E premte, 26.04.2024, 04:03 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Ku jeni LDK-ista

E diele, 21.09.2008, 06:26 PM


KU JENI LDK -ista

Nga Xhevat Rexhaj

Kemi dy fenomene, dy fusha, dy rrafshe që njeriun në demokraci e bëjnë të veçantë, dhe të prekshëm në jetë, rreshtimi politik në ndonjë parti apo vetëm simpatizues,  dhe rreshtimi apo përkatësia si anëtarë i një feje, religjioni, edhe këtu thjesht mundet të jetë simpatizues. Pra janë këto dy tabanë,  që në demokraci vlerësohen dhe çmohen shumë, në të njëjtën kohë edhe janë me interes, si për individin ashtu edhe për shoqërinë-shtetin.  Në demokracitë perëndimore këto dy bashkëdyzime, janë shumë të theksuara, dhe të rregulluara në vetëdije ashtu edhe në sistemin funksional shtetëror. Dikush mund të thotë se perëndimi kishte premisa dhe hapësirë që të i rregulloi këto dy të veçanta, që për një shoqëri apo  thënë më mirë për një shtet, janë të rëndësisë kryesore.  Përmes partisë individi, qytetari vendos se kush do të kujdeset për të dhe për shtetin, ndërsa përmes fesë kujdeset që mos të i bëj kujt dëm por të jetë i lidhur dikund, ku përfaqësohet  dhe lidhet rruga e Zotit. Sigurisht se edhe në demokracitë më të forcuar të sotshme ka devijime nga dy këto drejtime mirëpo ato  korrigjohen nga shteti dhe ligji.

Ajo kryesore për të ardhmen e një shteti, është funksionimi i sistemit plural. Partitë, me programe, me statute, dhe sidomos me komisione profesionale të të gjitha fushave jetike për një shoqëri, kështu veprojnë të gjitha partitë politike të shteteve me  pluripartizëm-demokratike dhe të zhvilluara ekonomikisht, e bëjnë shtetin të përparoi.

Te shtetet shqiptare, që i kemi dy, dhe te shqiptarët e trojeve etnike, partitë ende shërbejnë si mbulesë e patriotizmit, dhe si pjatë e mirë për të jetuar si parazitë. Partitë tona, shumica nuk kanë asnjë komision konkretë dhe të fortë me profesionistë dhe ekspertë të lëmive të ndryshme, ka përjashtime të vogla, duke shikuar faqet e internetit të disa partive vërehet diçka, sidomos te PDKja e Thaqit.  Ndersa, LDKja, këtu fjala është konkretisht për një parti me përmasa vërtet impozante vitet e kaluara, për LDKnë. Ku ishte ku është dhe ku do mbetet një emër vërtet që përfshinte me milionë anëtarë, nuk ishin tërë për hatër të Presidentit Rugova, ishin për një parti moderne me orientim vërtet pro amerikano-evropian. Ishin shumë shqiptarë që vërtet dhanë djersen dijen dhe materialin përmes LDKsë për çështjen madhore, Republikën e Kosovës. Ishin, ishim dhe jemi ende për një LDK të fortë, sidomos me qindra mijëra anëtarë të atëhershëm dhe të tashëm që LDKnë ta shohim duke lëvizur në një drejtim të duhur, kah mbledhja e dijes dhe trurit në strukturat e saja, për të ardhmen e vetë dhe për të ardhmen e shtetit.

Me sa po duket nga kjo nuk pritet asgjë, po shihet mirëfilli se sot LDKnë, e sundojnë ata të cilët në kohëra të vështira nuk na lejuan ne aktivisteve dhe anëtarësisë së gjërë që të jemi në ngjarje me kohën, ishin shumë kësi satelitësh që na përçonin mesazhe e mesazhe se Institucionet e Kosovës  , po luftojnë për shtetin, ndërsa mundin dhe paranë tonë e dërgonin ku se ku, ne jepnim për organizime dhe luftë ndërsa, dënoheshim dhe denigroheshim se nuk jemi për luftë nga ana tjetër. Këta njerëz që sot janë në krye të partisë, disa kohë ishin principiel sa i përket vijës partiake dhe kombëtare, me sa duket anëtarësisë i ofronin tjetër e Presidentit i servirnin diç tjetër, ndërsa sot ulen në karriga me ata, me të cilët neve na detyronin të mos merremi vesh dhe të shahemi në kohëra të vështira. Vallë këta partiash të LDKsë, a kanë fare fytyrë të dalin para anëtarëve të LDKsë,, vallë a i mbulon marrja se nga më shumë se 40 000 anëtarë në Zvicër, i humbën i gjuajtën dhe i poshtëruan si është më së keqi, duke i përçarë edhe më shumë. Të mendojnë që të gjithë që janë në kryesi se ishin me vizita të panumërta të tyre që na vizitonin, dhe përfitonin edhe politikisht e edhe materialistë nga djersa e ynë, ju qoftë e mallkuar buka që u kemi dhënë.

Kanë hyrë në një rrugë të pakthim, sikur e shkatërruan anëtarësinë në SHBA, ku Presidenti Rugova ishte gjithherë, e shkatërruan anëtarësinë në Zvicër, ku Presidenti Rugova ishte i përhershëm, dhe tani ju ka mbetur që edhe pas shpartallimit të LDKsë, me Kuvendin e VI, ta shuajnë thuaja të tërën anëtarësi në Kosovë. Nëse shikohen rrethanat, realitetet e krijuara dhe reminishencat e ditës, ahere kjo edhe është duke u përgatitur. Nuk ka reforma, nuk ka guxim as të thirret KP ( këshilli i përgjithshëm), ata që kërkojnë diç apo e kritikojnë gjendjen momentale ose kërcënohen ose shantazhohen apo edhe bëhet batuta me ta, sikur që ishte rasti kur njëri nga nënkryetarët e shumtë të LDKsë, , duke komentuar kritikat e një anëtari të kryesisë, tha se nuk duhet të iu shihet për të madhe se tash është kohë ramazani e i ka kap ndoshta uria, kjo marri rrjedh nga një  i tillë që besueshëm mund të thuhet se ai vetë ma shumë merret me Ramazan e iftar se sa me LDK.

Sa për reformën, e cila me këta njerëz, vërtet të shekullit të kaluar nuk do të bëhet kurrë, dëgjuam edhe nga nënkryetari i parë( kryetari), i cili tha se LDKja ka pasur ramje  të anëtarësisë edhe sa ishte gjallë Presidenti?!. Pas këtij zbulimi fenomenal,  nuk mbetet tjetër për të than veçse; ku jeni o anëtarë dhe aktivistë të LDKsë,, mos ka ardhur koha që vërtet këta zaptues të Partisë së parë pluraliste dhe demokratike në trojet shqiptare ti ndjekim me dhunë, sepse nuk kanë të drejtë të na e zhbijnë fare tërë mundin dhe sakrificën tonë.

Dikush mund të thotë se ai ka të drejt kur thotë se edhe në kohën e Presidentit ka pasur ramje, mirëpo nuk është e vërtet, ishin” flirtet”, prapaskenat e disa LDKjcave, të mëdhenj me  të tjerët për ta dëmtuar Liderin dhe Partin, ne e dimë shumë mirë se edhe ata që menduan se e dëmtojnë LDKnë, Bukoshi me të vetët, Edita Tahiri e Edi Shukriu me të vetët, nuk munden ta kenë afër as nga një autobusë me anëtarë dhe përkrahës, ahere bëhet pyetja po pse gati gjysma e anëtarësisë shkuan pas Kuvendit të VI te grupimi tjetër?!

Absurdi në Ballkan është se edhe ai që humb dhe që gjendet i inkriminuar dhe i korruptuar e mban pozitën ende, kjo është si pasojë se fatkeqësisht në këto shoqëri janë thuaj të gjithë të korruptuar dhe të shantazhuar nga njëri tjetri. Kështu po ndodh me ne, anëtarët e LDKsë, shumë njerëz me dhembje ende e përjetojnë ndarjen, shumë presin se ndoshta diçka do të ndodh për së miri, mirëpo një numër i madh shohin thuaj të pashmangshmen, shkatërrimin total të LDKsë,,,, kësaj është duke i prirë me veprime dhe me  ndërskamca vetë establishmenti aktual i partisë, qoftë në marren e tyre.

Le ta kuptojnë mirë se koha e tyre ka kaluar, nuk janë inovativ, nuk janë në përputhshmëri me kohën, nuk janë në koherencë me situatën dhe thjeshtë e kanë kryer të veten, bëhuni vërtet demokrat dhe thirreni KP dhe pastaj një Kuvend  të jashtëzakonshëm, sepse thjesht që të gjithë po shihet se jeni të jashtë- zakonshëm dhe të ardhur në mënyrë të jashtë-zakonshme  këtu ku jeni, bëjeni për hir të gjeneratave që janë duke pritur shansin e tyre që edhe ata të bëjnë diç konkrete për Republikën e Kosovës. Nëse jjanë të humbur në mjegull ata në organe udhëheqëse, ahere së paku ne dhe ju LDKista dhe bashkëpunëtor të të Madhit President Rugovës mos ta humbim LDKnë, përndryshe  merrni dhe marrim përgjegjësi në shpirtrat dhe veprat tona dhe te juaja. Momenti është i fundit të veprohet në LDK, duhet guxim, veprim dhe vendosmëri- anëtarë të vërtetë të LDKsë koha është tani.

Me sinqeritet për  LDKnë
Xhevat Rexhaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora