i thashë kur ajo mbërriti se, “unë
Agim Krajkën e kam lënë në Shqipëri”.
Pra fillova një punë shumë të thjeshtë. Punë e thjeshtë
ishte, por ishte derivati i profesionit tim.
Unë kompozitor u bëra nga fizarmonika. Edhe ushtar kur isha,
falë atij instrumenti më mbajtën me hatër dhe më lanë t’i bija vetëm
fizarmonikës dhe të përgatisja shfaqjet e ushtarëve. Më pas punova një
vit në ansamblin e Ushtrisë dhe më pas në
Radiotelevizion. Atje mora pjesë në festivalin e parë ku
shkruajta “Lemzën” etj. etj dhe vazhdoi gjithë karriera ime. Unë me
të vërtetë mbarova shkollën për kompozitor, por
puna e përditshme ishte fizarmonika. Ndaj në Amerikë nuk
ndërrova zanatin por pata fatin të çaja në
këtë fushë ku kishte vështirësi të mëdha. Atje nuk bëhej muzikë e
mirëfilltë, sepse pronarët e lokaleve donin jo muzikën e vërtetë shqiptare, por
muzikë tallava. Ato shpesh ishin nga Mali i Zi apo nga Maqedonia dhe njihnin si
muzikë shqipe vetëm atë lloj rryme. Me shumë përpjekje arritëm të formonim
një grup të mirë me Parashqevi Simakun dhe Morena Rekën. Por dhe ky pati një
periudhë të caktuar. Më pas iu ktheva punës në restorante amerikane duke
interpretuar këngë italiane dhe detyrimisht muzikë amerikane filmash,
këngëtarësh dhe xhaz. Veçanërisht këngët e Domeniko Modunjos që ishin të
preferuara në ato lokale. Në restorantet e Neë Yorkut kam punuar rreth 12
vjet duke perfeksionuar më shumë repertorin dhe me muzikë kontemporeane.
Në Amerikë shkova dhe punova me një disiplinë të hekurt, sepse atje
punohet ndryshe nga Shqipëria. Thonë shqiptarët që punojnë, por gjatë ditës i
pinë nëpër kafene 3 gota me fërnet, kurse në Amerikë ka vetëm punë. Në Amerikë
kam punuar gjithë këto vite vetëm për t’i siguruar të ardhmen dy djemve të mi.
Ata i shkollova dhe i bëra të zotët e vetes. Nuk fitova asnjë dollar, por nuk
mbeta borxh asnjë dollar.
Agimi dhe Amerika. Për 16-vjet a e ndjetë ndonjëherë peshën e racizmit
dhe kur u kthyet në atdhe?
Po
kam qëndruar afërisht 16- vjet në emigracion, dhe se ndjeva kurrë, kurrë
racizmin. Me thënë të drejtën edhe malli për Tiranën më kishte marrë shumë,
shumë. E mbaj mend si sot kur jam kthyer. Ishte viti 2001, kur u
bë ai koncerti “E dua më shumë Shqipërinë”. Më
kishte marrë malli shumë për vendin tim ndaj u përlota
shumë. Atdheu është një ëndërr. Por atë dhjetë vjeçar që kisha qenë larg
mendova se gjërat në Shqipëri do kishin ndryshuar. Në kohën tonë të gjithë
njerëzit ishin njëlloj, të gjithë të varfër. Kur erdha në Shqipëri kishin
mbetur ato disa gjoja profesionistë që nuk dihet nëse kanë bërë ose jo shkollë,
sepse kishin devijuar nga muzika e vërtetë. Tirana kishte ndryshuar pak,
por kishte mijëra dyqane, pisllëqe, lulishte në qendër
dhe më dukej vetja si në Afganistan. Ishin kryer
masakra të tëra mbi arkitekturën e kryeqytetit. Dhe tani ka shumë lokale dhe
restorante luksoze që nuk dihet se kush i frekuenton.
-Muzika e lehtë shqiptare dhe muzika e deformuar, tallava, mund të na
sillni ndryshimet?
Ndryshimet?
Së pari nuk kanë asnjë lidhje. Muzika jonë e lehtë ishte qelibar. Tërësisht
shqiptare. Të gjithë e donin dhe e respektonin. Ato që hodhën themelet e
muzikës së vërtetë shqiptare kanë qenë njerëz të mençur dhe kanë ditur që gjëja
më e bukur dhe e rëndësishme e një populli është kultura e tij dhe ia kanë
arritur qëllimit. Shqiptarët sot e kanë të drejtën të gëzojnë lirinë
absolute por më duket se një pjesë e madhe e saj lufton
për disa gjëra më imediate. Ka njerëz që po
pasurohen me këtë krim që bëhet në muzikën e sotme shqiptare.
Është më i fuqishëm ai që e prish këtë muzikë se ç’mund
të jetë një Çesk Zadeja e baballarët e tjerë të muzikës shqiptare! Tek ne
kultura kombëtare nuk ka më rëndësi. Për Ansamblin e Shtetit
nuk investon askush, për institucionet e tjera, gjithashtu. Nuk besoj se
ky është arti dhe kultura shqiptare. Sot paratë investohen vetëm tek ato Vipa që
vishen e zhvishen nëpër skena, huazimet, drita nalt e poshtë. Kjo nuk
është kënga shqipe për mua. Në muzikën shqiptare nuk ka më
konkurrencë. Në kohën time vetëm ndonjë kompozitor super i talentuar i pa
shkollë mund të shkruante ndonjë këngë, të tjerët, absolutisht jo! Nuk
luhej me muzikën, me artin, me atë që na lanë të mëdhenjtë e muzikës shqiptare.
E kanë lënë amanet.
Si do ta përcaktoni sot realitetin
e shoqërisë shqiptare?
Sot
në Shqipëri shikohet se është rritur
ndjeshëm në raport me shtetet e tjera divorcet, krimi
dhe papunësia. Rinia do të ikë. Nuk është e drejtë. Pa rini një komb vdes.
Emancipimi
për mua është i nevojshëm. Mendoj se kategoria më e persekutuar në këtë
drejtim është femra. Ndaj është normale që shumë njerëz që kanë vuajtur në
lidhjen e tyre ta shpërbëjnë atë, për të gjetur veten. Por mendoj se është
detyra e shoqërisë dhe familjes apo dhe të shkollave për edukimin e tyre dhe
mbi të gjitha për vlerësimin e një institucioni të rëndësishëm siç është
familja. Jeta të përball me shumë të panjohura, më shumë vështirësi, duhet
të përgatitemi.
Unë vërtet kisha një fizarmonikë që e kisha pasion, por kompozimin e
mësova nga rastësia. Mendoj se nëse do të kisha lindur në një vend tjetër nuk
do isha bërë kompozitor. Ndoshta mund të isha bërë një miliarder, por jo
kompozitor.
-Po huazimet në tërësi të muzikës së huaj sa ndikojnë në humorin tuaj?
?
Unë
hyj në ata kompozitorë dhe krijues që dua dhe mbroj këngët e vendit tim.
Në kompozicionet ruse në çdo moment të veprave
të tyre do të ndjesh jetën, kulturën dhe zakonet ruse.
Edhe në kulturat e popujve të tjerë janë
evidente këto dhe artistët e vërtetë i ruajnë me fanatizëm. Ata
investojnë për këngën e tyre. Ndërsa këtu tek ne,
këngës shqipe i bashkangjisin muzikën turke, rome, serbe dhe greke. Me
rastin e shpalljes së Pavarësisë isha në Prishtinë dhe kam jetuar momente të
lavdishme që nuk do t’i harroj kurrë. Aty gëlon kënga shqiptare dhe kjo tregon
se populli ynë jashtë kufijve ka derdhur gjak për fitimin e Pavarësisë, por
njëkohësisht ka investuar shumë dhe në ruajtjen e kulturës kombëtare. Gjuha më
e veçantë në këtë pellg është shqipja. Ai ka një kulturë të veçantë, gjuhë dhe
kostume të jashtëzakonshme. Ndërsa tek ne në Shqipëri nuk
tingëllojnë shqip këngët tona. Tek ne nuk pyet njeri a
ke apo jo diplomë. Unë i respektoj shumë profesionistët e
muzikës që vlerësojnë pikësëpari kulturën e tyre. Ne para se
të marrim pasaportën europiane duhet t’i heqim një herë
pluhurin pasaportës shqiptare, nga pluhuri grek, turk, muzika e
evgjitëve, serbëve etj....
Mbi dy dekada në Shqipëri, mendoni të ktheheni në Amerikë?
Amerika
më dha shumë mundësi. M’u gjend në momente të vështira, por tani në moshën time
Amerikë për mua është Shqipëria dhe vetëm Shqipëria.