| E hene, 25.11.2019, 07:58 PM |
Shyqyri Fejzo
E qeshura e shëndetëshme
Me
gurgullimë kur shpërthen ti
Ëmbël
si mjalti në buzë ngjitesh
Na
bën tërheqës si me magji
Në
njerzi ti rritesh, vetëm rritesh
Ylber
pranvere që ndrit në buzë
Një
lloj si një trandafili me vesë
Jep
boll mirësi dhe ndjenja shpuzë
Bujarisht për ne ti mbjell shpresë
Njeriut
të qeshur çdo portë i hapet
Stresi,
mërzitja marrin arratinë
Asnjë
me ty nuk mundet të matet
Kur
je ti aty nuk kanë ku rrinë
Ti
e lulëzon hijshëm natyrën
Ndryshon
humorin si me magji
Sejcilit
që i zapton fytyrën
Rrezaton
nur dhe fisnikëri
Befasohet
kjo ekonomi tregu
Çudi,
ai që merr sot pasurohet
Vigjilencë
për gjetje shtegu
Pse
ai që jep nuk varfërohet?
Me
qeshjen e zëshme s’shkon
Këto
janë ndodhi që ngjasin
Mendjen
fyçkë ajo paralajmëron
Se
enët bosh gjithnjë kërcasin
E
qeshura dhe e motra, dashuria
Kudo
në jetë, në punë a në muzë
Pranë
i mban gjithnjë njerëzia
Ti
veçon;sa bukur qëndron në buzë