E premte, 26.04.2024, 09:34 PM (GMT+1)

Mendime

Berat Buzhala: Me cka e kujtoj Rugoven ne kete 76 vjetor te tij te lindjes?

E merkure, 02.12.2020, 07:55 PM


Me cka e kujtoj Rugoven ne kete 76 vjetor te tij te lindjes?

Nga Berat Buzhala

Nese duhet me e permbledhe vec me nje fjali figuren e Ibrahim Rugoves, atehere duhna me thane qe ai ka qene personi me i dashur i nanave tona. Nanat, duke e pa se cka po ndodhte ne Kroaci dhe Bosnje, nuk e donin luften. Rugova ishte muzika me e mire per to. Me gjase nanat e dinin se cfare trimash kemi qene ????.

Ne vitet e deshprimit te madh dhe erresires se pafund, ate te viteve te 90'ta, kur i gjithe rajoni po i votonte dhe i zgjedhte politikanet me te eger qe i kishte ne gjirin e popullit, Kosova zgjedhi dicka tjeter. Eshte mjaft ironike kjo. Nje popull jo gjithaq i edukuar, qe universitetin e pare e kishte hapur ne vitet e 70'ta, po percaktohej per nje intelektual dhe shkrimtar qe kerkonte paqe, kurse popujt qe i kishin hapur universitetet para qindrave vitesh po percaktoheshin per lufte dhe per politikan qe e promovonin ate.

Ndoshta per here te pare ne historine tone te gjate dhe te dhimbshme e kishim bere dallimin per te mire. Gazetaret e huaj e kishin pike te dobet. Cdo shkrim per Rugoven, dikund brenda tij, fliste per look'un e Rugoves. E quanin intelektual francez, e quanin Woody Allen, e nenvizonin shallin, cigaren dhe whiskey'in e tij, tregonin per profesorin e tij Roland Barthes. Cdo gje per te ishte intelektuale.

Ne planin organizativ Rugova ka qene skandaloz. Ka qene i rrethuar shume shpesh me njerez te dyshimte, te padijshem, sharllatan. Mjafton qe t'i hedhim nje sy kabineteve te tij qeveritare. Nuk dallojne per nga permbajtjja me asnje prej qeverive te deritashme. Mirepo ai ishte ndryshe. Duket qe nuk e hutonin gjerat ditore. Ne koken dhe mendjen e tij shume pak gjera ishin te rendesishme. Me e rendesishmja nga te gjitha ishte shpetimi i popullit te tij. Per te ka qene e rendesishme pavaresia, por me e rendesishme ishin çlirimi dhe liria.

Mu, sot e kesaj dite, me fascinon vizioni i tij per nje Kosove pro perendimore. Rugova e kishte hipnotizuar krejt shoqerine. Ne dy tri vitet e para te sundimit te tij, sundim ky pa ushtri, pa polici dhe pa qeveri, Rugova i kishte percaktuar rregullat e lojes, shumica prej te cilave vlejne edhe sot e kesaj dite. Nje popullesi qe ishte e perbere prej nje shumice derrmuese myslimane e shihte me simpati kur lideri i tyre, prane vetes e mbante foton me udheheqesin e Kishes Katolike, Papa Gjon Palin e Dyte.

"Rugova e din kete pune". "Ka thane Rugova". "A e keni ni prom Rugoven".

Qendrimet e tij nuk viheshin ne pikepyetje. Atij populli ia kishte besuar ne diskrecion fatin e vet. Edhe ne kulmin e luftes, ate e paten votuar 90 perqind e popullit. Edhe kur e konsideronin politikisht te vdekur, edhe kur e konsideronin qe i takonte te kaluares, edhe kur e quanin me lloj lloj epitetesh, prane tij qendronin qytetaret. Atij i qendrun prane deri ne diten e varrimit, atehere kur ishte minus 20 grade celsius.

E kam nje pershtypje qe ate dite me se shumti kane qare nanat. Ato deshironin qe te vazhdonim ta kishim ne balle te shoqerise nje politikan dhe nje njeri qe nuk e promovon dhunen dhe urrejtjen, por kompromisin dhe paqen.

Ka mundesi qe mekati i tij i vetem eshte trashegimia. Jo thjesht trashegimia brenda subjektit te tij politik, por trashegimia ne cdo kuptim te fjales. Ka mundesi qe ai ishte nje aksident. Nje ngjarje qe shfaqet rralle. E pamerituar.

Me cka e kujtoj Rugoven ne kete 76 vjetor te tij te lindjes? Nese duhet me e permbledhe vec me nje fjali figuren e...

Posted by Berat Buzhala on Wednesday, December 2, 2020


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora