| E marte, 07.04.2020, 12:11 PM |
Mares
Habazaj, 6 muajsh (burr’ i madh i vogël fare)
Mares i gjyshit, më
fal!...
-
nipit, që s’mund t’i shkoja dot për datëlindjen, kur mbushi 6 muajsh -
Nga
Albert Habazaj
Si
na u shtruan në vatër
Shirat
e shtruar të prillit,
Tre
prilli hap sytë e kaltër,
Ka
Ditën e lindjes Nipi.
Princi
ynë mbush gjashtë muaj,
Gugat
sa qesh Universi.
Si
ëndërr të njomë e zgjuan,
Gonxhe
e çiltër mëngjesi.
Cicëron
si zog i shkathët
Në
mikrobotën me lodra,
Ajo
gurgullimë e pastër -
Rrjedh
ëmbël në fusha, kodra.
O
mjalti i mjaltit tim,
E
do për vete gjithçka,
Si
Mares ku ka shërim
Kur
nis, thot’: “ O ba!”, “O ma!”...
Për
gjashtë muaj, i plotë viti,
Plaç
“Coronë...!” Unë jam në mal,
Për
Mares urimin gjyshi
Nis
nga qelqi digjital.
Unë
jam dhe nuk jam në mal,
“Corona...”
keq më mërziti,
Mares
i gjyshit, më fal!
Në
Tiranë s’erdhi dot gjyshi...
Vlorë, Ujë i Ftohtë ,në
shtëpi (karantinë)
E premte, 03.04.2020, ora
16:30’