Kulturë
Haxhi Mehmetaj: Ku gjendet qyteti ilir Damastion
E hene, 29.06.2020, 05:41 PM
Ku gjendet qyteti ilir Damastion
Qyteti
Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet
përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni(vitet 63 para
Krishti, 20 pas Krishti) dhe në Palimsestin e Vatikanit. Analizat kanë treguar
së monedhat e qytetit u farkuan nga argjendi më cilësor në Evrope juglindore,
ashtu siç është me cilësori argjendi i minierave të Artanës ( Novobërdës).
Nga
Haxhi MEHMETAJ
Toponim
“Lema e Art” i cili gjendet pranë lagjes së minatorëve “ Kolonia” në afërsi të qendrës së vjetër të qytetit
bashkëkohor të Artanës (Novoberdës), pranë minierave të xeheroreve të arit dhe
argjendit, sikurse edhe metaleve të tjera, ep gjurmët e një vendbanimi të
fortifikuar i cili ngrihej mbi një kodër të butë, karshi kodrave të larta që e
rrethojnë. Fortifikimi i cili ruhet në formë të ledheve të dheut ndjek
izohipsën me të lartë të kodrës, të varur nga pozita e terrenit duke mbyllur
sipërfaqe rreth 5 Ha, në formë elipsi të çrregullt. Gjurmë të vendbanimit, të
përfaqësuara nga fragmente të qeramikës hetohen edhe në anën lindore e
perëndimore të kodrës, në një sipërfaqe prej afro 2.5 hektarësh, që rezulton,
që sipërfaqja e gjithmbarshme e vendbanimit përfshinë rreth 8 hektarë.
Kërkimet
e ndërmarra në vitet 1990, 2012 e 2014 e të kryesuara nga autori i këtij
shkrimi, dëshmuan që kemi të bëjmë më një qendër të rëndësishme banimi të
periudhës së Mbretërisë Dardane të shek. IV – III para Krishtit, sipas të
gjitha gjasave me gjurmët e qytetit ilir Damastion. Kjo vërtetohet më se miri
nga arkitektura ( ndërtimet më blloqegurësh ciklopik), nga trakti i murit
rrethues i zbuluar në anën veriore, më
gjatësi 25m, gjerësi 1.60 i ngritur nga
gurë te mëdhenj e mesatar, i cili përforcohej nga ana e brendshme në çdo 3. 90m
më kontrafor. Janë gjetur po ashtu enë të poçarisë të përdorimit në kuzhinë,
fragmente vazosh luksoze të hijeshuara më figura të zeza në sfond të kuq,
fragmente amforash, terakota e hyjneshës Hygia, koka meduzës Gorgona e derdhur
në bronz. Të gjitha këto gjetje datohen në shek. IV – III para Krishtit, pikërisht
në kohen kur qyteti ilir Damastion ka farkua monedha ardgjendi.
Qyteti
Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet
përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet 63 para
Krishti, 20 pas Krishti) dhe në Palimsestin e Vatikanit. Analizat kanë treguar
së monedhat e qytetit u farkuan nga argjendi më cilësor në Evrope juglindore,
ashtu siç është me cilësori argjendi i minierave të Artanës ( Novoberdës).