E hene, 09.12.2019, 01:50 AM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: E qeshura e shëndetëshme

E hene, 25.11.2019, 06:58 PM


Shyqyri Fejzo

E qeshura e shëndetëshme

Me gurgullimë kur shpërthen ti

Ëmbël si mjalti në buzë ngjitesh

Na bën tërheqës si me magji

Në njerzi ti rritesh, vetëm rritesh

Ylber pranvere që ndrit në buzë

Një lloj si  një trandafili me vesë

Jep boll mirësi dhe ndjenja shpuzë

Bujarisht  për ne ti mbjell shpresë

Njeriut të qeshur çdo portë i hapet

Stresi, mërzitja marrin arratinë

Asnjë me ty nuk mundet të matet

Kur je ti aty nuk kanë ku rrinë

Ti e lulëzon hijshëm natyrën

Ndryshon humorin si me magji

Sejcilit që i zapton fytyrën

Rrezaton nur dhe fisnikëri

Befasohet kjo ekonomi tregu

Çudi, ai që merr sot pasurohet

Vigjilencë për gjetje shtegu

Pse ai që jep nuk varfërohet?

Me qeshjen e zëshme s’shkon

Këto janë ndodhi që ngjasin

Mendjen fyçkë ajo paralajmëron

Se enët bosh gjithnjë kërcasin

E qeshura dhe e motra, dashuria

Kudo në jetë, në punë a në muzë

Pranë i mban gjithnjë njerëzia

Ti veçon;sa bukur qëndron në buzë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT