Udhëpërshkrim
Nebi Islami: Konferencë e Dëshmive mbi Lashtësinë, Qëndresën dhe Vazhdimësinë
E diele, 22.11.2020, 11:19 AM
Konferencë e Dëshmive mbi Lashtësinë, Qëndresën dhe Vazhdimësinë
-Thekse
nga punimet e Konferencës shkencore, mbajtur më 24 e 25 nëntor në Preshevë-
Shkruan
Prof. Dr. Nebi Islami
Presheva , qendra
e Luginës edhe në rrethana të
jashtëzakonëhme edhe sivjet ia doli që me
sakrifica ta organizojë me sukses dhe me rezultate të prekshme
Konferencen Shkencore e cila tani më është legjitimuar dhe shndërruar në
Institucion të pakapërcyeshëm të dijes, vetëdijes dhe kulturës kombëtare shpirtërore dhe materiale.
Me këtë
manifestim Presheva dhe Luginasit janë
duke dëshmuar traditën historike,
vitalitetin dhe aftësinë për të rujatur epitetin e Qendrës së pasqyrimit të
gjendjes , nivelit, të të arriturave dhe
zhvillimeve në fushat e dijes,
të të arriturave shpirtërore e materiale, duke ushtruar në këtë mënyrë ndikim
në vetëdijësimin , ndërgjegjësimin, emancipimin dhe fisnikërimin e mëtejshëm
kombëtar.
Edhe Konferenca e
sivjeme si vazhdimësi e atyre që i kanë paraprirë pati tiparet e tribunës, të
njohjes e komunikimit brendakombëtar, të lëvizjeve drejtë integrimit dhe
unifikimit jo vetëm kulturor e shpirtëror por edhe fizik të të gjitha hapësirave kombëtare.
Shoqata për
trashigimi dhe krijimtari kulturore, në saje të angazhimit të jashtëzakonshëm
të organizatorit, nën udhëheqjen e kryetarit të saj të palodhshëm prof.
Xhemaledin Salihut ia ka dalur të tubojë
studjues të shquar nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Lugina ndër të cilët:
antropologun e shquar prof. dr Agron Xhagollin, Kryetarin e Shoqatës
etnologjike gjithëkombëtare “Bytyqi”
studjuesin dhe juristin e shquar Agron
Isa Gjedia nga Tirana, studjuesit kosovar prof. dr. Nevrije Ismaili, dr. sc
Besim Morina, mr. sc Aliriza Selmani, mr sc Jeton Sallahu, prof. Xhafer
Cakolli, prof. Hysen Këqiku, pastaj dr
doc. Minir Ademi nga Maqedonia dhe prof
Xhemaledin Salihu e prof. Nebi Islami. Referuesit me kumtesa dhe ligjërata nga
lëmënjë të historisë, etnologjisë, arkeologjisë, religjionit,
mitologjisë , riteve e ritualeve të ndryshme dhe fushave tjera të ekzistencës
shpirtërore e materiale të hapësirës kombëtare kanë ndriçuar gjendje, fenomene
, zhvillime, raporte, marrëdhënuie shoqërore brendakombëtare dhe ndikime të
qytetërimeve tjera ndër shqiptarë me thekse në rolin e vetëdijes autoktone që
ka kushtëzzuar qëndresën, vazhdimësinë dhe
depërtimet cilësore në fusha të ndryshme të jetës shpirtërore dhe
materiale.
Në fjalën përshëndetëse dhe të hapjes së Konferencës
kryetari Shoqatës prof. Xhemaledin Salihu çmoi lartë kontributet e prof. dr
Agron Xhagollit, pastaj të juristit të Shquar Agron Gjedia, prof dr. Drita
Statovcit, dr. Fejzullah Gjabrit, dr.
sc. Besim Morinës, prof Xhafer
Cakollit, prof dr, Shefki Selamit, nga
Konferenca e vitit të kaluar. Më tutje ai njoftoi pjesëmarrësit me punën njëvjeçare të kësaj Shoqate në
veçanti lidhur me botimin e Monografisë
nga punimet e Konferences së një viti më parë me titull ” Trashigimia
Kulturore dhe Turizmi”
Në përurimin e
librit të përmendur, fjalën e pati Prof.Dr. Agron Xhagolli, i cili theksoi se
perms saj tha se janë ndriçuar
fenomenet, rrjedhat zhvillimore, tendencat
aktuale të kësaj fushe si dhe rezultatet, ngecjet dhe pengesat me theks në detyrat e ardhshme që shtrohen në punimet e prof dr. Mustafa Hazirit, phd Shpëtim
Memishit, prof dr Nebi Dervishit, doc
dr. Minir Ademit, prof. Ismet Tafilit, mr. sc. Shkëlzen Limanit, mr. sc. Jeton
Sallahut, prof. dr. Rovena Vatës, dr. sc. Qazim Namanit, mr sc Ismet Jonuzi
Krosit, dr. sc Muharrem Qaflleshit ,mr.
sc Emin Sallahu, prof dr. Mustafa Ibrahimii, prof Sami Agushi.
Pas kësaj fjale
shterruese me thekset mbi tematikat dhe kontributet e studiuesve të përmendur, pjesëmarrësit e
konferencës duke miratur fjalën shprehën edhe konsideratat për punën shkencore
dhe rezultatet konkrete që po arrihen permes kësaj Shoqate dhe njëherit vlerësuan lartë thekset nga
fjala e Prof.Dr. Agron Xhagollit, i cili në mënyrë të thuktë pasqyroi vlerën e
kësaj monografie.
Shumica e
pjesëmarrësve shprehu fjalë dhe vlerësime të larta për prof. Xhemaledin Salihun
duke theksuar se është ai që po luan një
rol historik duke e shndërruar këtë Shoqatë në Tribunë dhe Institucion
të pakapërcyeshëm të vetëdijes, ndërgjegjes , dijes, kulturës. të emancipimit
në radhë të parë të Luginës dhe të
afirmimimit të saj në nivel kombëtar si zë i kësaj pjese të kombit që gradualisht po dëgjohet edhe në suaza
ndërkombëtare .
Pjesëmarrësit e
konferencës vleresuan lartë strukturën përmbajtësore të Monografisë në të
arsyetuar nga Prof.Dr. Agron Xhagolli dhe shprehën konsideratat për emrat e
njohur të autorëve të punimeve dhe uruan të vazhdohet praktika e botimit të
punimeve konferencave në mënyrë që kontributet e referuesve të bëhen publike
për opinionin mbarëkombëtar. Nuk pati hapësirë më të gjerë për të debatuar më gjërësisht pasi
që monografia ishte botuar dy ditë para se të mbahej kjo konferencë.
Pas këtij
pasqyrimi të aktiviteteve paraprake të Shoqatës, me 24 tetor u zhvillua sesioni
i parë në të cilin u paraqitur 10 kumtesa e më pastaj u zhvillua debat i begatshëm,i gjërë dhe
gjithëpërfshirës pa kufizim kohor sepse
një numër studjuesish nga Maqedonia veriore për arsye të pandemisë nuk
kishin pasur mundësi të paraqiteshin në seancë ndërsa punimet i kishin
dërguar për botim.
Me interes të
veçantë u përcollën dhe u vlerësuan kumtesat : “ Bashkëzanime ndërmjet kulturës
materiale dhe jomateriale” (prof. dr. Agron Xhagolli). “Tyrbja e Roganës “
(prof dr. Nevrije Ismaili); “Oda e burrave, Institucioni me me rëndësi i
traditës” ( jur. dipl. Agron Isa
Gjedia); “Xhamia e Vërbocit,, historiku dhe imamët e saj ndër shekuj” (dr. sc
Besim Morina): “Teqet dhe objektet
fetare në rajonin e Kumanopvës” (doc dr. Minuir Ademi); “Disa nga mullinjtë e
rajonit të Vushrtërrisë” (mr Jetullah sallahu); “Të dhëna nga trashigimia e
kulturës materiale në qytetin e
gjilanit gjatë sundimit Osman:” (mr sc .
Aliriza selamni): “Historiku i arkitekturës
së ndërtimit të shtëpive në Krilevë të dardanës shek XVIII – XIX” (prof Xhafer
cakolli): “Velegllava” (prof Hysen Kqiku)” “Lokalitete dhe vendbanime
arkeologjike në Preshevë” ( prof. Xhemaledin Salihu).
Në seancën e
pasditës, lidhur me kumtesat u zhvillua një debat i gjërë analitik e sintetik
përmes të të cilit u vunë në spikamë
dimensinet dhe rëndësia socio- historike, kontinuitetet dhe
diskontinuitet e zhvillimeveve kombetare nëpër kohë, problematikat ekonomike dhe shoqërorë të
objekteve të të miravvë materiale, aspekti i jetës shpirtërore përkatësisht
religjiooze përmes ushtrimit të riteve dhe ritualeve islame të sektës sunite dhe shiite dhe
koegzistenca e tyre ndër shekuj ndonëse, gjatë sundimit Osman që nga koha e
sultan Sulejmanit madhështorit, sektat Shiite janë ekskomunikuar dhe
stigmatizuar.
Fakti i
koegzistimit të këtyre dy riteve islame
dëshmon nivelin e lartë të tolerancës fetare ndërmjet shqiptarëve dhe
respektimin e lirisë së besimit . Në këto kumtesa u paraqitë edhe laramania e
sektave Shiite ndër shqiptarë, të dëshmuara përmes teqeve e tyrbeve të
bektashinjëve, saadive. rufaive ,
halvetive , alavive, muhibëve e të tjera
si dhe roli e funksioni i tyre shoqëror
ekonomik, komunikues, humanitar, fisnikërues dhe emancipues për gjatë
ekzistencës kombëtare shekullore. Disa kumtesa
faktuan edhe dëshmi lidhur me paragjykime, mistifikime e mistere të ndryshme që janë ushtruar e
kultivuar përmes riteve të shehlerëve si
dhe solidarizimi, ndihmat dhe roli iluminizues
në saje të angazhimit të ulemas së këtyre riteve.
Në kumtesën për
rolin e xhamive dhe të imamëve nëpër shekuj në rajonin e Vushtërrisë dr. sc.
Besim Morina la vënë në spikamë rolin dhe rëndësinë historike të ushtrimit të
fesë në atë rajon që si instituucion
sakral, edukativ dhe arsimor ndër shekluj ka
ndikuar në shoqërizimin dhe
raportet ndënjerëzore të humanizuara. Në të gjitha kumtesat me temë të
religjionit theksi është vënë në tolerancën ndërmjet besimeve me argumente se ndër shqiptarë është
përjashtuar çdo lloj i ekstremizmit.
Në fund të
debateve prof. dr. Agron Xhagolli me nje
fjalë përmbyllëse bëri një rikapitullim mbi rëndësinë e kësaj konference,
vlerën e kumtesave veç e veç, efektet dhe
rezultatet që sjellin në fushat përkatëse. Ai theksoi rëndësinë që ka
trajtimi i çështjeve të trashëgimisë materiale dhe jomateriale pikërisht në
Preshëvë, ku më tepër se gati në çdo pjesë te kombit dëshmohet lashtësia,
autoktonia dhe begatia e trashëgimisë kulturore. Në fund, shprehu
mirënjohjen për udhëheqjen e Shoqatës në
krye me prof. Xhemaledin Salihun i cili me punën e palodhshme ka ushtruar
ndikim që në dekadat e fundit përmes konferencave, simpoziumeve, botimeve dhe
formave tjera të ndryshme të
aktiviteteve, ka ndikuar që Lugina dikur
e gati e harruar nga subjektet e tjera kombetare të nxirret nga anonimiteti dhe
të bëhet faktor për avansimin e vlerave shpirtërore e materiale të këtij rajoni
dhe të kombit.
Më datën 25
nënëtor, në sesionin e paradites, në bazë të programit të Konferencës është
paraqitur ligjërata me titull ”Multikulturalizmi dhe interkulturalizmi ndërmjet
realitetit dhe utopisë”. Referues ka qene prof. Nebi Islami ndërsa pastaj është
zhvilluar një debat shterrues lidhur me këtë problematikë të ndëlikuar dhe aktuale.sidomos pas zhvillimeve bashkëkohore
ndërmjet qytetërimeve në arenën e
trazuar ndërkombëtare.
Në fjalën hyrëse, theksi është vënë në fenomenin
, dukurinë dhe kushtëzimin historik të multikulturalizmit dhe
interkulturalizmit të cilët edhe si
nocione janë tejet të ndërlikuara duke pësuar ndryshime e
transformime duke rezultuar nga përzierja, bashkëjetesa,
gërshetimi dhe ndikimi reciprok i kulturave, popujve dhe shteteve të ndryshme duke bashkëjetuar me ose pranë njëri tjetrit jo
rrallë duke u refuzuar, konfrontuar e subordinuar. Më tutje në këtë fjalë
referuesi ka theksuar se gjendja në sferën
e multikulturalizmit dhe interkulturalizmit varet nga tradita e
demokracisë dhe lirisë së popujve dhe shteteve, se këto dukuri e fenomene janë të lidhura me shkallën e tolerancës së
shumicës ndaj pakicës apo të
diskriminimit pozitiv të shumicës dhe nga një varg faktorësh tjerë
që limitojnë, ngushtojnë apo i japin
krahë zhvillimit të proceseve multikuluraliste apo interkulturaliste të
cilat dëshmohen përmes vitalitetit te
kombeve moderne.
Në shoqëritë
totalitare multikulturalizmi është artificial sepse në to shumica e nguklfatë
zërin e pakicave , të grupeve të ndryshme etnike apo të grupeve të medha të
migruara si karakteristikë e zhvillimeve
bashkëkohore në botën e trazuar.
Në kuptimin e
mirëfilltë multikultualizmi përfshinë unitetin e ndryshueshmërive të cilat shkrihen në universalizëm të
kodifikuar në formë
institucionale.
Mënyra, sasia,
cilësia dhe format e zbatimit të
strukturimit të multikulturalizmit varen nga faktori demografik i shoqërive dhe
shteteve përkatëse që imponohet si kërkesë dhe pasojë e pozicionimit të
grupit të caktuar nacional, nga tolerimi
dhe sasia e koncesionimit si dhe nga shkalla e diskriminit pozitiv të grupit
subordinues.Në shoqëritë multikuklutrore nuk tolerohet asnjë lloj i dhunës, shkelje e normave të
përcaktuara apo sjellja amorale.
Multikulturalizmi
ka lindur dhe është legjitimuar nga nevojat praktike përmes koncepteve ideo filozofike dhe zbatimit të
tyre në përmes të cilave zhvillohet, aplikohet begatohet apo pëson stisje
multikulturalizmi:
Individualizmi si pikëpamje filozofike është njëri ndër konceptet mbi individin si tërësi të shkëputur
ontologjike nga grupi dhe mbi
personalitetin si rikapitulim i përvojës
së përgjithshme njerëzore të begatuar me
përvojën e tij jetësore.
Individualizmi përfshinë sistemin e vlerave
të teorisë mbi natyrën njerëzore
në dimensionin shoqëror-ekonomik, sociokulturor, religjhioz, historik,
filozofik, emocional.
Kolektivizmi si pikëpamje e filozofisë pragmatike dhe e orientimit ideopolitik të
interesave të përbashkëta të marrhëdhënieve të tërësishme shoqërore të shumicës
duke pasur parasyshë edhe nëngrupet dhe pjesëtarët e kulturave tjera. Në të dy
këto modele shtrohet domosdoshmëria e:
a.shmangies së pasigurisë që nënkupton
nivelin e tolerancës ndaj rrezikut dhe ndaj sjelljeve jokonvencionale. Në
shumicën e shoqërive bashkëkohore dhe të organizimeve etaiste është e
kodifikuar shkalla e lartë e shmangies së
pasigurisë me qëllim të evitimit situatave e gjendjeve të pakëndshme e
të rrezikshme te konfrontimit ndërmjet kërkesës së grupit apo grupeve ndaj
shumicës subordinuese.
b.distanca e forcës nënkupton shpërndarjen e fuqisë e cila në rast të teprimit
krijon raport jo të barabartë të
forcës ndërmjet individëve , grupeve, organizatave e instucioneve që shkaktojnë
gjendje e situate të paqëndrueshme në
zbatimit e modelit të multikulturalizmit.
Në këto relacione
shtrohet kërkesa e ndërtimit të shoqërive multikulturaliste duke gjetur “modus
vivendi” për zgjidhjen e statusit
nacional të popujve autokton
pakicë apo të grupeve të pakicave brenda
një shteti, pa konflikte dhe pa përplasje fizike. Në këtë kontekst pakicat i
realizojnë te drejtat përmes, mekanizmave demokratike, mundësive kushtetuese, dokumenteve
ndërkombëtare mbi të drejtat individuale e kolektive , përmes referendumeve,
marrëveshjeve, ujdive dhe akteve
përkatëse për rrgullimin e vetvendosjes interne apo eksterne(p.sh. Vendimi i
GJND për Kosovën).
Në këtë ligjëratë
pastaj u theksua se multikulturalizmi si universalizëm që formohet nga uniteti
i dallimeve të përbërjeve multietnike, multirelioze dhe multiracore e mundëson
artikulimin dhe afirmimin e vlerave kulturore dhe ngritë cilësinë e jetës së të
gjitha etnive të shqoqërisë përkatëse. Realizimi i këtij procesi historik që
kushtëzohet nga dinamika e proceseve
shoqërore ka karakter të përhershëm dhe përcillet më vështirësi e pengesa të cilat kanë rrënjë të theklla historike që
shtrihen që nga kohët antike e gjer në
shshoqëritë moderne. Që nga antika kanë ekzistuar popuj, kultura dhe besime të ndryshme që kanë jetuar pranë njëri tjetrit, nëpër
periudha kur nuk janë rrezikuar reciprokisht dhe janë ndikuar dhe kanë
gërshetuar vlerat reciproke.
Në shoqëritë
bashkëkohore multikulturalizmi manifestohet si unitet i ndryshueshmërive që
përvetësohen si përafrim,begatim dhe favor e jo si diferencim dhe ekskluzivitet e rrezikim i shumicës apo
pakicës. Tutje, në ligjëratë u theksua se multikulturalizmi realizohet në forma
të ndryshme në shoqëri e qytetërime të ndryshme
kryesisht në hemisferën perëndimore si psh në SHBA, Kanada, Australi, Afrikë të Jugut , Filipine, Zelandë të Re,
Evropë, varësisht nga sistemet politike.
Format mikste të multikulturalizmit determinohen nga përbërjet konkrete të
shoqërive dhe rezultojnë nga përzierjet
etnike, kulturore, religjioze, racore
dhe nga kërkesat për legjitimimin e veçanttive përmes dialogut politik.
Kjo nënkupton se klutura dhe multuikulturalizmi nuk mund të ndahen nga politika
dhe sistemet shtetërore.
Ky problem lidhet
me modernitetin, me plurazmin e
kulturave dhe trajtimin e tyre politik që
ka filluar nga vitet e 60-ta të shek XX duke u intensifikuar deri në ditët
tona.
Këto zhvillime
idealin e shoqërive politike e kulturore homogjene gjithënjë e më tepër
gradualisht e kanë zhvendosur drejt idealit të shoqërive multikulturore.
Zhvillimet konkrete nuk janë rezultat i
dëshirave por i trysnive gjithnjë e më të ashpra që imponon heterogjeniteti
shoqëror i shtetve përkatëse, nga presionin i grupeve të mëdha autoktone për
realizimin e statusit dhe të të
drejtave, nga lëvizjet e reja që ka sjellur
globalizmi dhe globalizimi i marrëdhënieve ndërmjet popujve e qytetërimeve, nga vetëdijsimi dhe kërkesa për riafirmimin e
pakicave e përcaktorëve tjerë të ndryshëm.
Si formë e vecantë
e multikulturalizmit ka lindur edhe Interkulturalizmi një model teorik
dhe praktik i komunikimit ndërmjet
bashkësive nacionale të popujve pakicë
si pjesë konstitutive të bashkësive
shtetërore në të cilën asnjëri nga përbërsit nuk formojnë shumicën mbi 51% të popullësisë
shtetërore siç janë shtetet e krijuara nga ish RSFJ si B e H. Mali i Zi por në të ardhmen bazuar në lëvizjet
demografike edhe në RM së Veriut
dhe në disa Republika të ish BRSS.
Krahas begatimit të raporteve interkulturaliste të komunikimit ndërmjert
bashkësive në këto shoqëri mëtohet të
zhvillohen edhe proceset e regjionalizmit
të cilat begatojnë dhe mundësiojnë komunikimin e grupeve dhe
konstituenteve nacionalë duke toleruar e kultuivuar dallimet fetare, kulturore
dhe specifikat e tjera duke shndërruar në përparësi komparative në bazë të
sipërmarrësisë dhe bizneseve.
Teoria dhe
praktika e interkulturalizmit sublimon në vete unitetin e dallimeve dhe
universalizmin duke i përvetësuar si
vlera integruese që nxisin progresin
civilizues dhe mposhtin tendencart e asimilimit destruktiv.
Pas ligjëratës u
hap një debat i gjërë që zgjoi
kërshërinë e të gjithë të pranishmëve të
cilët me pjesëmarrjen e tyre në diskutim paraqitën pikëpamje njohuri dhe
elemente plotësuese teorike dhe praktike duke dhënë kontribut për begatimin dhe rrumbullakësimin e kësaj teme.
Kontribut të
veçantë në këtë drejtim kanë dhënë diskutimet e prof. Xhemaledin Salihut i cili
paraqiti disa pikëpamje mbi konotacionet moderne te multikulturalizmit dhe
interkulturtalizmit si dhe prof. dr. Agron Xhagollit që foli mbi lidhshmërinë
dhe varësinë reciproke ndërmjet politikës dhe kulturës, përkatesisht politikes
si përcaktuese e shkallës dhe nivelit të
aplikueshmerisë së multikuluralizmit përkatësisht interkulturalizmit në vendet
dhe shtetet përkatëse. Ndihmesë të çmueshme në plotësimin dhe begatimin e kësaj
teme kanë dhënë dr. sc. Besim Morina mbi praktikat e multikulturalizmit ne
Kosovë , juristi Agron Isa Gjedia të duke përqëndruar në aspektin juridik dhe
ligjor si determinuese të realizimit të
multikultutalizmit dhe interkulturalizmit dhe doc. dr. Minir Ademi mbi gjendjen
e e kësaj sfere në RM të Veriut si
entitet shtetëror që ndodhet në fazën e kalimit nga monokulturalizmi në multikulturalizëm.
Pjesëmarrësit tjerë në diskutim nga Kosova e begatuan temën me përvojat e
shtetit të Kosovës lidhur me aplikkimin e formave të multikulturalizmit dhe
interkulturalizmit pas pavarësisë me
thekse të veçanta në diskriminimin pozitiv të shqiptarëve si konstituuent
kryesor të pavarësisë dhe sovranitetit.
Pas përfundimit të
pjesë teorike të Konferencës në Sesionin e pasditës së datës 25 nëntor sipas
programit pjesëmarrësit e konferencës së
pari vizituan një shtëpi të vjetër preshevare me arkitekturë tradicionale që përputhet me atë të shumicës së trojeve
shqiptare pasmesjetare. Pastaj vizituan
Teqen e Preshevës, njërin ndër objektet
më të rëndësishme sakrale që lidhet me islamizimin e shqiptarëve të kesaj ane
nga themeluesit e Preshevës, shehlerët e dikurshëm që më vonë kanë braktisur sekten Shiite te halvetive dhe
janë kthyer në sunit që edhe sot e trashëgojnë imamatin e Xhamisë së Madhe të
parën në Luginë, por që më shekuj, me dashuri e përkushtim janë kujdesur për
mirëmbajtjen e Teqes si monument sakral me vlerë. Pastaj pjesëmarrësit udhëtuan
deri në fshatin më të vjetër antik te kësaj ane në Rahovicë, përkatësisht në
Arkilenë e dikurshme Dardane për të
vizituar gjurmët e Galerisë së kalorësve
dardanë në vendin e quajtur
Kacipupi, ndërsa në Tërlla vizituan dhe bën foto kujtimi pranë Lisit të madh
disa qindvjecar i cili së bashku me
lisin mijëvjeçar të Matës në Shushevë të Kumanovës dëshmojnë për
kulturën dhe nivelin e qytetërimit të këtyre anëve që kanë ruajtur me xhelozi edhe florën duke
dëshmuar vazhdimësinë e tyre historike.
Informata më
detaje mbi lashtësinë dhe vlerën e
këtyre objekteve dha studjuesi i zellshëm
prof. Sami Agushi në rolin e ciceronit
Konferencën e
shpalli të mbyllur kryetari Shoqatës prof. Xhemaledin Salihu, duke falënderuar
pjesëmarrësit për kontributin e tyre dhe duke ua dëshiruar mirëseardhjen në
konferencat vijuese. Preshevarët që njihen për mikpritje shembullore me
mikrobus i përcollën pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe Kosova deri në kufijtë
ndërshqiptarë me Maqedoninë e Veriut dhe me Kosovën që flasin për padrejtësitë
e mëdha historike.