E premte, 26.04.2024, 11:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Habazaj: Mares i gjyshit, më fal!...

E marte, 07.04.2020, 12:11 PM


Mares Habazaj, 6 muajsh (burr’ i madh i vogël fare)

Mares i gjyshit, më fal!...

- nipit, që s’mund t’i shkoja dot për datëlindjen, kur mbushi 6 muajsh -

Nga Albert Habazaj

Si na u shtruan në vatër

Shirat e shtruar të prillit,

Tre prilli hap sytë e kaltër,

Ka Ditën e lindjes Nipi.

Princi ynë mbush gjashtë muaj,

Gugat sa qesh Universi.

Si ëndërr të njomë e zgjuan,

Gonxhe e çiltër mëngjesi.

Cicëron si zog i shkathët

Në mikrobotën me lodra,

Ajo gurgullimë e pastër -

Rrjedh ëmbël në fusha, kodra.

O mjalti i mjaltit tim,

E do për vete gjithçka,

Si Mares ku ka shërim

Kur nis, thot’: “ O ba!”, “O ma!”...

Për gjashtë muaj, i plotë viti,

Plaç “Coronë...!” Unë jam në mal,

Për Mares urimin gjyshi

Nis nga qelqi digjital.

Unë jam dhe nuk jam në mal,

“Corona...” keq më mërziti,

Mares i gjyshit, më fal!

Në Tiranë s’erdhi dot gjyshi...

Vlorë, Ujë i Ftohtë ,në shtëpi (karantinë)

E premte, 03.04.2020, ora 16:30’



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora