E hene, 18.11.2019, 04:28 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Disa pyetje për Tugjecin

E premte, 18.10.2019, 06:18 PM


Disa pyetje për Tugjecin

- Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi -

Nëpër  orë t’ hershme t’ mëngjesit –

Bylbylat  i këndojnë Tugjecit !

Bylbylat    vend  nuk ngecin –

Për shumëçka e pyesin Tugjecin !

O Tugjec , fshat i Gollakut –

Ku i ke burrat e konakut ?!

O Tugjec , vend i qershive –

Ku e ke Kullën e Ushtrive ?!

O Tugjec , fshat i kodrinës –

Ku e ke Hanin e Hamit Sijarinës ?!

O Tugjec , çerdhja e pëllumbit –

Ku e ke Hanin e Arif Kosumit ?!

O Tugjec , fshat i krenarisë –

Ku e ke ushtrinë e Shqipërisë ?!

Ku e ke ushtrinë, ku e ke Hanin ,

Ku e ke Shefqet Kapetanin ?!

Shefqet Kapetanin – Shefqet Bylykbashin ,

Oficer shqiptarë – kapedan  yzbashin ?!

Ca bylbyla  po e dridhin plepin –

O Tugjec , ku e ke mejtepin ?!

Ca bylbyla  po e dridhin shpatin –

O Tugjec , ku e ke xhematin ?!

O Tugjec ,  qendër  e fshatarit –

Ku e ke dyqanin e farkëtarit ?!

Po këndojnë bylbylat n’ katunde për punën –

O Tugjec, ku i ke ti , zyrat  dhe Komunën ?!

Po këndojnë bylbylat  në fusha dhe  male –

O Tugjec , ku e ke ti ,  Bashkësinë Lokale ?!

Po këndojnë bylbylat , këngët sipas rendit –

O Tugjec, ku e ke ti ,  atë Zyrën e Vendit ?!

Po këndojnë bylbylat në fshatrat malore –

O Tugjec , ku i ke ti ,  ndërtesat shkollore ?!

Po këndojnë bylbylat  n’ troje te fshatarët –

O Tugjec , ku i ke  ti , nxënësit , arsimtarët ?!...

Po këndojnë bylbylat nëpër degë të mollës –

O Tugjec, ku i ke ti ,  banesat e shkollës ?!

Po këndojnë bylbylat në degë përmbi plepa –

O Tugjec , ku t’ mbeti ty , biblioteka ?!

Po këndojnë bylbylat n’ fshatrat kodrinore –

O Tugjec , ku t’ mbeten  ato tri shitore ?!

Po këndojnë bylbylat nëpër degë të plepit –

O Tugjec , ku t’ mbeti Shtëpia e Shëndetit ?!

Gjilan , më 28.09.2019.

Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT