Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: “Shpëtimtari” i shqiptarëve në ring
E hene, 06.01.2020, 08:42 PM
“SHPËTIMTARI” SHQIPTAËRVE NË RING
“BOKSIER” SI KAUBOJI SHKUPIT
NGA
KALOSH ÇELIKU
“Shpëtimtari”
i shqiptarëve vazhdon ringun luftarak edhe në këto zgjedhje të parakohëshme
parlamentare, në Maqedonininë e Veriut ta imitojë Kaubojin e Shkupit Shqiptar.
Edhe pse, nuk është boksier profesionist politik për ”Fitore”.
E
gjithë kjo fushatë parazgjedhore me grushtat lartë për luftë, krahëpërkrahu me
Mukin, dhe Taçi Vojvodën e disa shqiptarë të arratisur si Dhelpëra dinake pas
herdheve të Dashit, nuk paralajmëron ndonjë luftë të përgjakshme për fitore.
Përveçse, një reklamë propagandistike politike për shitjen e mallit të skaduar
politik Neokomunist, që me vite dergjet dhe kalbet nëpër tezgat e “Bit -
Pazarit”, në Shkup. Trumbetimeve tyre para kamerave televizive, sidomos të Taçi
Vojvodës, kryetarit të PDSH -ës, se: “Shpëtimtari” i shqiptarëve është
sharlatan?!
Nuk
prish punë kjo Sot, “vëllazërim - bashkimi” për pushtet me vite i këtyre dy
liderëve të arratisur partiak. Njëri para do viteve në zgjedhjet parlamentare
në “Bit-Pazar”, thirrte me megafon për t’i fituar zgjedhjet: “Allahu Akber”, e
tjetri para kamerave televizive, në xhaminë “Jahja Pasha” me Mukin legalizonte
Gjuhën Shqipe?!
Reklama
parazgjedhore me “vëllezërit” e Njerkës të nxjerra mbi tezga për shitje në
“Bit-Pazar” para Popullit Shqiptar nga Partitë politike. Pazar, pa pare e me
pare për interesa personale, familjare e partiake, nuk janë mall bio Pazari
politik, por një hibrit prodhimi me farë “vëllazërim - bashkimi”, që me vite
nga koha e Ish Jugosllavisë dergjet nëpër tezga dhe e pretë shitjen, edhe
Sotekësajdite blerësin e dalldisur shqiptar.
Koha
është, shqiptarët edhe në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare të dalin
me mendtë në kokë, mos u turren përmbrapa pa kokë me të katra si dhelpëra
herdheve të Dashit, se: Ndoshta, do t’i bien udhës! Por, të dinë cilin mall
ushqyes politik do ta zgjedhin dhe blejnë, në “Bit-Pazar” të Shkupit Shqiptar.
E
parashikoj Ditën e Nesërme, se: Në këtë ring politik parazgjedhor politik të
“vëllazërim – bashkimit”, “Shpëtimtari”
i shqiptarëve do të ikë përgjithmonë në Histori…