E marte, 19.03.2024, 09:32 AM (GMT)

Kulturë

Illo Foto: Dukuri të fillimit të Shtetit të Arbërit

E enjte, 25.07.2019, 08:23 PM


DUKURI TË FILLIMIT  TË SHTETIT TË ARBËRIT

Mbi romanin “Andrea Topia dhe princesha Helena” Të autorit Resmi Osmani

Nga Illo Foto

Historia  ka provuar  se  shqiptaret, janë nga banorët  e parë të   Europes . Bëjnë pjesë    në vendet   shtetformuse, krejt  ndryshe    sa na kanë  akuzuar   fqinjët, që janë mysafirë  ne siujdhesën   Ballkanike .

Veprimtareinë   e gjithanshme të   shtetit  arbnor, e  ka përshkruar  romancieri , tashmë i zëshëm,   Resmi  Osmani .  Resmiu  ma dërgoi  dhe  e lexova dorshkrimin në   interrnet . Pa hyrë ende në  analizë  të romanit, duhet t’i  them lexusit, se për mrndimin tim, romani i   Resmi Osmanit “Andrea dhe Helena “, është romani   historik,   i  arrirë  i letërsisë shqipe, që unë njoh. Këtë  do  rrekem ta provoj në këtë   shkrim modest. Nuk e  shof të  udhës,     tregoj    jam një   lexus i rregullt  i letërsise romanciere , këtë  e kam provuar  me  shumë  rencensa dhe shënime kritike  në këtë  zhanër letrar .

Dinastia princore  Topia dhe perfaqesusi i saj, Tanushi, përshkruhet   hollësisht në  romanin e  Osmanit . Periudha  e sundimit të   familjes princore   dhe   princit, Kont i Arbrit, Tanush Topia i përket  viteve 1335-1350. Kjo  fabul,  është  shtjelluar  me një përgjegjësi sa historike , po kaq dhe  artistike- letrare, nga  romancieri ynë . Në sfondin historik, rëndësia  lidhet  me faktin   se    mesjetën e  hershme  edhe përpara  shtetit të  Kastriotit, feudalët   shqiptarë kishin   krijuar  dinasti  dhe  princër,   mundën të qeverisnin popullsinë  brenda kodeve zakonore  . Këto kode,  janë vlerësuar   nga shkenca, për kohën, që kanë  pasur mungesë    shtetit ligjor  .

Principata  Autonome, e  Arbërit, pas luftrave ne Karl D”Anzhu, mbret i Napolit, kishte pranuar vasalitetin nga   Mbreteria e   Napolit, që ishte   një nga  shtetet me të   fuqishme të   Europës. Mbreti i Napolit, kontrollonte  vasalitetin  me një nënmbret dhe një garnizon, që kishte  selinë në  Durrës, qytet nën administrim të Mbreterisë Napolitane.  Principata kishte  qeverisje  zyrtarisht   të pjesëshme , por faktikisht  vepronte  si principatë  autonome, pa dashur tia dijë shumë për vasalitetin,  me administratë,  kështjellat dhe ushtrinë  e saj .

Tanush Topia, kryezot katolik, i njohur nga papati dhe mbreti si ”Kont i Arbërit”  qeveriste   pricipatën . Kishte   dy djem   dhe një vajzë . Gruaja e  Tanushit rrithte nga   gjak mbretëror . Qeverisja  i ecte mirë . Kishte  financa dhe  ekonomi të qëndrushme . Autoriteti i tij ishte ne rritje   dhe fqinjët  nuk e godisnin, megjithse e lakmonin pricipatën e  shëndeteshme dhe produktive .

Vajza e  mbretit te Napolit, Robert D’Anjou(Anzhu) Helena, e lindur  nga një  mardhënie jashtmartesore, do të udhëtonte me  nje   anije te  sigurtë, për  t’u martuar me  princin  franko –gjerman Filip de Qurtenay, që qeveriste   Morenë dhe ishujt e  Egjeut. Gjatë lundrimit, stuhia në  det,  shkatërroi  anijen  napolitane  dhe  Helena, me   një grusht  shoqërusish  u    gjend    breg të   Rodonit, që administrohej  nga  principata  e   Arbërit  . Aty   vjen   Andrea  Topia  një djale  azgan   dhe u jep   ndihmën e  duhur  fatkeqve  .  Shpejt  e mësuan  se kush ishin .

Andrea dhe Heklena  u dashuruan në  çast .  As Mbreti Robert, as Tanushi  nuk e miratuan këtë  dashuri, që cënonte  rëndë mardheniet midis  mbretërisë dhe principatës autonome të   Arbërit, që zotëronte   shumicën e  territoreve te   Shqiperisë së sotme, nga lumi Mat deri në Shkumbin. Lufta  hakmarrëse për këtë turpërim, ishte në prag, por nga ndërhyrjet diolomatike  u evitua .   Mbreti, pranoi  një tërheqje paqësore, që lejonte    zhvillohej  normalisht  jeta  e   të rinjve dhe  jeta, në gjithë   principatën  . Pas kësaj martese, brenda një  dhjetvjeçari  u zhvilluan shumë ngjarje të    gëzushme  . Plaga kishte  zënë kore .

Çifti u  shtua me  dy djem, që gëzonin  emrat  e paraardhësve mbretërorë . Në ndërkohë, asgjë nga ati-mbret nuk u harrua. Pabesia mbretërore, inati shtazarak, u kultivua   në pallatin mbretëror napolitan. Mbreti dhe mëkembësit  mendojnë ndryshe  nga ç’flasin.   Dështoi  një    përpjekje tinzare, organizuar nga nënmbreti,  për  helmim të Helenës së  bukur . Dhe më pas për të vrarë Andrean.

Mbreti, një  Makbeth i fshehur,   i thirri në rezidencën mbretërore  çiftin arbëroro-napolitan, për tu pajtuar .  Mbreti , preku    kulmin e   jetës së tij kriminale, kur në pallatin-kështjellë    i arrestoi   Helenën  dhe  Andrean, duke  zbatuar   sovranitetin e  pushtetit  të pa kufizuar mbretëror  . Pas  një  limiti kohor, nga  gjiotina dolën   dy arkëmorte  dhe u varrosën, pa ceremoni    vorrezat publike . Ishin trupat  e  Helenës dhe të   Andreas .

Ky është kreu dhe fundi i romanit.

Si në ç’do roman  historik , edhe në këtë, që po analizojmë fabula është e   shtjelluar  nga  historia . Rruga   dhe përfundimi i    personazheve  gjithashtu  . Ç’do roman   serioz  ngërthen në vetvete  një periudhë  historike dhe  gjithsesi  fundi  i personazheve nuk mund të vendoset apriori , nga vullneti i   autorit . Çështia  është   sa  harmonizohet   jeta reale, me atë  të përshkruar  ne romanin  e   zakonshëm .

Romancieri  Resmi  Osmani , ka  dhënë prova,   i zbërthen fabulat  historike  me atë vërtetësi, besueshmëri dhe ritëm, që rrjedh jeta  . Te gjithë personazhet, gjejnë  pozicionin natyral, pa u hallakatur dhe pa parazituar në  jetë . Shkrimtari, si autoritet i vetëm, që ballafaqohet me  personazhet, nuk mund  t’u ndryshojë  jetën   atyre, por i  vlerëson me kandar  farmacisti   , të tëra  bëmat   dhe  gjëmat,   sjellin  ata në jetë . Kjo është   e thënë, një herë  e mirë, për të  gjithë personazhet  me vlerë historike, ose jo  .

Ne romanin  e Osmanit, të tërë personazhet gjejnë pozicionin e  volitshëm,   ku i shërbejnë  zhvillimit të    fabulës romanciere . Po  analizojmë një nga  personazhet e   sërës së dytë, Dom Domenik, vëllai i Tanush Topisë .Domenik nuk   mund të  bëhej princ sundimtar, në asnje rast . Ai ishte shuguruar si klerik i sërës së lartë. Brenda  njerut sundimtar,   hedh rrënjë  me shpjtësi  ambicja e çfernuar .  Mbreti dhe xhelati janë aliazhi  i natyrshëm i  rracës mbretërore, që kanë kaluar një fëmijëri si të gjithe bashkkohësit, por  e kanë harruar të  kaluarën. Dom Domenik arberori  është ndryshe, jo se  qëlloi  prift, por  eshte  brumë   i tipit human e  paqësor  . Ky famulltar  i mençur  dhe i ditur,  i shërbeu  familjes  princore  Topia,   Arbëri, në të mirë e në të keq, në hall e në nevojë, në hidhërime dhe gëzime . Këtu  filloi   jeta  e  tij reale .  Arriti të  bëhej  jo vetem prift, por  dijetar, këshilltar  i  sundimtarit Arbënor . Për interesa të  principatës , u  bë pjesë  e  nivelit të lartë në oborrin mbretëror të Napolit, si këshillëtar dhe ambasador i mbretit Robert. Kur ndodhi  gjëma e madhe ne pallatin mbretëror, Dom Domenik  gjeti mënyrën   dhe u kthye  , pranë  bonjakëve   të viktimave,  në Krujën  arbërore duke vijuar jetën, që kishte nisur.  Ai ishte  dhe mbeti misionar,   jasht  priviligjeve ,   i siguronte  detyra   e  fituar në   kryeqytetin, Napoli . Domenik,  për nga  volumi   jetësor , si personazh, kishte   disa  rrugë, për  autorin  Osmani .Ta  ruante si   personazh  princor , ashtu siç ishte në realitet,  duke   e lënë të   zhytur ne  lluks , në Napoli . Një  jetë  e lakmushme, nga   shumica e njerzve . Kjo ishte më  emundëshmja, për një plak të  rëgjuar,  kopetent  vetem  i  kanonizmit fetar . Mund ta   kthente në  një   vajtoc të fatit të viktimave, e të tjera  rrugë të mundëshme, natyrale  Zhvillimi  natyral i ngjarjeve, ja ndalonte   autorit    bënte  arbitrarite  , sado të vogla .  Mund ta kthente   në një personazh krejt episodik , që dhe vetë  lexusi  nuk kishte për ta kujtuar   kurrë . Romancieri  u kujdes, për këtë  personazh  dhe   ja riciklioi  jetën . E solli në Krujë, pranë   bonjakëve të   çiftit  viktimë mbretërore . Na i bëri Domenikun,  ne  dhe   njerëzisë  një   personazh të dashur    dhe të pa zëvëndesushëm, për mënyrën si rrodhën ngjarjet e zhvillimit të  familjes  Topia,  një  Domenik  tjetër,  nuk do të  ishte i përbuzur  nga lexusi i  ç’do niveli . Romancieri i regjur, voton  me publikun, me lexusin  e gjerë .  Autokracia  kultivohet   dhe    metodën e   shkrimtarit  dhe shprehet, kur nuk i vendos  personazhet  në vendin e merituar.  Domenik dhe ne lexusit, ndjehemi mirë, me pozicionin njerezor të tij .

E kam lexuar   romanin me tendencë, për të  gjetur ndonjë personazh,   devijon rrugën natyrale . Personazhe  episodike  ka plot, por janë në vendin e tyre, me detyrat dhe rolet e tyre, si individë të spikatur dhe tipizuar, pasi jeta nuk zhvillohet  normalisht pa  ata .  Një prej tyre  është Shambellani, prezantusi mbreteror. Nuk besohet se  ka nomeklaturë më të  ulët . Megjithatë  roli i  tij  vizatohet, me ngjyra realiste  . Edhe kur  e harrojmë, na e kujton  trokitja e  spektrit, tri herë,  në dysheme . Të vërtetë, të besueshëm e të veçantë, që mbahen mend, janë edhe personazhet nga populli, burra e gra, malësorë, ushtarë, bujq e barinj.

Gjithnjë  e më shpesh  dëgjojmë sot, autorë të letërsisë, që rrahin  gjoksin, duke thënë  se i  sjellin lexusit   ngjarje reale,   shkëputura nga jeta  dhe për to, nuk ka kritik dhe   lexus , që i kritikon . Te këta   autorë , duhet ndalur  seriozisht, duke i bindur  se   autori letrar, nuk është kronist  i ngjarjeve .

Secili mund të  shkruajë , ç’do temë ,   e ndjen  se i duhet  shoqerisë.  Lertërsia është  tjetër   fushë . Ështe  fushë  ku luhet  artistikisht, ku jeta  dhe fjala  kthehen në art, pa i bërë reklamë vetes  dhe personazhit .

Ç’do roman ka brenda vetes   jetën normale, sepse  edhe ato, që nuk kanë ndodhur, do të ndodhin . Romancieri  dallohet, në se  ai   arrin ta veshi  personazhin me  artin e mjeshterisë  të fjales,    dialogut  dhe te solucionit  jetësor .

Romani i  R. Osmanit, që është i shtati në serinë e kolanës ”Libri i mbretërve”, përbën  kulmin  e një romani historik, që nuk çfryn, në asnjë nga karakteristikat  e një romani të përsosur . Nuk ka pse të mos më besoni, por  do të  bindeni, si unë, kur ta lexoni këtë roman historik   shqiptar, me vlera    pashoqe, brënda këtij zhanri. Vepra  e  Resmiut, është  roman i nivelit të lartë . Nuk ka rendesi numuri   faqeve. Rrok  një diapazon të gjerë  jetësor, me ngjarje   të rënda  dhe të gezushme, që të mbajnë  të mberthyer , si lexus . Ka  zgjidhje të mëdha, të kontradiktave , qe krijon  shoqëria . Në fund të  fundit,  vepra e  Osmanit, është  guri kilometrik, ku fillon të ngrihet  shteti  shqiptar, nga  Topiajt, që u zhvillua  dhe bëri emrin e madh  ne Europe me  shtetin e  Gjergj Kastriotit . Gjergji pranonte se ishte pasardhës i topiajve .

Nga  kjo, që spjeguam  dhe mënyra e kompozimit  letrar, romani  i  Osmanit, mbetet një  roman i   përsosur, për zhanrin, të cilit i perket . Nuk ka  fqinj  romancier  dhe  “akademik “, që mund të ndërmarri  sulm kritik ndaj kësaj  vepre, që e   quaj të  shquar .

E nisëm me   personazhet   sekondare, për të dalë te personazhet, që i kanë dhënë  emrin  romanit . Menyra   si i ka pershkruar  autori, Helena  dhe Andrea, na  bëhen pjesë  e njerzve të  dashur, që kemi  takuar në jetë , ose që  jetojmë, për ditë  me ta. Gezohemi  dhe hidhërohemi, kur   bëjnë kështu  këta  dy personazhe, që kanë  zenë vend  meritor  , ne panteonin e  historise   shqiptare .

Bukuria e tyre  trupore, përshkruar me pathos të   spikatur, nga mjeshtri Osmani,  na i shlyen provizorisht nga mendja, të tëra   bukurite njerezore, që kemi njohur . Të tëra  ato bukuri,  janë    pjese e  indit   te  Elenes dhe  Andreas . Pasi të   keni lexuar këtë  roman, kam bindje, se  bukuritë   njerëzore   do t’i masni  me   kutin  sa i ngjan  Andreas, për djemtë dhe  sa i ngjan  Helenës, per   vajzat.  Kjo  është  ana  sipërfaqësore, por  ata  përfaqësojne  botën e brendëshme    dy njerzve,   hyjnë  në jetën e  njeri - tjetrit spontanisht . I ka krijuar natyra, dy gjysma të barabarta    një   të tëre, që ështe  çifti,    mban të lidhur  shoqërinë  dhe e çon përpara  atë, pa   e vën re  ata vetë . Ata kanë lindur  që të  kryejnë vepra të mëdha , duke i  dhëne   shoqërise , pjesë nga dituria, puna mirësia dhe dashuria e tyre  e dlire . Përshkrimi  i ndërlidhur , për cilësitë   e këtij çifti , duke na  afruar   afër tyre, na bën krenar, për racen tonë  ariane të    trashëguar nga Topiajt, te  Gjergji  dhe e tërë historia  e kombit , nga me të lashtët    Europe . Asgjë   axhitative, asnjë reklame!

Bota dhe pasuria  rrokullisen  natyralisht . Në të tërë galerinë  e personazheve  shqiptarët    shquhen per bukuri   dhe shpirt te  gjerë, sepse janë rritur në klimën më të mirë të  Globit, dhe  e kanë nxjerrë bukën me vështirësi , pothuaj nga  guri, prandaj shkelqejnë  midis  bashkëshokëve dhe   shoqeve   të kombeve të tjerë . Autori, po t’i përshkruante ndryshe, do të bënte gabim te pafalshëm, duke rënë  në mediokritet . Në Pallat , autori na përshkruan  personazhe me veti  të spikatura  njerëzore, por pallatet mbretërore, si gjithnjë  edhe në këtë rast, e  mbajtën të  fshehur   qëllimin e  errët, që perfundoi me tragjedinë makbethjane  ndaj  çiftit,   mishëronte kampionin e   bukurisë,    dashurisë  dhe të harmonisë  njerëzore .

Themelet  e   pallateve  mbretërore , ngrihen mbi kufoma  dhe gjak njeriu . Pallati i   Robert   D’Anzhu nuk ka pse të  bënte përjashtim . Ndryshonte vetëm  në një   pikë : Giotina  mbretërore, nuk kishte prerë koka më të  bukura  se  Helena dhe  Andrea Topija, nga Kruja e Arberise .

Për të  qenë   në pajtim me ndërgjen  dhe me ju, që me lexoni, po paraqes  disa  episode , ku  jam ndalur  gjat  leximit të romanit . Ne faqen  6,   gjendet një bashkëbisedim i  Mbretit, Robert me të  bijën Helenë . Është  nje monolog  i babait, qe  të kujton bisedat   më të  çmuara, që keni dëgjuar , midis prindit  dhe të bijës, por që i përket realisht vitit 1330. Dashuria prindërore  i  kapercen shekujt  dhe këtu mësojmë  se kariera  e  ben pluhur   dashurinë   prinderore . Ketë handikap, nuk e shpjegojnë dot  gjenetistët .

Kantjeri i anijeve në Ishëm,  pershkruhet  ne faqen 111. Behet fjalë, për vitin 1340 . Thirrni kujtesës  dhe ndërgjegjes tuaj : Ne Ishëm kantjer  ndertimi per anije ! Sot nuk ka nje te  tille, jo në Ishem, por  as ne Durrës, as në Vlore  .

Ne faqen 18  pershkruhet momenti, kur Andrea, merr dorën e  Helenes     pallat . Gëzimi  është  i atyre përmasave, sa të duket se  flasin edhe muret, dritaret,  dyshemeja . Gjithçka  bëhet  pjesë  e këtij gezimi  sublim .

Ne faqen 26, përshkruhet  zyra dhe  vete Tanush  Topia në punë  e sipër. Autoritetin e   kësaj zyre, vështirë se  e has edhe sot, pas   mbi  700 vjet . Eshte një event,   na nderon si komb dhe i bën pluhur  pretndimet, se   ne nuk kemi   histori shtetformuse . Nuk ka as një fraze ,   e thotë këtë fakt . E thotë  zyra, kancelaria, arkiva, biblioteka, noteria, i zoti i saj, Tanush Topia  dhe puna,   kryhet në zyrën shteterore  . Këtë aspekt, autori , Osmani, është  një person, që e monitoron nga larg, por me hollësi , që na i përcjell në mënyren më të  përpiktë të mundëshme. Ne faqen  29, kur pershkruhen momente lufte shumë intensive bashkëbisedusi  psherëtin  : Përseri  Troje, përseri   Helene  !  Kjo shprehje instiktive, na   çon në një  konkluzion  historik, se trojanët, janë paraardhës,   Topiajve  arbnorë . Këtë po e vërteton  edhe historia  moderne dokumentare . Unë  e kam fjalën te fakti, që dhe një psherëtimë në gjuhën romancjere, kthehet ne oshëtime historike .

Një përshkrim , që zgjon ç’do  lloj imagjinate  është  dasma në keshtjellë, ku Helena  u   be nuse . Këtë  pershkrim mjeshtëror, nuk ka komentus  ta  rigjenerojë . E gjeni ne faqet  33 deri ne  37 . Me epizëm, me gjëmë e kuje sipas zakonit arbëror, jepet pikëllimi, gjëma dhe zia për vdekjen dhe varrimin e princit-kont Tanush Topisë.Në të dy rastet shoqëruar jo vetëm me traditën zakonore, por edhe me filozofinë dhe domethënien e gëzimit dhe hidhërimit, jetës dhe vdekjes.

Po  paraqes një shprehje, nga më të zakonshmet ne roman . Ne faqen 41    shkruhet : “ Ne  Petrele çatite  kuqeronin nga   tjegullat .”  Nenkuptohet  se në një qytezë të zakonshme të  Arbërise, kultura e jetesës , ishte  e nivilet  europjan, jo  ajo jetë  vetëm baritore,   pretendojnë pseudoshkencëtarët  fqinj, deri te vete Krushovi . Shtëpitë  e Topiasve ishin  vila, ose te ngjashme  me to .

Merr rëndësi të   dorës parë   , koloriti  gjuhesor, në paraqitjen e tablove të gjera e të përmasave të mëdha . Ja nje shembull: Përshkrimi  i Beratit, me shtëpitë e bardha një-mbi një, kalanë, kishat, me kodikët e famshëm, murgjërit shkrues dhe piktorë ne faqen 91, eshte një perlë stilistikore, që ta sjell Beratin  dhe kulturën e hershme arbërore ne  tavolinen tende të   studimit. Në këtë rast  nuk mund të le pa permendur atë  që përjetoi  Helena napolitane , kur  vizitoi Beratin, qytetin  e dashur dhe karakteristik të  Arbërisë  dhe të  Shqiperisë së sotme . “ U bë shkak  ardhja ne  Berat, shkruan autori i romnit, që princesha Helene, perveç  bukurive natyrore të vendit, te njihte një anë  tjetër të  Arberisë, botën shpirtërore, që shtriheshin thellë në histori  dhe për të ishte burim  krenarie “ ( F 92 )       Helena  nuk i dha Arbërise  vetëm dashurinë  e pastër  , por u bë pjesë  e  pa ndarë   e Arbërise, atdheut të saj të  dytë, për të cilin u be fli . Në se kjo  përtërti Helenën trojane, këtë  ja diktonte dashuria, për  bashkëshortin, për femijët, për  banorët  e papërsëritshem arbënorë .

Romani i  Osmanit, nuk  është një shumicë panoramash historike, patriotike, dashurore . Autori   nxjerr në pah   shumë veti  të kulturs, sjelljes dhe etiketes, qe nuk lidhen  me  pallatet, kurthet , intrigat, luftrat.Ai na sjell tabllotë tërësore, të Arbërisë para skënderbejane, atë ngjallje dhe zgjim të frymës së vetëdijës kombëtare, e cila do të çonte më von në Lidhjen e Lezhës dhe epopesë së ndritur të qëndresës kundër turqve otomanë.

Ne faqen 106  , shkruhet : “Mbreti, pas fitores së luftës,   Piemonte, ja lejoi vetes luksin e  nje dite   zbavitje gjuetie, me bekimin e  Papës  Benedikt  i 12 “ . Këtu kemi të bëjmë me një  rast domethënës, për punën,  për edukatën, për etiketën, që shoqëria  i imponon ç’do kujt, por jo të  gjithë i njohin si kod të  jetesës  .Ne këtë rast, ç’do koment nga unë, merr karakter skolastik .  Le ta komentojnë dhe të nxjerrin mësime,  shtetarët, eprorët, shërbestarët   e popullit . Hierarkitë  nuk janë  tirani, por  jane   gardjane  te institucionit ,  te punës me rendiment  .  As një lloj  demokracie nuk mund te çvleftesojë  punën, institucionin  e jetës njerezore .

Duhet të jesh   pa ndjenja, që mos  bëhesh bashkë me   Helenën dhe  Andrean, kur  zbritën , në Napoli , për  të takuar   babanë-mbret biollogjik të  Helenës, Robertin D’Anzhu . “Bukuria e natës në det, qe e pa parë, shkruan   autori ne faqen 114 të  romanit .  Hëna derdhte  shkelqimin e zbetë . Deti merrte frymë  dhe psherëtinte  me të gjithë gjoksin dhe vijon :  Ata të dy , jetonin të tashmen, kujtonin të  shkuarën  dhe  dyshonin, për të  ardhmen “ . Në këtë  ditë të takimit, Mbrei kriminel  dhe  Babai hipokrit , ju drejtua   Helenës :“ Ke mbi krye  dhe në pamje breoren e  dritës dhe të hirit mbretëror” Askush nuk  do të besonte, se  një ditë pas këtyre  fjalëve, dhe gostisë madhështore në pallatin mbretëror, do ta  dergonte  çiftin, në giotinë . Këtë krim makabër  mund ta  bëjë  vetëm një Baba-mbret, i  ardhur  nga  katakombet e pallateve  të intrigës, hanxharëve  krimit, që fshihet pas perdeve  të mëndafshta, ashtu siç do t’i jepte Shekspiri në tragjeditë e tij.

Këtë  pabesi , autori na i  përmbledh me një fraze të shkurter : “ Nën vezullimin e stolive, fshihet varfëria e shpirtit “ . (f 122 )  dhe më von na   jep këtë frazë :“ Fishekzjarret e bënë qiellin e  Napolit, sikur po binin   yje shumëngjyresh “ ( F 125 ) . Cila  është pjesa e nënkuptuar  e këtyre frazave ? Gjithnjë natyra  bëhet pjesë e   gjëndjes shpirtërore të njerzve, qoftë në të mirë, qoftë në të keq . Kjo është   arsyeja,   auorët  përshkruajnë mjedisin   e gjerë, ku ndodh  një njgjarje e  caketuar . Pse  e  qysh ndodh kjo, nuk eshtë pjesë e  këtij shkrimi, me   objektiv  më të ngushtë .

E kam vene re  dhe ne romane te  tjera, Resmiu, nuk i merr për dore  dhe   t’u tregoi  rrugen personazheve, ose  ti vizatojë me ngjyrat, që do  ai . I le të ndjekin rrugën e tyre, të veprojnë dhe të flasin ashtu si dinë vetë ata Na i ka përshkruar   ashtu siç janë  personazhet e oborrit mbreteror, ne jeten  e tyre  te lluksit  dhe te begatise . Asnjë nuk ka përçmuar, ose ta   veri ne pozita, për  veprime   të shëmtuara .  Madje  dhe  xhelatët,   shërbejnë në  gjiotinën  mbretërore  . Ata bëjnë punën, për të jetuar . Lënda  e parë  e punës së tyre  është krimi. Në pallat  jetojnë vërtet  midis lluksit, por  kanë vetinë e   vetpërmbajtjes dhe  e  të çmuarit  objektiv të pasurisë dhe të lirisë së kufizuar, në të cilën u ka rënë fati të jetojnë  .

Dihet, që kama, helmi  dhe pushka  ndodhet pas perdeve të rënda të  sallave, ku derdhet   hareja   dhe lluksi i praruar, si lumë i vrullshëm  malor . Afër  ndodhet  giotina mbretërore, që i bën hije vetes  dhe  klasës së lartë   mbretërore . Ekzekutimi tragjik ,   ju bë çiftit, Helena  dhe Andrea, autori   Osmani , i ka kushtuar  vetem   paragrafin e  fundit të    romanit . Eshtë   skena më e  dhimbshme dhe më makabre . Në se   kjo skenë do të  shkruhej , më përpara, do    krijonte  një sensibilitet të lartë te  lexusi,   do    ndihej keq, për të  vijuar  leximet e mëtejshme . Gjithsesi  urrejtja  , per   Mbretin – baba, na mbetet   në mendje dhe na regjistrohet në   ndërgjegje   .

Liria e njerzve  nga   zakonet  prapanike, të martesës,   gjakmarrjes  dhe të tjera të ngjashme, përbën , në të gjitha kohrat  detyrë parësore , ne emancipimin e shoqerisë  dhe krijimin e klimës bashkëpunuse     shëndetshme  në shoqeri .

Ne momentin e   ekzekutimit, Andrea nuk pranoi  t’i lidhin sytë .  Ju shkreh  xhelatëve : “ Dua ta shoh  vdekjen në sy ! “ ( 130 )  Kjo deshire e Andreas  është  ftesë për brezat,   të mos kursejnë asgjë , qoftë  dhe jetën, për lirine  e vërtetë të  njerëzimit, që fillon nga liria  e   gruas, riprodhuse e   njerëzimit .

Per stilin dhe gjuhen  e perdorur    romancierit   Osmani, mbetet   ajo, që kam pohuar  dhe në shkrimet para ardhes:shqipe e pastër e pasur dhe fjla e zgjedhur dhe e gjetur në vendin e saj .Në këtë  roman  gjuha është     e  stërholluar, sepse, në përshtatje me kohën për të cilën shkruhet,  gjënden  fjaleformime , të krijura  nga   dukuritë  fonetike  dhe sintaktore . Kjo  gjuhë  e   struguar  , i ka sherbyer një   stili të ri,   e ka bërë prozën, më të  rrjedhshme.  Ka faqe të tëra shkruar me prozë  poetike .  Gjuha e larmishme  e    shprehjes në tema kaq të komplikuara, siç jane temat historike, mundëson  ndriçimin    e plotë të  enigmës  së thurur  nga romancieri  . Kësaj, ja ka  arritur  ta realizojë R. Osmani, në të tërë kompleksitetin  e  punës   të një romani , si ky që analizuam.

E vetmja  vrejtje, që kam për autorin është kjo : shumë shpesh   Helena  i  shpreh  fjalë të nxehta  dashurie Andreas . Mendoj të  eliminohet kjo skenë , kur    mjekon plaget e tij , pas ditës së gjuetisë . Kjo do të varet  tërësisht  nga vullneti i  autorit, në se  nuk prishet  konteksi i përshkrimit  në këtë  kre dhe në të tërë  veprën  .

Në mbyllje duke uruar romancierin  Resmi osmani për këtë roman cilsor e dinjitoz që u shtohet romaneve të tjerë historikë, shpresoj që romani të gjejë rrugën për te lexuesi, veçanërisht te të rinjtë dhe, duke qënë roman historik më i realizuar në tërë pikpamjet,  të perfshihet nga Ministria e Kulturës, për vlerësim per çmimin e vitit që jepet për veprën letrare më të mirë.

Illo Foto – Studjus, NY.  Janar-korrik  2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora