E marte, 19.03.2024, 04:52 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Prend Buzhala: Shkoi në përjetësi Bashor Gegë Buzhala

E marte, 14.07.2020, 06:20 PM


HOMAZH,

SHKOI NË PËRJETËSI BASHOR GEGË BUZHALA

(19 mars 1948-11 korrik 2020)

Nga Prend Buzhala

Shkoi në përjetësi Bashor Gegë Buzhala (19 mars 1948-11 korrik 2020). Jo vetëm për familjen e ngushtë e të gjerë, por për lagjen e vëllazërinë Buzhala (Çabiqi, Klinë) ishte lajm i pikëllueshëm ndarja nga jeta. E ka njohur një rreth i gjerë miqsh e qytetarësh jo vetëm nga komuna e Klinës, por edhe më gjerë. Ishte i afërt, me të gjithë, i nderuar dhe i gatshëm për të ndihmuar.

Ishin të paktë ata që dikur shkonin në shkollë të mesme. Bashori ishte ndër të parët e këtij fshati që kreu shkollën e mesme ekomomike në Gjakovë. Punësohet në Zyrën e Vendit në Ujëmirë (Klinë), ku edhe jetoi për disa dekada. Këtë përkushtim për arsimim ai e tregoi edhe më vonë, në ndihmë të të tjerëve.

Në secilën kohë ndau përkushtimin e fatin e tij me atë të popullit. Prandaj i jemi mirënjohës. Në kohën kur po sulmohej autonomia e Kosovës, ai ishte deputet i Kuvendit Komunal në Klinë dhe me deputetët shqiptarë organizojnë seancat jashtë ndërtesës komunale, për të mos e njohur pushtimin serb dhe për ta vazhduar jetën institucionale si komunë.

Gjatë gjithë viteve '90 gjendet në veprimtaritë e lëvizjes nacionale politike të rezistencës, qoftë si njëri ndër drejtuesit e SHFB "Nëna Tereze" në Klinë, qoftë si veprimtar polik i partive politike, si ajo liberale, demokristiane etj.

Që në fillim të viteve '90, kur po okupoheshin edhe institucionet lokale, ai nuk pranoi ta hiqte flamurin shqiptar nga objekti i Zyrës së Bashkësisë Lokale të Ujëmirit dhe përjashtohet nga puna. Ishte i vetmi ofiqar që largohet në fillim nga puna. Mandej do të pasojnë përndjekjet e thirrjet e panumërta në polici (meqë në atë kohë përcillja informacione për gazetën "Bujku"/"Rilindja e QIK-un, ishin 13 këso arrestimesh e bastisjesh vetëm më 1990).

Do theksuar se prindërit e tij, babai Gegë Buzhala dhe nëna Mane Buzhala, qenë vrarë nga forcat serbe në mars të vitit 1999, vetëm pse nuk pranuan të dilnin nga shtëpia. I vranë e i dogjën soldateska serbe.

Personalisht, i jam mirënjohës për bashkëpunimin që kishim në shumë lëmi të jetës e gatishmërinë e tij për t'u gjendur afër në çastet e vështira.

Ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe rrethit të gjerë.

Pushoftë në paqe!

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Dekleratë për media e ish-luftëtarve të Batalionit "Atlantiku" Ngacmonte meshkuj të mitur, shkarkohet hoxha shqiptar i një xhamie në Gjermani Gjekë Gjonaj: Rikthehet koronavirusi në Malësi Rrjeti i Mërgimtarëve: Apel drejtuar BE-së Klajd Kapinova: Afrikano amerikani Jamaal Bowman mundi socialistin veteran Rep. Eliot Engel Liga e Arumunëve të Shqipërisë: Komunikatë për shtyp Kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë së dytë në fshat, Gjykata e Lipjanit ngre padi kundër 12 qytetarëve! Jahja Drançolli: Si sot, në vitin 1885, ka arritur Statuja e Lirisë në limanin e New York-ut! Gjekë Gjonaj: Humbëm Prof. Dr. Simë Dobrecin Mërgimtarët e Skivjanit për ndërtimin e sheshit kryesor të fshatit Jahja Drançolli: Formimi i Ushtrisë Amerikane dhe Dita e Flamurit Rrahman Hyseni: Vizita e diplomatit shqiptar Gent Cakaj në Medvegjë... Qendresa Nikqi: Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin “Udh?heqja dhe Qeverisja Efektive” për liderët e rinj të Ballkanit Jozefina Topalli: Kjo kaste politike e korruptuar duhet shkulur! "Shpresë & Paqe" në SHBA, dënon krimin monstruoz të pedofilit Abaz Doku Myftiu Saqipi: Dorëheqja e Reisit Sulejman Rexhepi, akt i lartë moral e intelektual Myftinia Shkodër: Lavdi emrit tënd, veprës tënde, frymëzimit tënd, i bekuari Sulltan Mehmet Fatih! Albin Kurti nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Deklaratë e Sh.B.A-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese Avdullah Hoti: Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora