E diele, 10.11.2024, 06:09 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: At Justin Rrota

E premte, 20.12.2019, 07:34 PM


AT  JUSTIN  RROTA  O.F.M. (1889 – 1964)

Nga Fritz RADOVANI

At Justin RROTA sivjet ka dy pervjetor: Asht le me 1889, e ka vdekë me 21 Dhjetor 1964.

Në 1902 hyni në kolegjin Françeskan të Gjuhadolit në Shkoder. Me kenë se në 1907 kje keqsue me shndet, nuk mujti me vazhdue studimet teologjike në Vienë. U pat kthye në Shkoder dhe Rrubik, ku perfundoi studimet dhe u shugurue me 11 Gusht 1911 në Kishen Françeskane të Gjuhadolit në Shkoder. U emnue professor i gjuhës tek Françeskanët.

Në 1919 kje dergue mësues i gjuhës në Troshan, ku la kujtime të perjetshme si mësues dhe dijetar i zhvillimit të Gjuhës Shqipe, edhe pse vazhdonin me mungue tekstet.

Atje Ai nuk u mjaftue me gjuhen tonë, po u mësonte klasave të nalta edhe latinisht.

Në vitin 1921 ishte nisiator i hapjes së Shkolles Françeskane në Shkoder, jo vetem per Freten po, per qytetarët e Shkodres pa kufizime besimi. Aty doli dhe aftësia e At Justinit per studimet gramatikore dhe problemet tjera gjuhsore të shqipes per Gegë e Toskë dhe Arbreshë, gja që u vlersue nga studjuesit shqiptarë dhe të huej, tue fillue nga Gurakuqi, Don Ndre Mjedja, Sotir Peci, Prof. Jockli, Lambertz, Petrotta etj.

Në vitin 1942 botoi librin e parë “Sintaksi i Gjuhës Shqipe”. Kje marrë me studimin dhe pergatitjen e tekstit të Don Gjon Buzukut “Meshari”. Fotokopjen e kerkoi nga Vatikani.

At Justini mërrijti me sjellë në Shqipni të gjitha studimet e të huejve per gjuhen tonë.

Me vullnet të hekurt Ai u ba auktoritet nder çashtje gjuhsore të Shqipes.

Prej vitit 1925 fatkeqsisht At Justini u paralizue në anen e djathtë pa u permirsue kurr.

Nder veprat ma kryesore, mbasi mjaft u vodhën nga “studjuesit” socialista, janë këta:

1.         Brumi i shqipes (Leksikologjija)

2.         Tingujt e shqipes (Fonetika)

3.         Trajtat e shqipes (Morfologjija)

4.         Fjala e shqipes (Sintaksa)

5.         Të përmbâmt e fjalëvet (Etimologjija)

6.         Lavruesët e Shqipes (Albanologjija).

Nder studimet tjera kryesore janë: 1. Epizode burrnijet  2. Rreth votret - Pjese I, II, III.

3. Ditët e mbrame të Turqísë në Shkodër.4. Epigrammata, Epitaphia etj. 5. Sintaksa e Gjuhës latine. 6. Per historinë e alfabetit shqyp.

At Justin Rrota nuk mund të mendohet vetem gramatolog e shkrimtár i shkëputun prej idealit, qi ndoq e per te cilin u flijue. Ai kje Françeskan i vertetë dhe model fisnikije.

Me 21 Dhjetor 1964 Provinca Françeskane e Shkodres njoftoi vdekjen e At Justinit.

Funeralin e drejtoi Imz. E. Çoba dhe Don Mark Hasi deri në Rrëmaji... Po, kujtimet e Tij rinia shkodrane e asaj kohë, i ruejti të daltueme në mendje dhe në zemer...

Melbourne, 20 Dhjetor 2019.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora